Më 29 qershor, me fillim nga ora 19:00, do të prezantohet “Operë në pesë akte”, një vepër artistike nga Petrit Halilaj, në ambientin e veçantë të Syriganës, shkruan Katror.info.
Për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndjekin këtë ngjarje kulturore dhe kanë nevojë për transport nga Prishtina, organizatorët kanë vënë në dispozicion dy autobusë. Nisja do të bëhet nga parkingu prapa Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në dy orare të ndryshme: në ora 17:00 dhe 17:30.
Kthimi nga Syrigana do të mundësohet po ashtu me autobusë, të cilët do të nisen në orën 23:00 dhe 00:00 (mesnatë). Transporti vajtje-ardhje kushton 6 euro dhe do të ofrohet nga kompania e udhëtimeve “BAJRIQI”.
Numri i vendeve në autobusë është i kufizuar dhe ato do të ndahen sipas parimit “kush vjen i pari, shërbehet i pari”./Katror.info