katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së
    7 hours ago
    Perspektiva e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe bumi turistik çon bizneset kosovare kah Tirana!
    7 hours ago
    Presidentja Osmani i ndan Urdhrin e Lirisë Harry Bajraktarit
    10 hours ago
    Largohen arinjtë nga fshati Bellobrad i Dragashit
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare përshpejton digjitalizimin drejt një infrastrukture moderne
    11 hours ago
    Fëmijët vizitojnë IHMK në kuadër të kampanjës “Ajri jonë, jo i KEK-ut”
    11 hours ago
    IHK: Kushtet agro-meteorologjike të favorshme për mbjelljet vjeshtore
    3 days ago
    Grand Prix Zagreb 2025 nis sot, Kosova me gjashtë xhudistë në garë
    4 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Paul McCartney i bashkohet protestës së industrisë muzikore kundër AI me një këngë… pa zë
    11 hours ago
    David Szalay fiton çmimin “Booker 2025”
    11 hours ago
    Ermonela Jaho sjell emocion të madh në Gjakovë
    11 hours ago
    Dolly Parton nderohet me Çmimin Humanitar, ndërsa Tom Cruise shkruan histori në ceremoninë e Akademisë
    13 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    2 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    3 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    3 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    25 sanduiçet më të mira në botë
    11 hours ago
    Ja disa arsye se pse duhet të shtoni kungullin në dietën tuaj!
    3 days ago
    3 mënyra si t’i ruani gështenjat për një kohë të gjatë
    4 days ago
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Linja e re e trenit të natës rikthen udhëtimin Paris–Berlin
    10 hours ago
    Si e kanë interpretuar njerëzit aurorën për mijëra vite?
    13 hours ago
    Madridi apo Barcelona – cila është qyteti më i mirë spanjoll?
    3 days ago
    Leiden, streha historike e filozofëve dhe shkencëtarëve
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Reuters fiton Pulitzer për hulumtimin mbi tregtinë e fentanilit, New York Times merr katër çmime
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Reuters fiton Pulitzer për hulumtimin mbi tregtinë e fentanilit, New York Times merr katër çmime

Last updated: 06/05/2025 11:33 AM
79 Shikime
Shpërndaje

Agjencia e lajmeve Reuters është nderuar me Çmimin Pulitzer për gazetari hulumtuese për një seri artikujsh që zbuluan në detaje tregtinë ndërkombëtare të kimikateve që përdoren për të prodhuar fentanil – një drogë sintetike që ka shkaktuar mbi 450,000 viktima në Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters, transmeton Katror.info.

Seria me shtatë pjesë, e titulluar “Fentanyl Express”, tregoi se si kimikatet kineze që furnizojnë këtë tregti janë të lira, të lehta për t’u siguruar dhe shumë pak të kontrolluara nga autoritetet. Gazetarët e Reuters blenë për vetëm 3,600 dollarë përbërës dhe pajisje të mjaftueshme për të prodhuar deri në 3 milionë dollarë drogë, duke demonstruar lehtësinë me të cilën mund të realizohet ky proces. Sigurisht, gazetarët nuk e prodhuan drogën dhe u kujdesën për asgjësimin e sigurt të materialeve të blera.

Hetimi u zhvillua nga një ekip gazetarësh ndërkombëtarë të vendosur në SHBA, Meksikë, Kinë dhe vende të tjera, të cilët zbuluan edhe rolin e ndërmjetësve meksikanë që ndihmojnë kartelet e drogës, si dhe përpjekjet e pafrytshme të qeverisë kineze për të kufizuar këtë tregti. Gjithashtu, një pjesë e serisë theksonte rolin jetik të ilaçit naloxone, që po shpëton mijëra jetë në SHBA, por që nuk e zgjidh vetë krizën e varësisë.

Mundesh me e lexu edhe...

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së

“‘Fentanyl Express’ është dëshmi e fuqisë së gazetarisë hetimore për të zbuluar të vërteta të pakëndshme dhe për të kërkuar përgjegjësi. Jam krenare për ekipin që e solli këtë histori me aq thellësi dhe ndjeshmëri” tha kryeredaktorja e Reuters, Alessandra Gallon.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo është hera e 13-të që Reuters fiton një Çmim Pulitzer që nga viti 2008.

Fitues të tjerë: New York Times, The New Yorker dhe Washington Post

New York Times u vlerësua me katër çmime Pulitzer, duke e çuar totalin e saj në një rekord prej 139 çmimesh që nga viti 1917. Këtë vit, Times u shpërblye për:

  1. Fotolajmin, me imazhet e Doug Mills që kapën momentin dramatik të atentatit ndaj Donald Trump në korrik 2024;
  2. Gazetari shpjeguese, për analizën e gjerë mbi luftën në Afganistan;
  3. Raportim ndërkombëtar, për mbulimin e konfliktit në Sudan nga gazetari Declan Walsh;
  4. Raportim lokal, në bashkëpunim me organizatën Baltimore Banner, për hetimin mbi ndikimin e fentanilit te komuniteti afro-amerikan në qytetin e Baltimores, sidomos te meshkujt e moshuar.

The New Yorker fitoi tre çmime, përfshirë:

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
  1. Komentin më të mirë,
  2. Fotografitë më të spikatura në një reportazh,
  3. Raportimin më të mirë audio.

Washington Post fitoi dy çmime Pulitzer. I pari ishte për raportim të lajmeve të fundit, gjithashtu mbi atentatin ndaj Trumpit. I dyti i shkoi karikaturistes Ann Telnaes, e cila dha dorëheqje pas refuzimit të një karikature ku paraqitej pronari i gazetës, Jeff Bezos, duke u përkulur përpara një statuje të Trumpit. Juria e përshëndeti “guximin e saj profesional”.

Të tjera çmime të rëndësishme:

  • ProPublica mori çmimin për shërbim publik, për hetimin mbi gratë shtatzëna që humbën jetën për shkak të kufizimeve të rrepta të ligjeve për abortin.
  • Wall Street Journal u shpërblye për raportim kombëtar, për një profil të detajuar të Elon Musk dhe ndikimit të tij në politikën dhe administratën amerikane.
  • Një citim i veçantë iu dha post-mortem gazetarit Chuck Stone, për punën e tij në mbështetje të të drejtave civile dhe komunitetit afro-amerikan.

Në fushën e arteve dhe letrave:

  1. Percival Everett fitoi në kategorinë e letërsisë artistike me romanin James, që i jep zë personazhit Jim nga “Huckleberry Finn”;
  2. Edda L. Fields-Black fitoi për histori, me një libër mbi jetën e Harriet Tubman;
  3. Branden Jacobs-Jenkins u nderua me çmimin për dramaturgji, për veprën Purpose, që trajton jetën dhe dilemat e një familjeje të klasës së mesme afro-amerikane. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:ÇmimePulitzerReutersthe new york timesThe Washington Posttophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Të rikthehemi tek lapsi dhe letra: përfitimet e të shkruarit me dorë
Artikulli i ardhshëm Intervenime në kryeqytet nga KRU “Prishtina”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Perspektiva e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe bumi turistik çon bizneset kosovare kah Tirana!

33 Shikime
Lajme

Presidentja Osmani i ndan Urdhrin e Lirisë Harry Bajraktarit

47 Shikime
Lajme

Supremja shfuqizon dy nene të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë

51 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?