katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    9 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    9 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    9 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    16 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    18 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    18 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    18 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    14 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    18 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: 115-vjeçarja britanike shpallet personi më i vjetër në botë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

115-vjeçarja britanike shpallet personi më i vjetër në botë

Last updated: 05/05/2025 11:34 AM
97 Shikime
Shpërndaje
Foto: Hallmark Care Homes
  1. katror.info>
  2. People>
  3. 115-vjeçarja britanike shpallet personi më i vjetër në botë

Ethel Caterham nga Mbretëria e Bashkuar është shpallur personi më i moshuar në botë në moshën 115 vjeç e 252 ditë, pas vdekjes së murgeshës braziliane, Inah Canabarro Lucas, e cila ndërroi jetë në moshën 116-vjeçare, shkruan BBC, transmeton Katror.info.

Zonja Caterham jeton në një shtëpi kujdesi në Lightwater, Surrey, dhe ka lindur më 21 gusht 1909. Ajo është qytetarja e fundit e gjallë që ka qenë nënshtetase e mbretit Eduard VII.

Gjatë ditëlindjes së saj të 115-të, të festuar në gusht 2024, Ethel tha me humor se “nuk e di pse bëhet gjithë kjo zhurmë”. Si sekret të jetëgjatësisë, ajo përmendi: “Nuk grindem me askënd, dëgjoj dhe bëj atë që më pëlqen”.

Mundesh me e lexu edhe...

“Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60

Rekordi i saj është zyrtarizuar nga Guinness World Records dhe LongeviQuest, databaza që dokumenton njerëzit më të moshuar në botë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
FOTO: BBC

‘Një arritje e jashtëzakonshme’

Në 115-vjetorin e lindjes, Ethel mori një letër urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, i cili e cilësoi këtë si “një arritje të jashtëzakonshme” dhe i dërgoi “urimet më të ngrohta”, duke u shprehur i impresionuar nga jeta e saj.

Ethel lindi në Shipton Bellinger, Hampshire, dhe u rrit në Tidworth, Wiltshire. Ajo ishte fëmija i shtatë nga tetë. Në moshën 18-vjeçare punoi si dado për një familje ushtarake në Indi. U kthye në Mbretëri në vitin 1931 dhe u martua me Norman Caterham në Katedralen e Salisbury në vitin 1933. Ai shërbeu si kolonel në ushtri dhe ata jetuan në Hong Kong dhe Gjibraltar.

Gjatë qëndrimit në Hong Kong, Ethel hapi një çerdhe për fëmijë. Ajo ka qenë dëshmitare e shumë ngjarjeve historike, përfshirë fundosjen e Titanikut, dy luftërat botërore, Revolucionin Rus dhe Depresionin e Madh.

Prej më shumë se 50 vitesh ajo jeton në Surrey dhe ka vazhduar të ngasë makinën deri në moshën 97-vjeçare. Një nga motrat e saj, Gladys, jetoi deri në moshën 104-vjeçare. Ajo ka tri mbesa dhe pesë stërnipër.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një përfaqësues i shtëpisë së kujdesit Hallmark Lakeview tha:
“Është një arritje e jashtëzakonshme dhe dëshmi e një jete të jetuar me dinjitet. Forca dhe mençuria e Ethelit janë frymëzim për të gjithë ne.”

Sipas Guinness World Records, Ethel është gjithashtu një nga njerëzit më të moshuar që ka mbijetuar nga Covid-19, pasi e kaloi sëmundjen në moshën 110-vjeçare në vitin 2020.

Mark McKinley, drejtor i rekordeve në Guinness, tha:
“Ethel nuk e kishte qëllim të thyente rekorde, por tani mezi presim ta takojmë dhe t’ia dorëzojmë çertifikatën.”/Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:Ethel Caterhammoshapeople

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Në çfarë moshe fëmijët fillojnë të kuptojnë rëndësinë e detyrave të shtëpisë?
Artikulli i ardhshëm Sallata e ujit – Vlerat dhe vetitë e barishtes së veçantë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”

20 Shikime
LajmePeople

Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin

55 Shikime
Life Style

Si ndryshon floku me moshën – nga të 20-at e më tej

32 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?