Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin maj 2025, nga të cilat rezulton se më shumë vizitorë ka pasur në hotele për muajin maj të këtij viti sesa një vit më parë.
“Në maj 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 61 931, prej tyre 39,7%, ishin vendorë dhe 60,2% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin maj të vitit 2024 (sa ishin 51 568 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 20,1%”, thotë ASK-ja.
Sipas ASK-së numri i net-qëndrimeve ishte 144 265, prej tyre 50,1% nga vendorët dhe 49,8% nga të huajt.
Ndërkaq për numrin e vizitorëve të brendshëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele, sipas rajoneve. “Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës me 8 451 vizitorë dhe me 31 137 net-qëndrime”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Maj 2024) ka rritje të vizitorëve për 19,3%. Në total, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj”, njofton ASK.
Po ashtu ASK njofton për numrin e vizitorëve te jashtëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele, sipas shteteve prej nga vijnë.
“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Maj 2024) ka rritje të vizitorëve për 19,3%. Në total, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj”, njofton ASK./RTK/Katror.info