katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    6 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    6 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    6 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    15 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    15 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    15 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    16 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    12 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    16 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kori ‘Siparantum’ i sjell Kosovës medalje të argjendtë nga Danimarka
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Kori ‘Siparantum’ i sjell Kosovës medalje të argjendtë nga Danimarka

Last updated: 08/07/2025 8:14 AM
79 Shikime
Shpërndaje
Foto: Siparantum Choir
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Kori ‘Siparantum’ i sjell Kosovës medalje të argjendtë nga Danimarka

Kori “Siparantum” asnjëherë nuk kthehet duarthatë nga garat. E kësisoj edhe kësaj here nga Danimarka vjen me Medaljen e Argjendtë në “Grand Prix of Nations” në kuadër të Lojërave Evropiane të Korit, që janë mbajtur në qytetin norvegjez Aarhus. Midis 130 koreve me rreth gjashtë mijë pjesëmarrës nga 35 vende, “Siparantum” në kategorinë ku ishte në konkurrencë ia ka dalë të jetë i argjendtë

Çmimet janë bërë të zakonshme për korin “Siparantum” nga Peja. Secili është një sukses i radhës për formacionin vokal, por edhe për vendin. Me këtë del fitimtar edhe shteti dhe kultura muzikore shqiptare që promovohet në skenat më të mëdha të muzikës. “Siparantumi” asnjëherë nuk kthehet duarthatë e kësisoj edhe kësaj here nga Danimarka vjen me Medaljen e Argjendtë në “Grand Prix of Nations” në kuadër të Lojërave Evropiane të Korit, që janë mbajtur në qytetin norvegjez Aarhus.

Midis 130 koreve me rreth gjashtë mijë pjesëmarrës nga 35 vende, “Siparantum” ia ka dalë goxha mirë të renditet në listën e garës.

Foto: Siparantum Choir

Në ngjarjen që u mbajt prej 28 qershorit deri më 6 korrik, shteti i Kosovës u prezantua jo veç si pjesëmarrës, por edhe si zë i fuqishëm artistik duke përfaqësuar trashëgiminë e pasur kulturore dhe potencialin muzikor në skenën ndërkombëtare.

Mundesh me e lexu edhe...

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

“Siparantum” është paraqitur para publikut nordik me dy koncerte. Në atë në të cilin ka qenë në garë në kategorinë “Chamber Choir”, ku paraqiten vetëm ansamblet më të mira ndërkombëtare, kori nga Kosova ka interpretuar veprën “Me nji lule” të kompozitorit Memli Kelmendi, i cili edhe e ka drejtuar interpretimin. Ka jehuar pasditen e 5 korrikut në “Lille Sal”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjithashtu kori në kuadër të programit garues ka interpretuar edhe veprat “Before the coming of the night” të Jan Van der Roost, “Mironczarnia” të Jakub Neske dhe veprën “Nyon Nyon” të Jake Runestad. Në këtë kategori qenë 11 kore, “Siparantum” u radhit i dyti ndër të argjendtit me 78.94 pikë. I pari ndër të artit, në këtë kategori ka dalë kori bullgar “Ohana me 92.88. 

Juria ka qenë në përbërje prej muzikantëve danezë, si: Christian Fris-Ronsfeld, Maegrethe Debel Christensen dhe Steen Lindholm, ajo suedeze Helene Stureborg, turkja Başak Doğan, ai italian Giovanni Acciai, si dhe hungarezja Katalin Kiss.

Nga “Siparantum” shprehen se koncerti ka qenë dëshmi e përkushtimit të lartë artistik, precizitetit teknik dhe thellësisë interpretuese. Në mungesë të buxhetit, “Siparantum” ka marrë rrugë për në qytetin e dytë më të madh norvegjez me më pak se gjysmën e anëtarëve që posedon. Kanë qenë 24 anëtarë nga 50 sa ka gjithsej kori.

Dirigjenti e drejtuesi artistik i korit “Siparantum”, Memli Kelmendi, ka thënë se janë mësuar të interpretojnë si kor voluminoz dhe se kësaj here ka qenë më sfiduese puna sa i përket formacionit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Jemi munduar ta bëjmë më të mirën dhe kjo medalje është storie suksesi që e kemi përbrenda potencialit tonë. Ky është çmimi i 19-të i korit “Siparantum” dhe është shteti i 18-të që po e prekim. Uroj që ky do të jetë vetëdijesim për të tjerët që investimi në kulturë në asnjë moment nuk është i gabueshëm, sepse Kosova ka një potencial fantastik dhe të jashtëzakonshëm për ta promovuar kulturën tonë dhe këtë po e arrin. Arrijmë të jemi të barabartë me shtetet e tjera, të cilat nuk i kanë pasur sfidat tona dhe sigurisht se kanë traditë më të madhe kulturore”, ka thënë Kelmendi për KOHËN.

Pos këtij koncerti, “Siparantum” më 5 korrik u bë pjesë e koncertit me titull “Nordic Night” së bashku me korin danez “CÆCILIAKORET”, nën drejtimin e dirigjentit Michael Deltchev. Kori nga Peja interpretoi repertorin me vepra të stileve të ndryshme, me theks në veprat e kompozitorëve shqiptarë.

“Mbrëmja e përbashkët me korin danez në kuadër të koncertit ‘Nordic Nights’ ka qenë një prej paraqitjeve tona më të bukura mbase që i kemi pasur ndër vite. Me theks të veçantë vlerësoj paraqitjen e veprave të kompozitorëve shqiptarë”, ka konsideruar Kelmendi.

Ka thënë se janë përcjellë emocione tejet të bukura e të thella për çka, siç Kelmendi ka treguar, publiku është ngritur disa herë në këmbë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Një pjesë e publikut madje ka filluar të qajë me performancën që kemi pasur në këtë koncert të jashtëzakonshëm. E rëndësishme për ne është që po arrijmë të dëshmojmë potencialin dhe të promovojmë vlerat tona kombëtare në arenën ndërkombëtare në skena dhe koncerte të ndryshme botërore. Aq më bukur kur ndërlidhet muzika jonë me atë botërore. Besoj se kjo e fuqizon edhe më shumë potencialin që ne e kemi si shoqëri”, ka thënë Kelmendi.

Në kishën “Vor Frue Kirke” ka sjellë vepra si ajo tradicionale jugafrikane “Ukuthula” me soliste Dea Musliun, gjithashtu edhe këngën tjetër jugafrikane “Tshosholoza” me solist Leon Shehun.

Në këngën arbëreshe “Kopilje moj kopilje” e aranzhuar nga Kelmendi soliste ka qenë sopranoja Elona Alshiqi, përderisa është përcjellë nga Dior Morina me klarinetë e Denita Dedushaj në piano. Janë interpretuar edhe veprat “Pax” e Kelmendit, ajo afrikane e amerikane “Down in the river to pray”, “Ecce Novum” e Ola Gjeilo, kënga tradicionale “Moj e bukura more”, ajo tradicionale nga Ekuadori “Apamuy Shungo”, “Fire” nga Katerina Gimon, si dhe “Ave maris stella” nga Edvard Grieg.

FOTO: Siparantum Choir

Ngjarja, nga prezantimi në ueb-faqen e tyre, shkruhet se njihet si version kontinental evropian i Lojërave Botërore të Korit.

“…një festë madhështore e muzikës korale, ku zëra harmonikë dhe melodi të gëzueshme mbushin ajrin. Ndërsa Danimarka renditet me krenari midis vendeve më të lumtura në botë, ndieni frymën ngritëse dhe e përqafoni traditën e pasur të koreve të vlerësuara ndërkombëtarisht”, shkruhet aty.

Suksesi në “Grand Prix of Nations” vlerësohet si sukses i rëndësishëm në udhëtimin artistik të “Siparantum” dhe si frymëzim për brezat e ardhshëm.  

TAGGED:Aarhusarti shqiptarDanimarkëfestivali koralGrand Prix of Nationskoncert ndërkombëtarkor profesionalkor shqiptarkore evropianeKosovëkulturë kosovareLajme te miraLojërat Evropiane të Koritmedalje argjendiMemli Kelmendimuzikë koralePejapërfaqësim ndërkombëtarpromovimi i kulturësSiparantumsuksesi ndërkombëtartopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova hap thirrjen për filmin përfaqësues në Oscars 2025
Artikulli i ardhshëm Avokatja e re nga Kosova finaliste në garën prestigjioze evropiane

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

29 Shikime
Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

5 Shikime
Lajme

Nesër seanca konstituive e Kuvendit

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?