(E përditësuar)Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit që ka pasur me presidenten Vjosa Osmani.
Krasniqi para mediave ka thënë se PDK është e gatshme ta luajë rolin e saj në zgjidhjen e krizës politike, transmeton Telegrafi.
“Edhe në këtë takim e rikonfirmova qëndrimin e PDK-së për të luajtur rolin tonë në zgjidhjen e krizës politike, sidomos edhe tash që e kemi qartësimin nga Gjykata Kushtetuese, e cila i ka bërë të qartë rolet e secilit, në radhë të parë të koalicionit që ka dalë i pari në zgjedhje, ku e ka detyruar përveç tjerash edhe për gjetjen e kompromisit”, ka pohuar Krasniqi.
Kreu i PDK-së, tha që shpreson që konsultat me presidenten të jenë në funksion të gjetjes së një rrugëdaljes.
Ai potencoi se Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë se nuk mund të ndryshohet mënyra e votimi gjatë nisjes së procesit.
Krasniqi po ashtu kërkoi nga LVV që votimi të jetë i hapur dhe të sjellë një propozim tjetër për kryeparlamentar që do të mund ta merr shumicën.
Përfundon takimi Osmani – Krasniqi
Krasniqi flet pas takimit me Osmanin, kërkon që LVV ta ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar dhe votimi të jetë i hapur
(E përditësuar) Ka përfunduar takimi ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi.
Pas takimit ende nuk ka pasur ndonjë deklarim për media.
Pas Kurtit, Osmani nis takimin me Krasniqin
Pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani ka nisur tashmë takimin me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.
Osmani do të takojë liderët e partive politike, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e situatës.
Kuvendi ka mbetur pa u konstituar tash e pesë muaj. LVV ka propozuar Albulena Haxhiun për kryearparlamentare, por që subjektet politike, PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë. /Katror.info
Përgatiti:
