Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Zubin Potok do të mbahet ceremonia solemne e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e stacionit të ri policor.
Ky investim është pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar sigurinë dhe praninë policore në këtë rajon.
“Ky stacion policor do të forcojë prezencën e Policisë në Zubin Potok dhe do të përmirësojë sigurinë për qytetarët,” thuhet ne njoftim./Katror.info