Yje të njohur, politikanë dhe qytetarë të zakonshëm po i bashkohen thirrjeve për të vendosur një takë për ndotësit ndaj kompanive të karburanteve fosile, pasi një sondazh ndërkombëtar i ri zbulon mbështetje dërrmuese në të gjithë botën për këtë masë.
Sondazhi i realizuar në emër të Oxfam dhe Greenpeace, me mbi 15,000 pjesëmarrës nga 13 vende, tregoi se 81% e njerëzve besojnë se qeveritë duhet të taksojnë kompanitë e naftës, gazit dhe qymyrit për dëmet mjedisore që ato shkaktojnë – përfshirë zjarret në pyje, përmbytjet dhe thatësirat, shkruan Positive News, përcjell Katror.info.
Sipas Oxfam, një taksë e tillë mund të siguronte 400 miliardë dollarë (298 miliardë euro) në vit, të cilat mund të mbulojnë kostot vjetore të dëmeve klimatike në vendet në zhvillim.
Në përgjigje, Greenpeace ka nisur marrëveshjen Polluters Pay Pact, e cila është firmosur nga mbi 120,000 persona në MB, përfshirë aktorin dhe regjisorin Peter Capaldi.
“Është çmenduri e vërtetë që udhëheqësit botërorë nuk dinë si të mbulojnë dëmet nga përmbytjet, zjarret dhe tajfunet, ndërsa korporatat e naftës dhe gazit – që janë fajtorët kryesorë – po fitojnë miliarda,” tha Capaldi.
“Qeveritë duhet t’i marrin ato miliarda dhe t’i dërgojnë tek komunitetet që kanë nevojë – dhe të sjellin menjëherë një taksë për ndotësit.”/Katror.info