Këngëtari i njohur Genc Salihu ka publikuar sot këngën e tij më të re, me titull ‘Sevap City Blue’.
Ky projekt përfaqëson një kombinim të veçantë mes tekstit dhe muzikës origjinale, të krijuara nga vetë artisti, duke ofruar një përvojë muzikore mbresëlënëse.
Prodhimi muzikor është realizuar nga Florent Boshnjaku, ndërsa në interpretimin instrumental kanë kontribuuar Visar Kuçi në bas, Adi Imeri në kitarë, Rick Basset në piano dhe Nesim Maxhuni në bateri.
Videoklipi i këngës është realizuar nga regjisori Matko Bulent, me punën artistike të regjisor fotografisë Artan Zogjiani dhe montazh nga Kreshnik Shala Kiqa, duke ofruar kështu një dimension vizual të fortë dhe të kujdesshëm që pasqyron ndjenjat dhe tematika e këngës.
Kënga është tashmë e disponueshme në platformat digjitale dhe videoklipi mund të ndiqet në kanalin zyrtar të Genc Salihut në YouTube. /Katror.info
Përgatiti:
