katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Vendoset gurthemeli i Kuzhinës Qendrore dhe përurohen çerdhe të reja në Podujevë
    5 hours ago
    Konferenca e ardhshme BE–Shqipëri pritet të jetë më 16 shtator
    5 hours ago
    Përballja e Kosovës dhe Suedisë në futboll – Ambasadori zbulon surprizat
    6 hours ago
    Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për konstituimin e Kuvendit
    6 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    ATK regjistron rritje të qëndrueshme të të hyrave gjatë janarit–gusht 2025
    8 hours ago
    Visar Osmani, drejtori që e ktheu shkollën e fëmijërisë në histori suksesi
    11 hours ago
    Qyteti mesjetar i Sardës nxjerr dëshmi të reja për shqiptarët
    13 hours ago
    Podujeva hap dy çerdhe dhe nis ndërtimin e Kuzhinës Qendrore
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet filmi në gjuhën shqipe
    7 minutes ago
    Ganimete Jashanica shënon sonte 40-vjetorin e karrierës me koncert në Prishtinë
    5 hours ago
    “God Bless America” sonte rikthehet në teatrin e Gjilanit
    13 hours ago
    Kush ishte Giorgio Armani, ikona e modës italiane?
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    3 days ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    2 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    2 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    2 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    6 days ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    1 week ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    2 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    2 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    4 days ago
    Cilësohet si treni ekspres më i ngadaltë në botë, arsyeja pse do t’ju habisë…
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Përgatitet fjalori i ri i shqipes me rreth 100 mijë fjalë, prezantohet në “Javën e Albanologjisë”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Përgatitet fjalori i ri i shqipes me rreth 100 mijë fjalë, prezantohet në “Javën e Albanologjisë”

Last updated: 26/05/2025 1:41 PM
74 Shikime
Shpërndaje
Foto: Telegrafi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mori pjesë në hapjen solemne të edicionit të 16-të të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, e cila ka filluar punimet sot më 26 maj, dhe do të vazhdoj deri më 30 maj.

Në mesin e shumë studiuesve dhe albanologëve, Kurti u shpreh thellësisht i nderuar, pikërisht për faktin se puna shkencore e tyre përkon me identitetin e popullit tonë, që nga gjuha, letërsia, folklori, etnografia, këngët dhe gjithçka që kulturalisht ne na bën shqiptarë, ashtu siç periudha e lindjes së albanologjisë përkon me periudhën e ndërgjegjësimit tonë kombëtar.

“Që nga Georg fon Hani, që konsiderohet si baba i albanologjisë, e deri te albanologu i shquar amerikan, Erik Hampi, ne kemi një varg të gjatë albanologësh të huaj që shtruan rrugën, thelluan dhe zgjeruan njohuritë për gjuhën dhe kulturën tonë, historinë dhe lashtësinë tonë. Me rezultatet e punës së tyre ata dëshmuan, në mënyrë të pakundërshtueshme, se gjuha shqipe i takon familjes së gjuhëve indoevropiane dhe se kultura shqiptare është pjesë e arealit kulturor evropian. Ata, kësisoj, nxorën në dritë dhe iu përgjigjën pyetjes kardinale se kush ishin shqiptarët.” u shpreh kryeministri në detyrë Kurti.

Mundesh me e lexu edhe…

Në fjalën e tij, ai përmendi edhe kontributin e albanologëve shqiptarë si Eqrem Çabej, Selman Riza, Idriz Ajeti, Shaban Demiraj, Mahir Domi, Rexhep Qosja, Mark Tirta, Rexhep Ismajli, Sadri Fetiu, Bardhyl Demiraj e të tjerë, të cilët me punën e tyre jo vetëm që thelluan argumentimet se kush ishin shqiptarët, por duke bërë hulumtime multidisiplinare iu përgjegjën edhe pyetjeve se çfarë ishin e çfarë janë shqiptarët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kurti veçoi ndër temat kryesore të konferencës trajtimin e “leksikografisë bashkëkohore”, dhe punën që po zhvillohet në përgatitjen e një fjalori të ri të shqipes prej rreth 100 mijë fjalësh, fakt që dëshmon për më shumë se dyfishim të fjalorit të vitit 1981, që kishte rreth 41 mijë fjalë.

“Një leksikografi bashkëkohore në këto kohë digjitale nuk mund të paramendohet pa një trajtim të ri teorik të materialit gjuhësor, për shkak të zhvillimeve të reja në të gjitha fushat shkencore. Njohuritë e duhura teknologjike do të ndihmonin shumë që shqipja t’u bënte ballë sfidave të reja të kohës dhe të rrinte në hap me caqet ku kanë arritur shumë gjuhë të tjera. Por kjo, jam plotësisht i bindur, do të trajtohet në mënyrë profesionale nga ju.” tha ai.

Në përmbyllje, gjersa uroi punime të mbara gjatë “Javës Albanologjike”, kryeministri në detyrë Kurti ritheksoi përkrahjen institucionale duke shprehur besimin se rezultatet e kësaj konference do të shënojnë një hap tutje në fushën e të arriturave albanologjike.

Në kuadër të kësaj konference shkencore do të mbahen pesë sesione nga fushat e gjuhësisë, letërsisë, historisë, folklorit dhe etnologjisë, si dhe do të ketë diskutime të ndryshme për çështje të rëndësishme e të veçanta të kërkimeve albanologjike. /Telegrafi/Katror.info

TAGGED:fjaloriJava e Albanologjiselajme të miraShqipjatop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova nikoqire për herë të 3-të e “Defender Europe 2025”, Islami: FSK drejt anëtarësimit në NATO
Artikulli i ardhshëm Jazz, balet e ekspozita – Propozimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

ATK regjistron rritje të qëndrueshme të të hyrave gjatë janarit–gusht 2025

12 Shikime
Lajme të mira

Visar Osmani, drejtori që e ktheu shkollën e fëmijërisë në histori suksesi

13 Shikime
Lajme të mira

Qyteti mesjetar i Sardës nxjerr dëshmi të reja për shqiptarët

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?