katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Dalja nga Kosova, në Merdar pritjet po zgjasin deri në 4 orë e gjysmë
    11 hours ago
    Si është situata me zjarret në Kosovë?
    11 hours ago
    Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
    13 hours ago
    50 autoblinda nga SHBA-ja, Ambasada: Po forcojmë kapacitetin mbrojtës të FSK-së
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Malisheva bëhet me shesh të ri
    13 hours ago
    Për herë të parë sot në Malishevë – Turneu 3×3 në sheshin qendror
    1 day ago
    Zbulimi mahnitës në Ulpianë – tregues i të kaluarës së përbashkët evropiane
    2 days ago
    FSK pajiset me autoblinda të reja nga SHBA-ja
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nga Beat letërsia te Rock and Roll: Si William S. Burroughs frymëzoi muzikën moderne
    1 day ago
    Kori “Siparantum” drejt Tajlandës me rrëfimin e historisë muzikore shqiptare
    1 day ago
    Dua Lipa bën yoga n’Ibiza – qe qysh po e feston 30-vjetorin
    1 day ago
    Besa Llugiqi në rolin e Violetës në shfaqjen operistike “La Traviata”
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    5 days ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    1 week ago
    Një ‘super-inteligjencë personale’ për të gjithë?
    2 weeks ago
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    3 days ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    3 days ago
    Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni sheqerin vetëm për dy javë?
    5 days ago
    11 Receta të shijshme me fara chia që duhet t’i provoni!
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Veriu që të rrëmben shpirtin: Bajram Curri dhe magjia e Valbonës
    4 days ago
    “Onufri” një nga destinacionet e preferuara nga turistët në Berat
    7 days ago
    Revista Britanike ‘Mirror’: Shqipëria, parajsa e fshehur e Evropës
    1 week ago
    Revista prestigjioze franceze e paraqet Shqipërinë si “yllin e ri të turizmit”
    3 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Shfaqje teatrale, diskutime feministe e yoga – Rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Shfaqje teatrale, diskutime feministe e yoga – Rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë

Last updated: 30/06/2025 10:40 AM
23 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcasts

Prej mesit të korrikut Kosova ndryshon. Ja nisin festivalet e mëdha, diaspora pushton rrugët dhe rrugicat, gjysa e shoqnisë na shkon nëpër pushime.

Zhegu i qershorit e korrikut po na përvëlon trupin, po edhe po na zgjon pak kurreshtjen m’u lidh me muzikën, artin, fjalën, trupin… dhe njani-tjetrin. Çka kemi këtë javë në Monday Marks?

Ngjarja kryesore osht hapja me 5 korrik e Autostrada Biennale n’Prizren, kurume nga Erzen Shkololli, me plot artista t’mira nga vendi dhe bota.

Mundesh me e lexu edhe…

Më 2 korrik, në AMC Hall, MC Kresha dhe Lyrical Son bashkë me Orkestrën Simfonike të Kosovës dhe dirigjentin Dzijan Emin, sjellin një koncert ku beati urban takohet me muzikën klasike. Dy ditë ma herët, më 30 qershor në Teatrin e Gjilanit, ngjitet në skenë komedia “Gënjeshtra” nga Florian Zeller, Në Tiranë, ndërkohë, në Galerinë e Artit osht çelë ekspozita “Ripërtëritje”, ku përmes veprave të Diana dhe Fatmir Mizirit, kurume nga Adela Demetja, eksplorohet trashëgimia poetike e objekteve, tekstileve dhe kohës që rrjedh; ndërsa sot më 30 qershor në COD Tiranë promovohet libri “Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit” nga Thomas Frashëri.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kthehemi në Prishtinë, më 3 korrik në Sekhmet Project Space, aktivistja Xheni Karaj vjen me një diskutim të hapun për politikat feministe queer. Për ata që dojnë me gjet qetësinë mes kësaj vale verore, Abbeyoga kthehet në Taukbahqe dhe Parkun e Qytetit me sesione joge në natyre.

Ndërsa për ata që dojnë m’u vesh me shije e m’u kanë pak playful Blushy Dee Blush në Prishtinë ofron vintage që të fton me lujt me features verore – prej korsetave te fundat, gjithçka me ngjyrë e personalitet.

Të dilleve, Lily’s në Pejton bashkë me byrektoren Destani sjellin jo brunch por burek, një meny që kalon përtej klisheve burekiste. Dhe për freski, provojeni limunadën e shpisë të gazume me levandë. E kena prova, jena kënaq.

Kënaquni edhe ju me Monday Marks. Mpuq.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me pa e me përjetu: Autostrada Biennale kurume nga Erzen Shkololli / Prizren

Ngjarja kryesore e artit kontemporan këtë vit n’Kosovë osht bienalja që mbahet në Prizren me titull Autostrada Biennale. Epiqendrën e ka në ish bazën ushtarake gjermane, por punimet janë të shpërndame gjithandej Prizrenit, në hamame, hapsina të hapuna e t’vjetra dhe shtëpi të vjetra. Sivjet osht edicion shumë i veçantë sepse kurator osht Erzen Shkololli, dhe puna në këtë ekspozitë masive si nga numri i artistëve ashtu edhe nga thellësia narrative, paraqet edhe një rikthim i artistit dhe kuratorit pejon pas viteve të udhëheqjes së Galerisë Kombëtare në Shqipni dhe kurimit jashtë vendit. S’po e zgasim shumë sepse Suzanne ka me mbulu këtë ngjarje me shkrime dhe foto-album enkas, në ndërkohe, për më shume info linkun e keni këtu.

Me dëgju: Red Bull Symphonic: MC Kresha & Lyrical son me simfoni / AMC Hall, Prishtinë

Një bashkëpunim i pazakontë po sjell një valë të re në skenën muzikore të Kosovës: Mc Kresha dhe Lyrical Son, së bashku me dirigjentin e mirënjohun Dzijan Emin dhe Orkestrën Simfonike të Kosovës, kanë mu ngjitë në skenën e AMC Hall për një koncert që sfidon kufijtë mes hip-hopit dhe muzikës klasike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ky nuk osht veç një koncert. Osht një udhëtim i ri tingujsh, një eksperiment i guximshëm artistik që premtton me pru emocion, befasi dhe një mënyrë të re për me përjetu muzikën e artistave që e kanë formësu një brez të tanë fansash. Në këtë natë, simfonia takohet me ritmin urban – dhe rezultati pritet mu kanë magjepsës. Ngjarja osht me 2 korrik, e për bileta, natyrisht i keni dostat tonë në Rave Travel!

Me pa: Premiera e shfaqjes “Gënjeshtra” nga Florian Zeller / Teatri i qytetit, Gjilan

Veç edhe dy ditë na ndajnë nga premiera e shfaqjes “Gënjeshtra” nga dramaturgu i njohun francez Florian Zeller, nën regjinë e Ekrem Sopit. Më 30 qershor, ora 20:00, Teatri i Gjilanit hap dyrt për një komedi elegante që zhbiron marrëdhaniet, dyshimet dhe të vërtetat që fshehen mas çdo buzëqeshjeje. Me një kast të shkëlqyshem: Gani Rrahmani, Qendresa Jashari, Alban Shahiqi dhe Safete Mustafa Baftiu, “Gënjeshtra” i fton shikusit të zbulojnë hijet që mesin mas një gënjeshtër e vogël, të qeshin me ironinë therëse të dialogjeve dhe të ndihen të tronditun nga sinqeriteti i heshtjeve. Repriza e shfaqjes jepet më 1 korrik, po në orën 20:00. Një komedi që ju shtin me mendu: a osht gënjeshtra shpesh ma e butë se e vërteta?

Me pa: Ekspozita e Diana dhe Fatmir Miziri / Galeria e qytetit, Tiranë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Galeria e Artit Tiranë tashmë e ka çel ekspozitën “Ripërtëritje”, kurume nga Adela Demetja, në bashkëpunim me Tirana Art Lab. Kjo ekspozitë shënon një rikthim të fuqishëm të dialogut krijus midis Diana dhe Fatmir Mizirit, një dyshe që ka lanë gjurmë të thella në historinë e artit bashkëkohor shqiptar.

Diana e ndjerë (1951–2005) dhe Fatmir Miziri, pionierë të arteve të aplikume në Shqipëri, eksplorojnë përmes veprave të tyre dimensionin poetik të materialit dhe objektit. Ekspozita përfshin tekstile delikate të krijume nga Diana Miziri gjatë viteve ’90 dhe objekte të përzgjedhuna nga cikli i gjatë krijues i Fatmir Mizirit, nga 1995 e deri më sot. “Ripërtëritje” mbetet e hapun deri më 10 korrik dhe ju fton me reflektu mbi trashëgiminë, transformimin dhe ndërlidhjen e të kalumes me të tashmen.

Me fol: Bisedë me Xheni Karajn për politikën feministe queer / Project space Sekhmet, Prishtinë

Shumëkush e sheh feminizmin si lëvizje që organizohet mbi çashtjen gjinore përmes prizmit të gruas, ndërsa atë queer si lëvizje që ma shumë merret me seksualitetin. Kolektivi për mendim dhe veprim feminist e ka ftu Xheni Karajt, aktiviste feministe queer nga Shqipnia, me diskutu për kontributet dhe jetët radikale të shumë prej feministeve/ëve queer përgjatë historisë që e kanë sfidu këtë kategorizim, tu i refuzu ndasitë dhe tu i pa këto dy pozicione të ndërthuruna me njana-tjetrën rreth një projekti të përbashkët -çlirimin e të gjithave/ëve nga çdo sistem shtypës. Kjo osht edhe baza e diskutimit që organizohet në Project Space Sekhmet, të ejten me 3 korrik.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me ushtru & qetësu: Yoga në natyrë / Taukbashçe, Prishtinë

Me ardhjen e verës, Abbeyoga rikthehet në Kosovë me pru pak qetësi dhe energji pozitive përmes sesioneve të saj të njohuna të jogës në natyrë. Këtë sezon, yoga sesionet po mbahen në hapsinën e gjelbërt të Parkut të Qytetit dhe në Tauk Bahqe, tu ofru një përvojë rigjeneruese për të gjithë. Programi veror i Abbeyoga osht i hapur për të gjitha moshat, gjinitë dhe nivelet e përvojës. Çdo sesion përfshin meditime, ushtrime të frymëmarrjes (pranayama) dhe poza jogike (asanas), të dizajnume me përkushtim dhe dashni për me ndihmu përmirësimin e shëndetit dhe cilësisë së jetës. Në thelb të programit qëndron Hatha Yoga, me grupe mikse dhe një qasje të hapun e gjithëpërfshirëse. Sesionet janë të marteve dhe ejteve e detajet i gjeni në këtë link.

Me lexu: Promovimi i librit “Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit” nga Thomas Frashëri / COD, Tiranë

Thomas Frashëri e mban mbiemnin e famshëm shqiptar, por për nga arsimimi e përvoja e punës, ma afër i ka qëndru diplomacisë e administratës shtetnore. Tash Thomasi po vjen me një libër të ri që pikënisje e ka stemën e njohun të Karl Topisë të shekulli XIV dhe synon me gjurmu e zbërthy momente të randësishme të Mesjetës në Arbëri dhe vijat komunikuse nga Franca e Napoli e deri te Hungaria, Roma e Konstandinopoja. Libri “Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit” i Thomas Frashëri, botim i “Onufrit” prezantohet të hanën me 30 qershor, në qendrën COD në Tiranë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me vesh: Tesha vintage nga Blushy Dee Blush / Prishtinë

Na në Suzanne i dojmë shumë teshat e dashtuna ma heret nga vintage shitoret e Kosovës. Një faqe e tillë me plot sende osht Blushy Dee Blush e themelume nga Andra dhe Viola. Ka ardhë tash vera kah dera, edhe ju mundeni me hy n’dyer të kllabave, plazhave, festivaleve e negate me funda lozonjar, korseta sexy, topa tërheqës, e plot sende tjera që pronaret e BDB i përzgjedhin me shije. Kqyreni linkun se diçka keni me gjetë 100%.

Me hangër: “Jo brunch po burek” / Lily’s Pejton, Prishtinë

Brunchi osht i mirë të dilleve, po Lily’s në Pejton thotë qe bureku osht edhe ma i mirë. Kështu që çdo të dille Lily’s bashkë me byrektorën e famshme urbane Destani, sjellin kombinime burekash me shije të ndryshme, jo veç mish ose djath po edhe përmbajtje që mbushin petët e brumit në krejt Ballkanin, prej kërpurdhave e deri te pula me curry. Neve na pëlqen shumë një burek me mish pule, mollë e rush të thatë që pregaditet në Trandafilin Mistik, te laguna e Lezhës, pregaditun prej Diellës – qe një propozim i joni për Lily’s dhe Destanin për të dillen e ardhshme./Katror.info

Marrë nga Suzanne Podcast.

TAGGED:aktivitetet veroreAutostrada Bienalediskutime feministeKatrori ytmuzikSuzanne Podcasttophome1Yoga

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Holanda investon 70 milionë euro në ndërtimin e fabrikës së Inteligjencës Artificiale
Artikulli i ardhshëm “Gënjeshtra” e Florian Zeller, premierë sonte në Teatrin e Gjilanit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Katrori YT

Jazz, aktivizëm, vallëzim e lexime – rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë!

20 Shikime
Katrori YT

Jazz, grafite, lexime e instalacione – Rekomandimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

18 Shikime
Katrori YT

Sunny Hill, opera, lexime e aktivizëm feminist – Rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë!

13 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?