Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministren e Mbrojtjes së Luksemburgut, Yuriko Backes, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë në kuadër të angazhimeve të vendit të saj në kuadër të forcave të NATO-s, shkruan Katror.info
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e sigurisë dhe mbështetjen që Luksemburgu dhe vendet partnere të Beneluksit po i ofrojnë misionit të KFOR-it në Kosovë. Presidentja Osmani ka vlerësuar lart rolin e Luksemburgut si pjesë e aleancës së NATO-s dhe kontributin e vazhdueshëm për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Ministrja Backes kishte marrë pjesë më 1 prill 2025 në ceremoninë e nisjes së detashmentit të përbashkët Beneluks (Luksemburg, Belgjikë dhe Holandë), i cili është vendosur në Kosovë për të kontribuar në misionin paqeruajtës të KFOR-it./Katror.info