Pas suksesit dhe energjisë unike të edicionit të parë të Jam Session, Mitrovica International Jazz Days rikthehet me një tjetër edicion që solli më shumë se muzikë, shkruan Katror.info.
Në Europe House në veri të Mitrovicës, u mbajt një ngjarje tejet atraktive muzikore me qëllim ngjitjen në skenë të muzikantëve nga të dy anët e lumit Ibër për të ndarë pasionin e përbashkët për jazz muzikën.
Këtë herë, skena u ndez nga tre emra të mëdhenj të muzikës:
Përveçse një shfaqje artistike, “Jam Session 2” krijoi lidhje të reja miqësore e profesionale që shërbyen për të rikujtuar thelbin e muzikës – shprehjen personale dhe ndërlidhjen njerëzore.
Kjo mbrëmje ishte më shumë se një koncert – ishte një hapësirë për krijim, improvizim dhe lidhje mes njerëzve.
Mitrovica tregoi edhe një herë se muzika i tejkalon ndarjet. Dhe jazz-i, me gjithë spontanitetin e tij, mbetet një gjuhë universale që na bashkon./Katror.info