Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo javë do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht me diell në të gjithë vendin.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 10 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 37 gradë, raporton Katror.info.
IHK u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, veçanërisht fëmijët, të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore. Erërat do të fryjnë me intensitet të lehtë deri mesatar nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi deri në 7 metra për sekondë.
Moti për këtë javë:
E hënë – Moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 33°C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.
E martë – Moti do të jetë me diell gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 14 dhe 17°C, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.
E mërkurë – Moti parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 16°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 29 deri 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.
E enjte – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, kurse maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja.
E premte – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18°C, ndërsa maksimalet e ditës nga 32 deri në 37°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi 1-7m/s