Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 03.04.2025 ka filluar dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes pajisjeve inteligjente – kamerave dhe radarëve.
Sipas Policisë, gjobat dërgohen përmes Postës së Kosovës në adresë të pronarit të automjetit.
“Përmes platformës e-Kosova qytetarët mund t’i verifikojnë dhe të informohen për gjobat eventuale të cilat mund t’i shkarkojnë dhe t’i kryejnë obligimet e pagesës” – njofton Policia.
Policia shton se në pamundësi të identifikimit të adresës së saktë të pronarit të automjetit, mosbartjes së pronësisë me rastin e shitblerjes së automjetit apo mosnjoftimin për ndërrimin e vendbanimit, kundërvajtësi do të informohet për gjobën e shqiptuar ndaj pronarit të automjetit në momentin e regjistrimit të automjetit. /Katror.info
Përgatiti:
