Dita e pare e turneut nderkombetar te pingpongut Prishtina Open 2025 kaloi në një ambient të bukur, të përgatitur teknikisht në nivel shumë të lartë me kolorit të pasur ngjyrash dhe koreografi çfarë i ka hije kryeqytetit.
Gjithçka kaloi mirë, andaj edhe më mirë pritet të jetë nesër kur në program janë garat për grup-moshat U13 dhe faza e grupeve për seniorët, ku pritet të ketë më shumë gjallëri edhe për shkak të masivitetit por edhe për shkak të entuziazmit e elanit rinor të pjesëmarrësve.
Ditën e parë të garave e hapën, grup-mosha U19 ku pati numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve. Te femrat kampione doli Spanau e Greqisë e cila e mundi Kontopolun po ashtu nga Greqia, e treta doli Lenë Osmani pas fitores ndaj Anisa Domanikut.

Te djemtë, kampion doli Max Radiwen nga Britania e Madhe, i cili në finale e mundi Muhamet Ali Atakulin e Turqisë. I treti doli Kosmas i Greqisë pas fitores ndaj Aron Konit të Shqipërisë.
Pas grup-moshës U19, veteranët, e mbyllën ditën e parë, së pari me ndeshjet e fazës së grupeve e pastaj me shortin final.
Në grup-moshën mbi 70 vjeç, i pari doli Sheshivar Veliu para Shaip Reqicës.
Në grup-moshën 65-69, Sheshivar Veliu ishte i pa konkurrencë edhe në grup-moshën më të re dhe me meritë doli i pari, para Remzi Shalës dhe Sadri Hulaj.
Feim Rama, doli i pari në grup-moshën 60-64, para Sadri Hulajt dhe Remzi Shalës. Ndeshje të forta u zhvilluan në grup-moshën 50-59, ku i pari doli Eroll Boshnjaku pasi në finale e mundi Alimemet Kaçanikun, Murat Kurtulush doli i treti. Konkurrenca më e fortë ishte në grup-moshën 40-49, ku vendin e parë e zuri Eli Baraty nga Britania e Madhe që në finale e mundi Murat Kurtulushin me 3:0, i treti doli Jeton Azizi.
Tri vendet e para për secilën kategori u shpërblyen me medalje e kupa, kurse kampionët me dhurata nga organizatoret.
Katror Media për të tretin vit me radhë Partner Medial i Prishtina Open duke dëshmuar seriozitet të plotë të bashkëpiunimit me Klubin e Pingpongut PriPing dhe gjithmonë afër ngjarjeve me karakter Ndërkombëtar dhe afër sportistëve tanë që shumë ju duhemi në promovimin e sukseseve të tyre të pa ndalshme 🙂 katror.info