Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, sot e nesër në Shkup zhvillon biseda me udhëheqësit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për përshpejtimin e zbatimit të Planit evropian të Rritjes.
Komisioni Evropian njoftoi se komisarja dhe udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut e Serbia, do të përqendrohen në reformat kyçe për ta zhbllokuar ndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes.
Gjatë takimit dyditor, Komisioni Evropian do të propozojë një paketë të investimeve në vlerë prej 87.7 milionë eurosh nën Kornizën ekzistuese të Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), e cila pritet të tërheqë pothuajse gjysmë miliardi euro në investime private për projekte të energjisë së pastër në mbarë rajonin”, thuhet në njoftim e KE-së./RTK/Katror.info