katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte
    1 hour ago
    Më pak raste të prekura me sëmundje malinje dhe beninje në 2024, krahasuar me 2023
    5 hours ago
    Fushata për zgjedhjet lokale nis sot në Kosovë
    3 hours ago
    ASK: Inflacioni në gusht arriti në 0.5 për qind
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nga Lozana në Kosovë: Dy mërgimtarë përfundojnë aventurën me biçikleta
    5 hours ago
    Radiotelevizioni italian me programin e parë në arbërishte
    7 hours ago
    PriFest vazhdon sot me premierë filmash në Kino Armata
    8 hours ago
    Kur Kosova u bë pjesë e FIBA-s: Rrëfimet e Belegut dhe Fetahut
    8 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Testamenti i Armanit kërkon që marka të shitet
    4 hours ago
    Calum Scott sjell duet të ri me Whitney Houstonin
    6 hours ago
    “UDHA” prezantohet në Romë me Lorik Canën dhe Arbër Agalliun
    8 hours ago
    Prishtina përuron muralin kushtuar Vjosa Berishës, themelueses së PriFest-it
    24 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    1 day ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    1 day ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    4 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Galeria e Ministrisë së Kulturës kalon në administrimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës 
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Galeria e Ministrisë së Kulturës kalon në administrimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës 

Last updated: 25/04/2025 4:35 PM
99 Shikime
Shpërndaje

Duke filluar nga ky vit, Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) do të zgjerojë programin e saj artistik duke marrë në administrim hapësirën e njohur si Galeria e Ministrisë së Kulturës (GMK), tani e titullar “Galeria Kombëtare e Kosovës Qafa”. Si pjesë e përbërëse GKK-së, kjo galeri do të vazhdojë punën si një platformë eksperimentale dhe avangarde për artin bashkëkohor, me fokus në mbështetjen e artistëve të rinj, komisionimin e veprave të reja dhe organizimin e ekspozitave të para personale ndër të tjera– duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin dhe prezantimin e praktikave te ndryshme artistike. 

GKK Qafa e nis programin e saj me ekspozitën personale të Valdrin Thaqit, me tekst nga Erka Shalari, e cilat hapet të mërkurën, më 30 prill. Kurse, gjatë vitit në programin e kësaj galeri do të prezentohen edhe ekspozitat personale të Blerim Rracaj dhe Kemil Bektes, një ekspozitë nga koleksioni i GKK-së dhe ekspozita Artistët e Rinj. Kurse në GKK vazhdon të jetë e hapur ekspozita personale e artistit Jetmir Idrizi, e cila është ekspozita e fundit para se ky objekt të shkoj në renovim. GKK në ndërkohë fton vizitorët që programin e saj ta përcjellin tek Galeria Kombëtare e Kosovës Qafa. 

Me rasti e fillimit të programit, GKK nderon historikun e ish-Galerisë së Ministrisë së Kulturës e cila ishte pjesë e Departamenti të Kulturës në MKRS. Departamenti i Kulturës e filloi punën në maj të vitit 2000, fillimisht në ndërtesën e qeverisë dhe më pas, nga shtatori i po atij viti, u zhvendos në ambientet e Kompleksit Qafa ku gjendet edhe sot. Iniciativa për krijimin e kësaj galerie u ndërmor nga Dr. Edi Shukriu dhe z. Gonzalo Retamal, të cilët bashkëkryesonin Departamentin e

Mundesh me e lexu edhe…

Kulturës në atë kohë. Deri në vitin 2012, galeria u menaxhua nga piktorja dhe kritikja e artit Vesta Nura, e cila thekson: “Si koordinatorë, me z.Ziolkovsky, e më pas me znj. Margaret Wood, kemi patur detyrë, sipas përshkrimit të vendit të punës, të merremi me mbarvajtjen e institucioneve të arteve vizuele: Galerinë e Arteve të Kosovës (Galeria Kombëtare e Kosovës), Kosovafilmin (Qendra

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kinematografike e Kosovës) si dhe me projekte e çështje të nivelit qendror të arteve vizuele. Për Galerinë është punuar në mënyrë vullnetare e entuziaste, pa limite kohe e kursimi ngase kishte vullnet dhe interesim për të shfaqur artin e strukur të një periudhe të vështirë kohore.” Në periudhën e pasluftës kjo galeri u shndërrua në pikë referimi për artin bashkëkohor në Kosovë. Nën drejtimin e Znj. Nura, u organizuan mbi 250 ekspozita që hapen rrugën për shumë artistë të rinj dhe ata njohur duke përfshirë artistë si Lumturi Blloshmi, Isa Alimusaj, Hyrije Hana, Arian Berisha, Shemsedin Kasapolli, Burim Canolli, Nehbi Muriqi, Mustafa Arapi, Avni Behluli, Nevruz Musa, Magbule Xhemaili, e shumë te tjerë. Galeria po ashtu organizonte ekspozita grupore të ndryshme e me rëndësi të veçantë ishte ajo Veprat e Dëmtuara nga Lufta e Fundit në Kosovë, e kuruar nga Isa Alimusaj.  

Nga viti 2012, nën menaxhimin e Dhurata Ramosaj, në GMK u organizuan mbi 70 ekspozita. Me rritjen e numrit të hapësirave ekspozuese dhe fondeve të dedikuara për kulturë në vend, numri i ekspozitave në këtë galeri u zvogëlua, duke reflektuar një decentralizim të mundësive për prezantim artistik. Kjo periudhë u shënua me krijimin e Këshillit Artistik, strukturimin e programit të ekspozitave, rritjen e buxhetit dhe të stafit profesional, si dhe me bashkëpunime ndërinstitucionale. Në vitet e fundit në programin e galerisë janë përfshirë artistë si Valbona Zherka, Lala Meredith Vula, Edi Hila, Astrit Ismaili, Barbara Prenka, Nurhan Qehaja, e Lirije Buliqi, ndër të tjerë.

Në vitet e para të funksionimit, numri i lartë i ekspozitave erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së madhe të artistëve për të prezantuar punën e tyre, veçanërisht pas luftës dhe një dekade izolimi gjatë viteve ’90, kur mundësitë për ekspozim ishin të kufizuara kryesisht në kafe-galeri. Sidoqoftë, pavarësishtë vështirësive, në retrospektivë kjo galeri ka luajtur një rol kyç në mbështetjen e artistëve të ri dhe ka shërbyer si platformë me rëndësi për promovimin dhe afirmimin e tyre në skenën e artit bashkëkohor në vend. Historiku i ekspozitave shërben si një tregues qe kjo galeri ka ofruar mundësi për zhvillimin e një audience më të gjerë që vlerësonte artin dhe kulturën. GMK ka kontribuar në forcimin e lidhjeve ndërmjet artit dhe shoqërisë, si një vend ku artistët mund të angazhoheshin me komunitetin dhe të zhvillonin praktikën e tyre.

Tani, GKK Qafa e renovuar rishtaz, ofron kushte më të përshtatshme për ekspozim, duke përfshirë një sistem të përmirësuar ndriçimi dhe klimatizimi që mundëson prezantimin optimal të veprave të artit. Përveç ndërhyrjeve teknike, janë bërë investime në infrastrukturën e përgjithshme të hapësirës duke e bërë atë më funksionale për artistët, kuratorët dhe vizitorët. Gjithashtu, administrata do të ketë kushte më të mira pune për menaxhimin dhe koordinimin e ekspozitave dhe aktiviteteve edukative, duke rritur kështu kapacitetin organizativ dhe mbështetjen institucionale për programet artistike. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:administrimArtigaleria e ministrisekulturapeople

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm KQZ: Të hënën përfundon afati për partitë që të deklarojnë shpenzimet në fushatë
Artikulli i ardhshëm Si planifikojnë gjermanët të nxisin migrimin dhe integrimin e kualifikuar?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Testamenti i Armanit kërkon që marka të shitet

People

Calum Scott sjell duet të ri me Whitney Houstonin

4 Shikime
People

“UDHA” prezantohet në Romë me Lorik Canën dhe Arbër Agalliun

9 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?