katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    7 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    7 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    7 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    16 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    16 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    16 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    16 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    13 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    16 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Hip-Hop me orkestër në tjetër dimension me këngët e MC Kreshës dhe Lyrical Son
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Hip-Hop me orkestër në tjetër dimension me këngët e MC Kreshës dhe Lyrical Son

Last updated: 04/07/2025 10:26 AM
156 Shikime
Shpërndaje
Foto: KOHA
  1. katror.info>
  2. People>
  3. Hip-Hop me orkestër në tjetër dimension me këngët e MC Kreshës dhe Lyrical Son

Nata që përherë do të kujtohet si ndër më të rrallat në skenën muzikore të Prishtinës ka ndërthurur tingujt e hip-hopit me ata të muzikës klasike në mënyrë madhështore. Ambienti në periferi të kryeqytetit, që ka shërbyer si sallë e këtij koncerti, të mërkurën mbrëma është mbushur me mijëra duar që janë ngritur me ritmin e gjallë të muzikës. E organizuar nga “Red Bull Kosova”, e kuruar nga “Sose Entertaiment” në skenën e veshur me ndriçime të larmishme dhe me një sfond simfonik të fuqishëm, kanë dalë ikonat e hip-hopit kosovar: MC Kresha dhe Lyrical Son. Por këtë herë, jo vetëm me beat-et që janë dëgjuar gjithmonë, por të mbështetur nga një orkestër e plotë simfonike, një riaranzhim që i ka dhënë një dimension të ri çdo vargu dhe çdo rime.

E gjithë skena është dukur si një udhëtim në një univers tjetër. “Red Bull Symphonic” nuk ka qenë thjesht një koncert, ka qenë një eksperiment artistik që çan kufijtë mes zhanreve dhe bashkon dy botë të ndryshme muzikore në një formë të vetme unike dhe të paharrueshme. Nën drejtimin artistik të Dzijan Emin, dirigjentit maqedonas me famë ndërkombëtare, tingujt e violinave, trumbetave dhe perkusioneve klasike janë shkrirë me beat-et urbane dhe tekstet e drejtpërdrejta të MC Kreshës dhe Lyrical Son. Çdo këngë ka tingëlluar ndryshe, por prapëseprapë e njohur, një ndjesi që rrallëherë ndodh në koncerte.

Dzijan Emin, një emër që ka performuar me orkestrat më të mëdha në botë dhe në Prishtinë, ka përçuar jo vetëm ekspertizën e tij muzikore, por edhe një vizion: që muzika klasike dhe ajo urbane jo vetëm që mund të bashkëjetojnë, por edhe të lulëzojnë bashkë. MC Kresha, i lindur në Mitrovicë, me një karrierë që shtrihet për më shumë se dy dekada, ka përçuar nëpërmjet vargjeve të tij një emocion të fortë që e ka ndier e gjithë audienca. Nga “Lej flleshat” e deri te projektet më të reja, gjithçka është interpretuar ndryshe, me një solemnitet që vetëm një orkestër simfonike mund t’ia japë. Krah tij, Lyrical Son, artisti i Prishtinës që gjithmonë ka spikatur për rrjedhën e pastër dhe inteligjencën letrare të teksteve të tij, i ka dhënë skenës një frymë të re, një urtësi që ka rezonuar me çdo notë të interpretimit.

Mundesh me e lexu edhe...

“Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60

Një pjesë e veçantë e koncertit ka qenë edhe prania e mysafirëve specialë. Shpat Deda, me zërin e tij të ndjeshëm dhe thellësinë emocionale që ai përcjell, ka sjellë një balancë mes forcës së hip-hopit dhe delikatesës së melodive, ndërsa reperi Lluni, pjesë e labelit PINT, ka shtuar energji të pastër me stilin e tij unik dhe flow-in e fuqishëm. Në fund, atyre u është bashkuar edhe Nuke, që është gjithashtu pjesë e labelit “Pint”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Bashkë me Orkestrën Simfonike, pjesë e ansamblit kanë qenë edhe tre vokalistë mbështetës: Erletë Rexhepi, Etrit Nura dhe Margareta Shabani, të cilët janë angazhuar nga “RedBull Kosova”. Ata kanë treguar se janë “me fat që janë pjesë në këtë projekt madhështor”.

“Këtë bashkëpunim na ka mundësuar ‘RedBulli’, e unë si pjesë e ansamblit kam pasur fatin të jem në këtë projekt kaq madhështor. ‘RedBull Symphonic’ mbahet edhe në vende të tjera të botës e sot është mbajtur për herë të parë edhe në Kosovë dhe ka qenë një organizim fantastik”, ka thënë vokalistja Erletë Rexhepi, në një përgjigje për KOHËN. Artistët i ka konsideruar bashkëpunues dhe të sjellshëm, teksa ka treguar se gjatë provave kanë pasur komunikim të mirë edhe me dirigjentin.
“Publikut i ka pëlqyer shumë kombinimi i muzikës klasike orkestrale me hip-hop dhe e kanë pritur shumë mirë. Ne kemi kaluar shumë mirë me Mc Kreshën edhe Lyrical Son gjatë përgatitjes së koncertit… shumë artistë bashkëpunues dhe të sjellshëm, po ashtu edhe dirigjenti ka qenë shumë pozitiv gjatë gjithë kohës, gjë që na ka bërë ta shijojmë performancën në maksimum”, ka shtuar ajo.
Por ajo që e ka bërë vërtet këtë natë të paharrueshme, ka qenë përvoja kolektive që ka krijuar. ”Red Bull Symphonic” ka sjellë për publikun një koncert që ka rezultuar të jetë njëkohësisht një spektakël vizual, një ngjarje kulturore dhe një festë emocionale. Për më shumë se një orë e gjysmë, publiku nuk ka qenë vetëm spektator, por edhe pjesë e përjetimit.

“Ishte eksperiencë me të vërtetë unike dhe ndryshe prej koncerteve të zakonshme. Atmosfera ishte elektrizuese. ‘AMC Hall’ i ofron kushtet e nevojshme për këso organizimesh, por prapëseprapë mendoj se kemi nevojë për salla të tilla më afër qytetit të Prishtinës. Muzikën hip-hop po e dëgjojmë rrallë e më rrallë live nëpër koncertet shqiptare, andaj e vlerësoj shumë përkushtimin e artistëve dhe orkestrës që ofruan një spektakël të tillë, i gjithi live”, ka treguar përshtypjet e veta nga syri i publikut Viktor Ahmeti.

Organizim më i shpeshtë i këtyre ngjarjeve është kërkuar nga publiku, nën arsyen se dallohen elemente autentike.

“Përvoja ime në ‘Red Bull Symphonic’ ka qenë fantastike. Organizimi i ngjarjes, performuesit dhe orkestra kanë qenë në nivel superior. Një format unik me orkestër, i cili duhet të organizohet e promovohet më shpesh, për shkak të elementeve autentike të saj”, ka thënë për KOHËN, Pylljon Nura.
Ky koncert ka qenë dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit, kur dy zhanre që duken të papajtueshme, si hip-hopi dhe muzika klasike, takohen në mënyrën e duhur, krijojnë diçka që shkon përtej muzikës, krijojnë histori. “Red Bull Symphonic”, përmes zërave të MC Kreshës dhe Lyrical Sonit, dhe orkestrës së drejtuar nga Dzijan Emin, ka bërë që mbrëmja e Prishtinës të tingëllojë më ndryshe se kurrë më parë. Të rinjtë kanë kërcyer, derisa muzika ka folur në një gjuhë që të gjithë e kanë kuptuar./KOHA/Katror.info

TAGGED:HiphopKreshaLyrical SonMc kreshaorkestrapeopleSimfonia

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Osmani uron SHBA-në: “Nga populli më pro-amerikan në botë, Gëzuar 4 Korrikun!”
Artikulli i ardhshëm Nis lirimi i hapësirave publike të uzurpuara nga parkingjet pa leje në Kryeqytet

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”

19 Shikime
LajmePeople

Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin

55 Shikime
People

Suedia, superfuqia e fshehtë në botën muzikore

321 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?