Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon agjendën e saj në kuadër të vizitës shtetërore në Zvicër. Sot, në ditën e dytë të qëndrimit të saj atje, ajo pritet të zhvillojë disa aktivitete të rëndësishme, shkruan Katror.info.
Gjatë orëve të paradites, Presidentja do të vizitojë kompaninë “Stadler Rail” në qytetin St. Gallen, me fillim nga ora 09:00. Më pas, rreth orës 11:45, ajo do të vizitojë Universitetin e St. Gallen.
Pasditja do ta gjejë Presidenten Osmani në Gjenevë, ku në orën 16:10 është paraparë një takim me Marko Ahtisaarin, kryetar i Bordit të Fondacionit për Paqe CMI, i themeluar nga Martti Ahtisaari.
Kjo vizitë shënon herën e parë që një president i Kosovës zhvillon një vizitë zyrtare në Zvicër me ftesë të Presidentit të këtij shteti. Presidentja Osmani është pritur me nderime zyrtare dhe ushtarake, duke reflektuar rëndësinë e kësaj vizite në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve./Katror.info