Kampionja kosovare e boksit, Donjeta Sadiku (60kg.), ka arritur një fitore të jashtëzakonshme në çerekfinalen e Kupës Botërore “Feliks Stamm” që po zhvillohet në Varshavë, Poloni, nga data 10 deri më 17 maj 2025. Sadiku ka mposhtur boksieren nikoqire polake, Aleksandra Jankowiak, me rezultat bindës 5:0, duke dominuar në çdo raund të ndeshjes, shkruan Katror.info.
Në një paraqitje, Sadiku ka treguar teknikë dhe taktikë të përsosur, duke dërguar goditje të njëpasnjëshme dhe duke krijuar vështirësi të mëdha për kundërshtaren e saj, e cila u gjet në vështirësi të mëdha për të reaguar.
Me këtë fitore të merituar, Donjeta Sadiku ka siguruar kalimin në gjysmëfinale, ku do të përballet me boksieren italiane, Rebecca Nicoli.
Nga ana tjetër, Shpetim Bajoku (70kg.) i Kosovës, ka pasur një përballje të fortë me boksierin uzbek, Tokhirov Gofurjon. Pavarësisht përpjekjeve të tij të palodhur, Bajoku ka humbur ndeshjen në një luftë të barabartë, ku gjyqtarët shpallën fitues boksierin uzbek./Katror.info