Majin po e vazhdojmë me të njëjtën energji të mirë që na e solli java e parë e këtij muaji – një ndjesi e freskët, si fryma e pranverës që gjelbëron gjithçka përreth. Këto ditë, teksa po i afrohemi mesit të majit, jemi gjithnjë e më të vetëdijshëm për rëndësinë e lajmeve që na frymëzojnë dhe na japin shpresë. Sepse përtej lajmeve të zakonshme, ndodhin edhe gjëra që na kujtojnë se jemi në lëvizje – si shoqëri, si komunitet, si individë që besojnë në përmirësim.
Edhe këtë javë, kemi përzgjedhur pesë lajme të bukura që vijnë nga rrethana të ndryshme, por që kanë diçka të përbashkët: e tregojnë Kosovën si një vend që lidhet me botën, që krijon, që mbështet dhe që feston.
Nga lajmi i shkëlqyeshëm për heqjen e vizave me Brunein, tek pjesëmarrja e Kosovës në Bienalen e Venecias me Erëza Dinaramën, e deri te përparimet në sport, përkrahja nga Parlamenti Evropian dhe kremtimi i Ditës së Evropës – këto janë momente që na bëjnë të ndalemi dhe të themi: po, jemi duke ecur përpara.
Le t’i zbulojmë bashkë 5 të mirat e kësaj jave:
Lajmi më i mirë që ka qëndru në kutinë tonë këtë javë:
Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës – një hap drejt lidhjeve më të forta ndërkombëtare!
Në një zhvillim të rëndësishëm për udhëtimin dhe diplomacinë kosovare, Brunei Darussalam ka hequr e vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës. Kjo marrëveshje u nënshkrua gjatë vizitës shtetërore të Presidentes Vjosa Osmani në këtë shtet të Azisë Juglindore, ku ajo u takua me Sultan Haji Hassanal Bolkiah
Sipas njoftimit zyrtar nga Presidenca, ky vendim përbën një lehtësim konkret për qytetarët e Kosovës dhe një nxitje të ndërlidhjes ndërmjet dy vendeve, duke hapur rrugë për shkëmbime më të shpeshta kulturore dhe ekonomike.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Presidentja Osmani theksoi se marrëveshja është dëshmi e respektit të ndërsjellë dhe miqësisë së sinqertë mes Kosovës dhe Bruneit – një shembull tjetër se diplomacia aktive po jep rezultate konkrete për qytetarët.
Për më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’katror.
Themeluesi i Katror Media u nderua me Çmimin “Ibrahim Sefedini” për Lirinë e Shtypit 2025!
Në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave Muhamet Jashanica, drejtor ekzekutiv i Katror Media u nderua me çmimin për Lirinë e Shtypit “Ibrahim Sefedini” për vitin 2025, akorduar nga Distrikti Rotary Shqipëri-Kosovë, Rotary Club Vitia në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur tëi Mediave – KPM dhe Institutin e Medias.
Jashanica është vlerësuar për “kontibutin e tij të jashtëzakonshëm në gazetari dhe për përkushtimin e palodhur në promovimin e vlerave thelbësore të Rotary-s. Ky nder i veçantë shpreh mirënjohjen e thellë për guximin dhe integritetin e tij të pathyeshëm në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe etikës profesionale,” thuhet në dedikim.

Pas marrjes së çmimit, Muhamet Jashanica ndau emocionet dhe reflektimet e tij për këtë vlerësim.
“Është me të vërtetë kënaqësi e madhe me pranu një çmim të tillë, marrë parasysh edhe faktin që për neve (në Katror) është veç viti i tretë edhe vlerësohemi sot në Ditën Botërore të Lirisë së Medias. Po ashtu, ky çmim vjen edhe si vlerësim për gazetarinë konstruktive që Katror Media që prej ditës së parë e promovon edhe e aplikon. Është e vetmja platformë, është i vetmi medium që punon mbi bazën e gazetarisë konstruktive, një model shumë i dashur dhe i veçantë në vendet skandinave tashmë, dhe po ashtu në disa vende evropiane”.

“Është kënaqësi që gazetaria konstruktive që ka për qëllim, edhe ofrimin e alternativave për çështje të caktume vlerësohet sot në Viti në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, po edhe në nivel vendi, besoj që jemi t’u bo një punë të mirë edhe këtë e marrim gjithmonë edhe prej asaj që është feedback prej audiencës sonë, prej lexuesve tanë,” tha Muhamet Jashanica, Drejtor Ekzekutiv i Katror Media.
Ky çmim është një dëshmi e fuqishme se gazetaria me integritet dhe përkushtim nuk kalon pa u vlerësuar. Nderimi i Muhamet Jashanicës është një njohje për kontributin e tij personal, por edhe për misionin e Katror Media si platformë e lajmeve të mira – një burim që përçon shpresë, vlera pozitive dhe frymëzim në çdo tregim që sjell.
Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!
Kosova flet përmes tokës së saj në Bienalen e Venecias!
Peizazhet e Kosovës dhe mënyra si i përjetojmë ato vijnë në një formë të fuqishme artistike përmes punës së Erëza Dinaramës, e cila përfaqëson Kosovën në Bienalen prestigjioze të Venecias.
Instalacioni i saj eksploron transformimin e hapësirave të përbashkëta në vendin tonë dhe i jep zë kujtimeve kolektive përmes një perspektive bashkëkohore.

Instalacioni “Lulebora nuk çel më. Bashkësi në Sipërfaqe”, kuruar nga arkitektja Erzë Dinarama, është ndërtuar mbi tokën e sjellë nga vise të ndryshme të Kosovës, duke krijuar një përvojë multisensoriale që ndërthur erëra karakteristike me tokën e gjallë si pjesë e një kalendari të ri ekologjik.

Ky instalacion eksploron ndikimet e ndryshimeve klimatike në peizazhet dhe praktikat bujqësore të Kosovës, duke u bazuar në hulumtime të thella me fermerë lokalë.
Ky koncept përfaqëson jo vetëm sfidat e ndryshimeve klimatike dhe zhvendosjeve ekologjike, por edhe dëshirën për të ruajtur dhe rishpikur dijet tradicionale për një të ardhme të përbashkët më të qëndrueshme.
Përmes këtij pavijoni, Kosova jo vetëm flet përmes arkitekturës, por përmes vetë peizazhit të saj, duke krijuar një formë të re të dialogut me botën.
Kjo pjesëmarrje është më shumë se prezencë kulturore – është një tregues se arti nga Kosova zë’ vend në skenën ndërkombëtare!
Hap rrëfimin e plotë këtu!
30 vajza kosovare certifikohen me Licencën C të trajneres – një moment historik për futbollin e femrave!
Për herë të parë në Kosovë, 30 vajza janë certifikuar me Licencën C për trajnuese futbolli nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), në përputhje me standardet e Konventës së Trajnerëve dhe me përkrahje financiare nga FIFA.
Pas muajsh të tërë përgatitjeje dhe trajnimesh intensive, ceremonia e ndarjes së certifikatave u zhvillua në prani të zyrtarëve të lartë të FFK-së, përfshirë presidentin Agim Ademi, sekretarin e përkohshëm Markus Weidner dhe shefen e Departamentit të Edukimit, Sanije Krasniqi, të cilët përgëzuan angazhimin dhe profesionalizmin e pjesëmarrëseve.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të grave dhe vajzave në sportin e futbollit dhe krijimit të mundësive të reja për përfaqësim dhe barazi gjinore në trajnim dhe udhëheqje.
Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!
Dita e Evropës shënohet me ngjyra dhe energji në <3 të Prishtinës
Prishtina është veshur me ngjyra dhe gjallëri këtë javë në kuadër të festimeve për Ditën e Evropës. Nën moton simbolike “Festo Evropën”, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka organizuar një program të pasur aktivitetesh në sheshin “Skënderbeu”, duke e kthyer këtë datë të rëndësishme në një moment bashkimi, reflektimi dhe kremtimi për qytetarët e Kosovës.

Aktivitetet kanë përfshirë një panair të gjerë të organizatave partnere që kontribuojnë në zhvillimin e vendit përmes projekteve të mbështetura nga BE-ja, si dhe performanca muzikore, aktivitete kreative për fëmijë, ekspozita dhe punëtori për të gjitha moshat. Atmosfera festive është shoqëruar me mesazhe të qarta për rëndësinë e vlerave evropiane si paqja, solidariteti, barazia dhe bashkëpunimi ndërkulturor.

Për shumë qytetarë, kjo ngjarje përfaqëson më shumë se një festë – është një dëshmi e lidhjes gjithnjë e më të fortë të Kosovës me familjen evropiane dhe një motivim për të vijuar rrugën drejt integrimit të plotë. Prania e përfaqësuesve institucionalë, aktivistëve të shoqërisë civile dhe qytetarëve nga të gjitha moshat tregoi përkushtimin e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme evropiane për vendin.

Mos harroni – Evropa nuk është vetëm një destinacion, por një rrugëtim që e ndërtojmë së bashku çdo ditë, me vlera, përkushtim dhe shpresë. 💙 Le të festojmë Evropën jo vetëm më 9 maj, por në çdo veprim që afron Kosovën me të ardhmen që synojmë!
Për të mos mbetur në gjysmë, vazhdo leximin këtu!
Këto pesë lajme pozitive janë një kujtesë se përkundër sfidave, në Kosovë ka njerëz, iniciativa dhe ide që çdo ditë e bëjnë vendin tonë më të mirë. Shpresojmë që këto histori t’ju kenë dhënë një ndjenjë frymëzimi, shprese dhe motivimi për të vazhduar përpara me besim dhe vullnet për ndryshim. Ju faleminderit që jeni pjesë e “5 Good News” dhe që përmes leximit dhe shpërndarjes ndihmoni në përhapjen e një fryme pozitive në komunitet.
Niseni majin me energji të mirë dhe mos harroni – çdo gjë e mirë fillon nga një veprim i vogël. /Katror.info
Contents
Majin po e vazhdojmë me të njëjtën energji të mirë që na e solli java e parë e këtij muaji – një ndjesi e freskët, si fryma e pranverës që gjelbëron gjithçka përreth. Këto ditë, teksa po i afrohemi mesit të majit, jemi gjithnjë e më të vetëdijshëm për rëndësinë e lajmeve që na frymëzojnë dhe na japin shpresë. Sepse përtej lajmeve të zakonshme, ndodhin edhe gjëra që na kujtojnë se jemi në lëvizje – si shoqëri, si komunitet, si individë që besojnë në përmirësim.Edhe këtë javë, kemi përzgjedhur pesë lajme të bukura që vijnë nga rrethana të ndryshme, por që kanë diçka të përbashkët: e tregojnë Kosovën si një vend që lidhet me botën, që krijon, që mbështet dhe që feston.Nga lajmi i shkëlqyeshëm për heqjen e vizave me Brunein, tek pjesëmarrja e Kosovës në Bienalen e Venecias me Erëza Dinaramën, e deri te përparimet në sport, përkrahja nga Parlamenti Evropian dhe kremtimi i Ditës së Evropës – këto janë momente që na bëjnë të ndalemi dhe të themi: po, jemi duke ecur përpara.Le t’i zbulojmë bashkë 5 të mirat e kësaj jave:Lajmi më i mirë që ka qëndru në kutinë tonë këtë javë:Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës – një hap drejt lidhjeve më të forta ndërkombëtare!Në një zhvillim të rëndësishëm për udhëtimin dhe diplomacinë kosovare, Brunei Darussalam ka hequr e vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës. Kjo marrëveshje u nënshkrua gjatë vizitës shtetërore të Presidentes Vjosa Osmani në këtë shtet të Azisë Juglindore, ku ajo u takua me Sultan Haji Hassanal BolkiahSipas njoftimit zyrtar nga Presidenca, ky vendim përbën një lehtësim konkret për qytetarët e Kosovës dhe një nxitje të ndërlidhjes ndërmjet dy vendeve, duke hapur rrugë për shkëmbime më të shpeshta kulturore dhe ekonomike.Presidentja Osmani theksoi se marrëveshja është dëshmi e respektit të ndërsjellë dhe miqësisë së sinqertë mes Kosovës dhe Bruneit – një shembull tjetër se diplomacia aktive po jep rezultate konkrete për qytetarët.Për më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’katror.Themeluesi i Katror Media u nderua me Çmimin “Ibrahim Sefedini” për Lirinë e Shtypit 2025!Në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave Muhamet Jashanica, drejtor ekzekutiv i Katror Media u nderua me çmimin për Lirinë e Shtypit “Ibrahim Sefedini” për vitin 2025, akorduar nga Distrikti Rotary Shqipëri-Kosovë, Rotary Club Vitia në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur tëi Mediave – KPM dhe Institutin e Medias.Jashanica është vlerësuar për “kontibutin e tij të jashtëzakonshëm në gazetari dhe për përkushtimin e palodhur në promovimin e vlerave thelbësore të Rotary-s. Ky nder i veçantë shpreh mirënjohjen e thellë për guximin dhe integritetin e tij të pathyeshëm në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe etikës profesionale,” thuhet në dedikim.Pas marrjes së çmimit, Muhamet Jashanica ndau emocionet dhe reflektimet e tij për këtë vlerësim.“Është me të vërtetë kënaqësi e madhe me pranu një çmim të tillë, marrë parasysh edhe faktin që për neve (në Katror) është veç viti i tretë edhe vlerësohemi sot në Ditën Botërore të Lirisë së Medias. Po ashtu, ky çmim vjen edhe si vlerësim për gazetarinë konstruktive që Katror Media që prej ditës së parë e promovon edhe e aplikon. Është e vetmja platformë, është i vetmi medium që punon mbi bazën e gazetarisë konstruktive, një model shumë i dashur dhe i veçantë në vendet skandinave tashmë, dhe po ashtu në disa vende evropiane”.“Është kënaqësi që gazetaria konstruktive që ka për qëllim, edhe ofrimin e alternativave për çështje të caktume vlerësohet sot në Viti në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, po edhe në nivel vendi, besoj që jemi t’u bo një punë të mirë edhe këtë e marrim gjithmonë edhe prej asaj që është feedback prej audiencës sonë, prej lexuesve tanë,” tha Muhamet Jashanica, Drejtor Ekzekutiv i Katror Media.Ky çmim është një dëshmi e fuqishme se gazetaria me integritet dhe përkushtim nuk kalon pa u vlerësuar. Nderimi i Muhamet Jashanicës është një njohje për kontributin e tij personal, por edhe për misionin e Katror Media si platformë e lajmeve të mira – një burim që përçon shpresë, vlera pozitive dhe frymëzim në çdo tregim që sjell.Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!Kosova flet përmes tokës së saj në Bienalen e Venecias!Peizazhet e Kosovës dhe mënyra si i përjetojmë ato vijnë në një formë të fuqishme artistike përmes punës së Erëza Dinaramës, e cila përfaqëson Kosovën në Bienalen prestigjioze të Venecias.Instalacioni i saj eksploron transformimin e hapësirave të përbashkëta në vendin tonë dhe i jep zë kujtimeve kolektive përmes një perspektive bashkëkohore.Instalacioni “Lulebora nuk çel më. Bashkësi në Sipërfaqe”, kuruar nga arkitektja Erzë Dinarama, është ndërtuar mbi tokën e sjellë nga vise të ndryshme të Kosovës, duke krijuar një përvojë multisensoriale që ndërthur erëra karakteristike me tokën e gjallë si pjesë e një kalendari të ri ekologjik.Ky instalacion eksploron ndikimet e ndryshimeve klimatike në peizazhet dhe praktikat bujqësore të Kosovës, duke u bazuar në hulumtime të thella me fermerë lokalë.Ky koncept përfaqëson jo vetëm sfidat e ndryshimeve klimatike dhe zhvendosjeve ekologjike, por edhe dëshirën për të ruajtur dhe rishpikur dijet tradicionale për një të ardhme të përbashkët më të qëndrueshme.Përmes këtij pavijoni, Kosova jo vetëm flet përmes arkitekturës, por përmes vetë peizazhit të saj, duke krijuar një formë të re të dialogut me botën.Kjo pjesëmarrje është më shumë se prezencë kulturore – është një tregues se arti nga Kosova zë’ vend në skenën ndërkombëtare!Hap rrëfimin e plotë këtu!30 vajza kosovare certifikohen me Licencën C të trajneres – një moment historik për futbollin e femrave!Për herë të parë në Kosovë, 30 vajza janë certifikuar me Licencën C për trajnuese futbolli nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), në përputhje me standardet e Konventës së Trajnerëve dhe me përkrahje financiare nga FIFA.Pas muajsh të tërë përgatitjeje dhe trajnimesh intensive, ceremonia e ndarjes së certifikatave u zhvillua në prani të zyrtarëve të lartë të FFK-së, përfshirë presidentin Agim Ademi, sekretarin e përkohshëm Markus Weidner dhe shefen e Departamentit të Edukimit, Sanije Krasniqi, të cilët përgëzuan angazhimin dhe profesionalizmin e pjesëmarrëseve.Ky është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të grave dhe vajzave në sportin e futbollit dhe krijimit të mundësive të reja për përfaqësim dhe barazi gjinore në trajnim dhe udhëheqje.Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!Dita e Evropës shënohet me ngjyra dhe energji në <3 të PrishtinësPrishtina është veshur me ngjyra dhe gjallëri këtë javë në kuadër të festimeve për Ditën e Evropës. Nën moton simbolike “Festo Evropën”, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka organizuar një program të pasur aktivitetesh në sheshin “Skënderbeu”, duke e kthyer këtë datë të rëndësishme në një moment bashkimi, reflektimi dhe kremtimi për qytetarët e Kosovës.Aktivitetet kanë përfshirë një panair të gjerë të organizatave partnere që kontribuojnë në zhvillimin e vendit përmes projekteve të mbështetura nga BE-ja, si dhe performanca muzikore, aktivitete kreative për fëmijë, ekspozita dhe punëtori për të gjitha moshat. Atmosfera festive është shoqëruar me mesazhe të qarta për rëndësinë e vlerave evropiane si paqja, solidariteti, barazia dhe bashkëpunimi ndërkulturor.Për shumë qytetarë, kjo ngjarje përfaqëson më shumë se një festë – është një dëshmi e lidhjes gjithnjë e më të fortë të Kosovës me familjen evropiane dhe një motivim për të vijuar rrugën drejt integrimit të plotë. Prania e përfaqësuesve institucionalë, aktivistëve të shoqërisë civile dhe qytetarëve nga të gjitha moshat tregoi përkushtimin e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme evropiane për vendin.Mos harroni – Evropa nuk është vetëm një destinacion, por një rrugëtim që e ndërtojmë së bashku çdo ditë, me vlera, përkushtim dhe shpresë. 💙 Le të festojmë Evropën jo vetëm më 9 maj, por në çdo veprim që afron Kosovën me të ardhmen që synojmë!Për të mos mbetur në gjysmë, vazhdo leximin këtu!Këto pesë lajme pozitive janë një kujtesë se përkundër sfidave, në Kosovë ka njerëz, iniciativa dhe ide që çdo ditë e bëjnë vendin tonë më të mirë. Shpresojmë që këto histori t’ju kenë dhënë një ndjenjë frymëzimi, shprese dhe motivimi për të vazhduar përpara me besim dhe vullnet për ndryshim. Ju faleminderit që jeni pjesë e “5 Good News” dhe që përmes leximit dhe shpërndarjes ndihmoni në përhapjen e një fryme pozitive në komunitet.Niseni majin me energji të mirë dhe mos harroni – çdo gjë e mirë fillon nga një veprim i vogël. /Katror.info
Përgatiti:
