Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e mërkurë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona të vogla pritet të ketë riga të lehta shiu, por pa ndonjë ndikim të madh në motin e përgjithshëm, raporton Katror.info.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë mes 27 dhe 29 gradë. Ndërkohë, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, duke sjellë një ndjesi freskie në disa rajone.
IHK thekson se ky stabilitet i motit është i zakonshëm për këtë periudhë të vitit dhe nuk parashihen ndryshime të mëdha gjatë ditëve në vijim./Katror.info