Nisma e Papa Françeskut të ndjerë për ta shndërruar Vatikanin në një komb me energji të rinovueshme është realizuar. Vendi më i vogël në botë tani raportohet se të gjithë energjinë elektrike e merr nga dielli, shkruan PositiveNews, përcjell Katror.info.
Në vitin 2024, Papa Françesku urdhëroi një riorganizim thelbësor të infrastrukturës energjetike të shtetit, çka çoi në ndërtimin e një kompleksi të madh agrivoltaik pikërisht jashtë Romës, në tokën në pronësi të Vatikanit. Ky impiant inovativ kombinon prodhimin e energjisë diellore me bujqësinë.
Objekti tashmë është funksional dhe, sipas raporteve të mediave lokale, po plotëson plotësisht nevojat për energji elektrike të Vatikanit.
Nëse ky trend vazhdon, Vatikani do t’i bashkohet një liste në rritje të kombeve që funksionojnë me 100% energji të rinovueshme.
Një raport nga Universiteti Stanford në SHBA zbuloi se aktualisht gjashtë vende furnizohen ekskluzivisht nga burimet e rinovueshme: Shqipëria, Butani, Republika e Afrikës Qendrore, Lesoto, Nepali dhe Islanda./Katror.info