katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Dalja nga Kosova, në Merdar pritjet po zgjasin deri në 4 orë e gjysmë
    13 hours ago
    Si është situata me zjarret në Kosovë?
    13 hours ago
    Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
    31 minutes ago
    50 autoblinda nga SHBA-ja, Ambasada: Po forcojmë kapacitetin mbrojtës të FSK-së
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Malisheva bëhet me shesh të ri
    29 minutes ago
    Për herë të parë sot në Malishevë – Turneu 3×3 në sheshin qendror
    1 day ago
    Zbulimi mahnitës në Ulpianë – tregues i të kaluarës së përbashkët evropiane
    2 days ago
    FSK pajiset me autoblinda të reja nga SHBA-ja
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nga Beat letërsia te Rock and Roll: Si William S. Burroughs frymëzoi muzikën moderne
    1 day ago
    Kori “Siparantum” drejt Tajlandës me rrëfimin e historisë muzikore shqiptare
    30 minutes ago
    Dua Lipa bën yoga n’Ibiza – qe qysh po e feston 30-vjetorin
    1 day ago
    Besa Llugiqi në rolin e Violetës në shfaqjen operistike “La Traviata”
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    5 days ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    1 week ago
    Një ‘super-inteligjencë personale’ për të gjithë?
    2 weeks ago
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    3 days ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    3 days ago
    Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni sheqerin vetëm për dy javë?
    5 days ago
    11 Receta të shijshme me fara chia që duhet t’i provoni!
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Veriu që të rrëmben shpirtin: Bajram Curri dhe magjia e Valbonës
    4 days ago
    “Onufri” një nga destinacionet e preferuara nga turistët në Berat
    7 days ago
    Revista Britanike ‘Mirror’: Shqipëria, parajsa e fshehur e Evropës
    1 week ago
    Revista prestigjioze franceze e paraqet Shqipërinë si “yllin e ri të turizmit”
    3 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Medalje e artë, diplomaci e kulturë: Çka shkoi mirë këtë javë në Kosovë? Edicioni i #13
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraNewsletter

Medalje e artë, diplomaci e kulturë: Çka shkoi mirë këtë javë në Kosovë? Edicioni i #13

Last updated: 17/05/2025 10:48 AM
72 Shikime
Shpërndaje
FOTO: FEDERATA E BOKSIT E KOSOVËS /FACEBOOK
Majin po e vazhdojmë me ritëm të qëndrueshëm e plot momente që reflektojnë përparim, bashkëpunim dhe arritje. Këto ditë të pranverës sjellin jo vetëm ndryshime në natyrë, por edhe shembuj konkretë të angazhimit dhe suksesit në fusha të ndryshme të jetës publike. Në këtë edicion, ndalemi për të folur për disa nga to – histori që pasqyrojnë një realitet në zhvillim dhe që e shohin Kosovën si pjesë të pandarë të hapësirës më të gjerë evropiane dhe botërore.
Edhe këtë javë, pesë ngjarje të veçanta na kujtojnë se Kosova është pjesë aktive e botës – një vend që ngjitet, fiton, përfaqëson dhe frymëzon. Donjeta Sadiku na dha një medalje të artë dhe një arsye më shumë për krenari në ringun ndërkombëtar. Uta Ibrahimi shkroi histori si shqiptarja e parë që pushtoi 14 majat më të larta të Himalajeve. Presidentja Osmani forcoi zërin diplomatik të Kosovës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. Ndërkohë, filmi kosovar bëri hapin e radhës në Kanë, ndërsa Shkodra Elektronike solli një përfaqësim dinjitoz e plot stil në skenën e Eurovisionit – një mbyllje e ëmbël për një javë plot arritje.

Le t’i zbulojmë bashkë 5 të mirat e kësaj jave:

Lajmi më i mirë që ka qëndru në kutinë tonë këtë javë:

Donjeta Sadiku e artë në Poloni!

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare, duke i sjellë Kosovës një tjetër medalje të artë. Ajo u shpall kampione në kategorinë deri në 60 kilogramë në Kupën prestigjioze të Federatës Botërore, Feliks Stamm, që u zhvillua në Poloni.
Në finalen e këtij turneu, Sadiku tregoi formë të jashtëzakonshme, duke e mposhtur bindshëm boksieren britanike Elise Glynn – sidomos në raundin e dytë dhe të tretë, ku dominoi me vendosmëri dhe teknikë të lartë.
FOTO: FEDERATA E BOKSITI E KOSOVëS /FACEBOOK
Me këtë fitore, Donjeta jo vetëm që forcon pozitën e saj në boksin evropian, por edhe e vendos Kosovën sërish në hartën e sportit elitar.

Medalja e artë nga Polonia është dëshmi e përkushtimit të saj dhe e potencialit të jashtëzakonshëm që sportistët tanë tregojnë në skenën ndërkombëtare.

Për më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’katror.

Një tjetër zhvillim i mirë për diplomacinë kosovare këtë javë:

Kosova mori pjesë për herë të gjashtë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili këtë vit u mbajt në Tiranë, me pjesëmarrjen e liderëve nga 47 shtete evropiane.
Presidentja Vjosa Osmani, në një deklaratë publike, theksoi se prania e Kosovës në këtë forum është dëshmi e rëndësisë së zërit të saj në Evropë. Ajo shtoi se Kosova jo vetëm që është pjesëmarrëse në tryezat evropiane, por edhe kontribuon në mënyrë aktive në diskutimet për sfidat dhe të ardhmen e përbashkët të kontinentit.
“Sot në Tiranë filloi Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian. Pjesëmarrja jonë e gjashtë në këtë samit është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit tonë,” tha Osmani.
FOTO: VJOSA OSMANI /FACEBOOK
Përmes pjesëmarrjes aktive në këtë samit, Kosova vazhdon të forcojë pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare dhe të jetë pjesë e dialogut strategjik evropian për paqe, siguri dhe bashkëpunim.
Samiti në Tiranë vjen në një moment të rëndësishëm për Evropën, ku sfidat gjeopolitike, siguria dhe integrimi janë në qendër të diskutimeve. Pjesëmarrja e Kosovës përforcon mesazhin se vendi është i përkushtuar për të qenë pjesë aktive e së ardhmes evropiane

Hap rrëfimin e plotë këtu!

FOTO: VJOSA OSMANI /FACEBOOK

Uta Ibrahimi – E para nga Ballkani që pushton “çatinë e Tokës”

Në një arritje që tejkalon sportin dhe bëhet frymëzim për një gjeneratë të tërë, alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi, ka përfunduar ngjitjen e të gjitha 14 majave mbi 8000 metra në vargmalin e Himalajeve – një mision që deri më sot e kanë arritur më pak se 50 persona në gjithë botën.
Me ngjitjen e fundit në majën Kangchenjunga (8,586 m) – maja e tretë më e lartë në botë – Uta përmbylli projektin e saj “Utalaya 14×8000”, të nisur në vitin 2017 me ngjitjen e Everestit. Tetë vite sfida ekstreme, temperatura nën zero, stuhitë e papritura dhe kufijtë e mundësive njerëzore – të gjitha u përballuan me guxim, vendosmëri dhe përkushtim.
FOTO: UTA IBRAHIMI /FACEBOOK

“Unë nuk u ngjita vetëm për të parë botën nga lart. U ngjita që ta bëj botën të shohë prej nga vij,” u shpreh Uta Ibrahimi në një deklaratë për mediat pas përfundimit të ekspeditës së saj të fundit.

Projekti i saj, “Utalaya 14×8000”, nisi në maj të vitit 2017 me ngjitjen e Everestit dhe zgjati tetë vite, duke përfshirë sfida ekstreme natyrore, kushte të vështira atmosferike dhe rreziqe të vazhdueshme për jetën. Megjithatë, Ibrahimi arriti të përballojë të gjitha këto, duke sjellë një histori suksesi që tejkalon dimensionin sportiv dhe frymëzon më gjerë.
Me këtë arritje, ajo i bashkohet një grupi shumë të vogël alpinistësh në botë që kanë përfunduar të ashtuquajturën “kurorën e Himalajeve” – një ndër sfidat më ekstreme të alpinizmit modern. Më pak se 50 persona në botë e kanë përmbyllur këtë mision deri më sot.
Por Uta nuk është vetëm një alpiniste rekorde. Ajo është edhe aktiviste për barazi, edukim dhe mjedis përmes fondacionit të saj “Utalaya”. Suksesi i saj është një dëshmi që ëndrrat nuk janë të mëdha – ne thjesht duhet të guxojmë t’i ndjekim.

Një tjetër lajm i mirë për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e vullnetit dhe të grave që sfidojnë lartësitë. 

Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!

“Zjerm” në finale – Shqipëria shkëlqen në Eurovision 2025!

Kjo javë sjell një lajm të jashtëzakonshëm për të gjithë dashamirët e muzikës dhe kulturës shqiptare: Shkodra Elektronike, me këngën “Zjerm”, është kualifikuar për finalen e Eurovision 2025, që mbahet këtë të shtunë, më 17 maj, në Bazel të Zvicrës.
Dueti i përbërë nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca ka arritur të fitojë zemrat e publikut dhe jurisë me një performancë që ndërthur mjeshtërisht elemente të folklorit shqiptar me muzikën elektronike moderne. Kënga “Zjerm” është vlerësuar si një ndër përfaqësimet më autentike dhe të fuqishme të Shqipërisë në këtë festival ndërkombëtar.
Foto: Shkodra Elektronike / Facebook
Në një intervistë për Wiwibloggs, Beatriçe u shpreh: “Ishte e bukur, e paharrueshme. Ishim të mbushur me emocione dhe publikun e ndjemë shumë pranë.” Ndërsa Kola shtoi: “Faleminderit të gjithë shqiptarëve që na kanë votuar. Të vazhdojmë kështu deri në fund!”
Foto: eurovision gallery tv
Me një mesazh të fuqishëm për identitetin dhe bashkimin kulturor, Shkodra Elektronike po përfaqësojnë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë frymën e një Shqipërie që tingëllon ndryshe – me pasion, zjarr dhe krenari!

Për të mos mbetur në gjysmë, vazhdo leximin këtu!

“Zbardhje” drejt Cannes – Sukses i ri për kinematografinë kosovare!

Një tjetër arritje për filmin kosovar këtë javë: filmi “Zbardhje”, me regji të Kaltrina Krasniqit dhe producent Ares Shporta, është përzgjedhur për të marrë pjesë në Producers Network në kuadër të Marché du Film, që zhvillohet gjatë Festivalit të Filmit në Cannes 2025 – një prej ngjarjeve më të rëndësishme të industrisë globale të filmit.
Ky përfaqësim, siç e vlerëson Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), është një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të projekteve filmike kosovare dhe një mundësi e çmuar për zhvillimin profesional të ekipit krijues.
FOTO: KULT PLUS
Filmi “Zbardhje”, me skenar të Doruntina Bashës, ka fituar më parë çmimin prestigjioz “Female Voice Award” nga European Women’s Audiovisual Network në TorinoFilmLab, duke e forcuar zërin e kinemasë nga Kosova në skenën evropiane.
Pjesëmarrja në Cannes do të nxisë bashkëpunime të reja dhe do të ofrojë mbështetje konkrete për realizimin e filmit – një dëshmi se zëri artistik nga Kosova po zë gjithnjë e më shumë vend në botë.

Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!

Kjo javë na rikujton fuqinë që ka përkushtimi individual kur përqafohet nga një vizion kolektiv. Nga lartësitë e Himalajeve te platformat evropiane, Kosova po dëshmon se ka zë, kurajo dhe një gjeneratë që ecën përpara pa frikë. Ashtu siç tha Uta Ibrahimi: “Çdo majë është një betejë e fituar për ne që lindëm të përjashtuar.” Le të jetë kjo frymëzim për të gjithë – sepse kur dikush nga ne ngjitet, të gjithë ngrihemi bashkë.

Shihemi javën tjetër me lajme të mira, sepse Kosova po vazhdon të ecë përpara – një hap, një majë, një ëndërr në të njëjtën kohë. /Katror.info


Contents
Majin po e vazhdojmë me ritëm të qëndrueshëm e plot momente që reflektojnë përparim, bashkëpunim dhe arritje. Këto ditë të pranverës sjellin jo vetëm ndryshime në natyrë, por edhe shembuj konkretë të angazhimit dhe suksesit në fusha të ndryshme të jetës publike. Në këtë edicion, ndalemi për të folur për disa nga to – histori që pasqyrojnë një realitet në zhvillim dhe që e shohin Kosovën si pjesë të pandarë të hapësirës më të gjerë evropiane dhe botërore.Edhe këtë javë, pesë ngjarje të veçanta na kujtojnë se Kosova është pjesë aktive e botës – një vend që ngjitet, fiton, përfaqëson dhe frymëzon. Donjeta Sadiku na dha një medalje të artë dhe një arsye më shumë për krenari në ringun ndërkombëtar. Uta Ibrahimi shkroi histori si shqiptarja e parë që pushtoi 14 majat më të larta të Himalajeve. Presidentja Osmani forcoi zërin diplomatik të Kosovës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. Ndërkohë, filmi kosovar bëri hapin e radhës në Kanë, ndërsa Shkodra Elektronike solli një përfaqësim dinjitoz e plot stil në skenën e Eurovisionit – një mbyllje e ëmbël për një javë plot arritje.Le t’i zbulojmë bashkë 5 të mirat e kësaj jave:Lajmi më i mirë që ka qëndru në kutinë tonë këtë javë:Donjeta Sadiku e artë në Poloni!Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare, duke i sjellë Kosovës një tjetër medalje të artë. Ajo u shpall kampione në kategorinë deri në 60 kilogramë në Kupën prestigjioze të Federatës Botërore, Feliks Stamm, që u zhvillua në Poloni.Në finalen e këtij turneu, Sadiku tregoi formë të jashtëzakonshme, duke e mposhtur bindshëm boksieren britanike Elise Glynn – sidomos në raundin e dytë dhe të tretë, ku dominoi me vendosmëri dhe teknikë të lartë.Me këtë fitore, Donjeta jo vetëm që forcon pozitën e saj në boksin evropian, por edhe e vendos Kosovën sërish në hartën e sportit elitar.Medalja e artë nga Polonia është dëshmi e përkushtimit të saj dhe e potencialit të jashtëzakonshëm që sportistët tanë tregojnë në skenën ndërkombëtare.Për më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’katror.Një tjetër zhvillim i mirë për diplomacinë kosovare këtë javë:Kosova mori pjesë për herë të gjashtë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili këtë vit u mbajt në Tiranë, me pjesëmarrjen e liderëve nga 47 shtete evropiane.Presidentja Vjosa Osmani, në një deklaratë publike, theksoi se prania e Kosovës në këtë forum është dëshmi e rëndësisë së zërit të saj në Evropë. Ajo shtoi se Kosova jo vetëm që është pjesëmarrëse në tryezat evropiane, por edhe kontribuon në mënyrë aktive në diskutimet për sfidat dhe të ardhmen e përbashkët të kontinentit.“Sot në Tiranë filloi Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian. Pjesëmarrja jonë e gjashtë në këtë samit është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit tonë,” tha Osmani.Përmes pjesëmarrjes aktive në këtë samit, Kosova vazhdon të forcojë pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare dhe të jetë pjesë e dialogut strategjik evropian për paqe, siguri dhe bashkëpunim.Samiti në Tiranë vjen në një moment të rëndësishëm për Evropën, ku sfidat gjeopolitike, siguria dhe integrimi janë në qendër të diskutimeve. Pjesëmarrja e Kosovës përforcon mesazhin se vendi është i përkushtuar për të qenë pjesë aktive e së ardhmes evropianeHap rrëfimin e plotë këtu!Uta Ibrahimi – E para nga Ballkani që pushton “çatinë e Tokës”Në një arritje që tejkalon sportin dhe bëhet frymëzim për një gjeneratë të tërë, alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi, ka përfunduar ngjitjen e të gjitha 14 majave mbi 8000 metra në vargmalin e Himalajeve – një mision që deri më sot e kanë arritur më pak se 50 persona në gjithë botën.Me ngjitjen e fundit në majën Kangchenjunga (8,586 m) – maja e tretë më e lartë në botë – Uta përmbylli projektin e saj “Utalaya 14×8000”, të nisur në vitin 2017 me ngjitjen e Everestit. Tetë vite sfida ekstreme, temperatura nën zero, stuhitë e papritura dhe kufijtë e mundësive njerëzore – të gjitha u përballuan me guxim, vendosmëri dhe përkushtim.“Unë nuk u ngjita vetëm për të parë botën nga lart. U ngjita që ta bëj botën të shohë prej nga vij,” u shpreh Uta Ibrahimi në një deklaratë për mediat pas përfundimit të ekspeditës së saj të fundit.Projekti i saj, “Utalaya 14×8000”, nisi në maj të vitit 2017 me ngjitjen e Everestit dhe zgjati tetë vite, duke përfshirë sfida ekstreme natyrore, kushte të vështira atmosferike dhe rreziqe të vazhdueshme për jetën. Megjithatë, Ibrahimi arriti të përballojë të gjitha këto, duke sjellë një histori suksesi që tejkalon dimensionin sportiv dhe frymëzon më gjerë.Me këtë arritje, ajo i bashkohet një grupi shumë të vogël alpinistësh në botë që kanë përfunduar të ashtuquajturën “kurorën e Himalajeve” – një ndër sfidat më ekstreme të alpinizmit modern. Më pak se 50 persona në botë e kanë përmbyllur këtë mision deri më sot.Por Uta nuk është vetëm një alpiniste rekorde. Ajo është edhe aktiviste për barazi, edukim dhe mjedis përmes fondacionit të saj “Utalaya”. Suksesi i saj është një dëshmi që ëndrrat nuk janë të mëdha – ne thjesht duhet të guxojmë t’i ndjekim.Një tjetër lajm i mirë për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e vullnetit dhe të grave që sfidojnë lartësitë. Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!“Zjerm” në finale – Shqipëria shkëlqen në Eurovision 2025!Kjo javë sjell një lajm të jashtëzakonshëm për të gjithë dashamirët e muzikës dhe kulturës shqiptare: Shkodra Elektronike, me këngën “Zjerm”, është kualifikuar për finalen e Eurovision 2025, që mbahet këtë të shtunë, më 17 maj, në Bazel të Zvicrës.Dueti i përbërë nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca ka arritur të fitojë zemrat e publikut dhe jurisë me një performancë që ndërthur mjeshtërisht elemente të folklorit shqiptar me muzikën elektronike moderne. Kënga “Zjerm” është vlerësuar si një ndër përfaqësimet më autentike dhe të fuqishme të Shqipërisë në këtë festival ndërkombëtar.Në një intervistë për Wiwibloggs, Beatriçe u shpreh: “Ishte e bukur, e paharrueshme. Ishim të mbushur me emocione dhe publikun e ndjemë shumë pranë.” Ndërsa Kola shtoi: “Faleminderit të gjithë shqiptarëve që na kanë votuar. Të vazhdojmë kështu deri në fund!”Me një mesazh të fuqishëm për identitetin dhe bashkimin kulturor, Shkodra Elektronike po përfaqësojnë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë frymën e një Shqipërie që tingëllon ndryshe – me pasion, zjarr dhe krenari!Për të mos mbetur në gjysmë, vazhdo leximin këtu!“Zbardhje” drejt Cannes – Sukses i ri për kinematografinë kosovare!Një tjetër arritje për filmin kosovar këtë javë: filmi “Zbardhje”, me regji të Kaltrina Krasniqit dhe producent Ares Shporta, është përzgjedhur për të marrë pjesë në Producers Network në kuadër të Marché du Film, që zhvillohet gjatë Festivalit të Filmit në Cannes 2025 – një prej ngjarjeve më të rëndësishme të industrisë globale të filmit.Ky përfaqësim, siç e vlerëson Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), është një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të projekteve filmike kosovare dhe një mundësi e çmuar për zhvillimin profesional të ekipit krijues.Filmi “Zbardhje”, me skenar të Doruntina Bashës, ka fituar më parë çmimin prestigjioz “Female Voice Award” nga European Women’s Audiovisual Network në TorinoFilmLab, duke e forcuar zërin e kinemasë nga Kosova në skenën evropiane.Pjesëmarrja në Cannes do të nxisë bashkëpunime të reja dhe do të ofrojë mbështetje konkrete për realizimin e filmit – një dëshmi se zëri artistik nga Kosova po zë gjithnjë e më shumë vend në botë.Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!Kjo javë na rikujton fuqinë që ka përkushtimi individual kur përqafohet nga një vizion kolektiv. Nga lartësitë e Himalajeve te platformat evropiane, Kosova po dëshmon se ka zë, kurajo dhe një gjeneratë që ecën përpara pa frikë. Ashtu siç tha Uta Ibrahimi: “Çdo majë është një betejë e fituar për ne që lindëm të përjashtuar.” Le të jetë kjo frymëzim për të gjithë – sepse kur dikush nga ne ngjitet, të gjithë ngrihemi bashkë.Shihemi javën tjetër me lajme të mira, sepse Kosova po vazhdon të ecë përpara – një hap, një majë, një ëndërr në të njëjtën kohë. /Katror.info



Mundesh me e lexu edhe…




Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:“Zbardhje”“Zjerm”Beatriçe GjergjiCannesDonjeta Sadikueurovision 2025FilmifrymëzimKolë LacakomunitetiKosovalajme të miramuzikapeopleperformancëQendra Kinematografike e KosovësShkodra ElektronikeTophomeUta IbrahimiVjosa Osmani

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Disa mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%
Artikulli i ardhshëm Angelina Jolie mahnit me paraqitjen elegante në Festivalin e Filmit në Kanë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Malisheva bëhet me shesh të ri

14 Shikime
Lajme të miraSporti n'Katror

Për herë të parë sot në Malishevë – Turneu 3×3 në sheshin qendror

59 Shikime
Lajme të mira

Zbulimi mahnitës në Ulpianë – tregues i të kaluarës së përbashkët evropiane

46 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?