Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për aprovimin e kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Shqipëri, përcjell Katror.info.
“Ministria e Mbrojtjes, mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për zgjerimin e kapaciteteve dhe vënies në detyrë të këtyre kapaciteteve është e përgatitur të mbështetës Shqipërinë me një Kontingjent për nevojë humanitare, përkatësisht operacionin humanitar kërkim shpëtim, në vendin e quajtur “Qafën e Burrelit”, Bashkia Klos. Kjo mbështetje është në kuadër të partneritetit strategjik me shtetet mike e në veçanti me Shqipërinë, me këtë rast për mbështetje të autoriteteve të shtetit shqiptar,” thuhet në njoftimin e Qeverisë./Katror.info