Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë, duke theksuar lidhjen e veçantë mes dy popujve.
Në një postim në Facebook, presidentja Osmani shkroi:
“Nga populli më pro-amerikan në botë: Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”
Urimi i saj vjen si shprehje mirënjohjeje për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe forcimit të demokracisë.
Kosova tradicionalisht ka festuar përkrah SHBA-së këtë ditë historike, duke e konsideruar Amerikën një aleat të pazëvendësueshëm në rrugën e saj drejt pavarësisë dhe zhvillimit./Katror.info