Më 5 qershor 1996, Shtetet e Bashkuara të Amerikës hapën zyrën e parë të Shërbimit të Informacionit Amerikan (U.S. Information Service) në Kosovë, që i parapriu një kapitull të ri bashkëpunimi mes Kosovës dhe SHBA-së.
Ambasada Amerikane ka kujtuar këtë ditë historike duke ftuar qytetarët që kanë qenë të pranishëm në atë ceremoni apo që e kujtojnë këtë ngjarje, të ndajnë historitë e tyre.
”Më 5 qershor 1996, Shtetet e Bashkuara hapën zyrën e parë të Shërbimit të Informacionit të SHBA-së në Kosovë. Midis viteve 1999 dhe 2008, Zyra e SHBA-së në Prishtinë shërbeu si misioni kryesor diplomatik i Shteteve të Bashkuara në Kosovë. 🇺🇸 🇽🇰
A e kujtoni këtë ditë apo a ishit të pranishëm në ceremoni? Ndani historinë tuaj me ne!”, ka shkruar Ambasada e Amerikës në Kosovë.
Ndër vite, mes viteve 1999 dhe 2008, Zyra e SHBA-së në Prishtinë shërbeu si misioni kryesor diplomatik amerikan në Kosovë. /Katror.info
Përgatiti:
