katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    4 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    4 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    4 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    13 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    14 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    14 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    10 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    14 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: OEK propozon investimin e parave të Trustit në projekte zhvillimore në Kosovë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

OEK propozon investimin e parave të Trustit në projekte zhvillimore në Kosovë

Last updated: 04/05/2025 11:04 AM
152 Shikime
Shpërndaje
Foto: Reuters
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. OEK propozon investimin e parave të Trustit në projekte zhvillimore në Kosovë

Për katër muaj, mjetet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trustit) shënuan një rënie mbi 103 milionë euro. 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në intervistë për Ekonomia Online, shprehu shqetësim për këto ecuri, por tha se humbjet nuk varen vetëm nga menaxhimi i brendshëm i Trustit.

Ai përmendi ndikimin e zhvillimeve ndërkombëtare, veçanërisht politikave të ndërmarra nga SHBA-ja me vendosjen e tarifave të reja.

Mundesh me e lexu edhe...

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

“Është shqetësuese, nuk është diçka që varet vetëm prej Trustit. Këto janë edhe bursa të huaja, janë edhe investime nëpër organizata të ndryshme që ato kanë qenë të afektuara për shkak të politikave që kanë ardhur së pari nga Shtëpia e Bardhë, politikave të presidentit Donald Trump. Kështu që nuk është afektuar vetëm Kosova apo vetëm Trusti, por janë afektuar edhe vendet e tjera me shpresë që do të stabilizohet. Pritet për t’u parë”, tha ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Rafuna sugjeroi që Qeveria e Kosovës të ndërhyjë me një qasje strategjike ndaj mjeteve të Trustit, duke kërkuar një ligj të veçantë për orientimin e këtyre fondeve drejt investimeve të brendshme zhvillimore, në vend të mbështetjes te tregjet e jashtme.

Ai përmendi si shembull ndërtimin e një termocentrali me gaz, duke e cilësuar atë si projekt për vendin.

“Te Trusti kur jemi, Qeveria e Kosovës duhet ta mendojë një plan, një ligj që këto mjete të Trustit me normën e njëjtë me sigurinë e plotë juridike, nëpërmjet një ligji të kaluar në Kuvendin e Kosovës, mund t’i marrë këto mjete edhe t’i kthejë në investime për projekte konkrete zhvillimore dhe të mos i lejojë që këto të investohen në tregjet e huaja dhe të jenë të varura nga ndryshimet që ndodhin në bursa. Nëse do t’i kishim investuar në projekte, për shembull kishte me qenë një prej projekteve kapitale që ka Kosova nevojë urgjente,  kishte me qenë për shembull ndërtimi i një termocentrali me gaz, në kuptimin e kthimit të qymyrit në gaz dhe për prodhimin e energjisë elektrike. Një pjesë e madhe e këtyre mjeteve mund të merren. Përveç borxhit publik mund të merren edhe prej Trustit dhe të investohen”, tha ai.

Rafuna tha se duhet garantuar siguria e mjeteve të qytetarëve, pasi ato janë investime private dhe çdo model i ri duhet të garantojë kthimin e fitimit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Trustit ose qytetarëve të Kosovës t’u sigurohet, se këto janë investime private dhe  nëpërmjet një ligji që investimi i tyre të kthehet në fitim në Trust, siç ndodh investimi nëpër organizata të ndryshme ndërkombëtare”, tha ai për EO.

Në evidencën e Trustit për datën 31 dhjetor 2024, figuronin 3.181.841.318 euro, ndërsa më 16 prill 2025, kjo shumë kishte rënë në 3.077.975.659 euro.

Me gjithë vlerën e humbjes, në Trustin e Kursimeve Pensionale, nëpërmjet një postimi në Facebook disa ditë më parë, kanë vlerësuar se situata është menaxhuar mirë.

“Që nga fillimi i vitit 2025 e deri në datën e raportimit, indekset e rëndësishme të bursave, si S&P 500 dhe  NASDAQ, kanë shënuar rënie -10.2% dhe -15%, përkatësisht. Përkundër kësaj, efektet në portofolat e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (pra Trustit) ishin më të kontrolluara, për shkak të strukturës së balancuar dhe strategjisë së diversifikimit që zbatohet në vazhdimësi… Sigurisht, kohëve të fundit, vlerësimet në tregje financiare kanë një luhatje më të madhe dhe rezultate negative, por këto rezultate janë dukuri e zakonshme, ndonëse më e rrallë”, kanë bërë të ditur në Trust./EO

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:KosovelajmeOEKprojekte zhvillimoretrusti

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova forcon lidhjet me Azinë, Osmani në vizitë historike shtetërore në Brunei
Artikulli i ardhshëm Kosova burim talentësh në futboll, gjiganti evropian zbarkon në Prishtinë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00

7 Shikime
Lajme

Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!

6 Shikime
Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?