Në ndeshjen miqësore të fundit para nisjes së Kampionatit Evropian, përfaqësuesja e Zvicrës në futboll për femra triumfoi ndaj Republikës Çeke me rezultat 4-1, duke i dhënë fund një serie prej tetë ndeshjesh pa fitore në qytetin Winterthur.
Shqiptarja, Riola Xhemaili, shkëlqeu me një paraqitje të jashtëzakonshme – shënoi një gol dhe asistoi mjeshtërisht një tjetër.
Në minutën e 24-të, pas një aksioni të shpejtë të ndërtuar nga Nadine Riesen, topi përfundoi te Xhemaili, e cila realizoi golin e saj të 6-të me fanellën e Zvicrës.
Çekia barazoi pas tre minutash përmes Barbora Polcarova, e cila përfitoi nga një gabim në mbrojtjen zvicerane.
Megjithatë, përpara fundit të pjesës së parë, Zvicra riktheu epërsinë me një kombinim spektakolar: një asistim delikat nga Xhemaili çoi Reuteler përballë portës, duke e çuar rezultatin në 2-1.
Fitorja u vulos më pas me edhe dy gola në pjesën e dytë./Katror.info