katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Ndihmëssekretari amerikan viziton Kosovën, pritet takime me liderët
    7 hours ago
    Osmani: SHBA e përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB
    7 hours ago
    Kosova dhe BE-ja diskutojnë përparimet dhe sfidat në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit
    12 hours ago
    Moti për vikend në Kosovë e Shqipëri, kthehen temperaturat e larta
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
    11 hours ago
    Më 23 korrik kthehet edicioni i 5-të i RLIOF
    11 hours ago
    Kosova dhe Shqipëria takohen për hartimin e planit të përbashkët 2025-2028
    12 hours ago
    ‘Sofra Pejane’ prezanton vlerat muzikore shqiptare në televizionin shtetëror franko-gjerman “ARTE”
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Paul McCartney rikthehet në skenë me një turne të ri
    1 day ago
    Jeta Zeka dhe Zyrije Pireva përfaqësojnë Kosovën në Samitin Evropian të Basketbollit për Vajza
    1 day ago
    Justin Bieber rikthehet me albumin “SWAG” — më i errët, më i ndjeshëm, më ndryshe
    1 day ago
    Hawolf rikthehet me këngën e re “Gjatë t’kom pritë”
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    5 hours ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    6 days ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 days ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    3 days ago
    Përfitimet kryesore shëndetësore të avokados!
    3 days ago
    Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Teatri La Scala prezanton kod të ri veshjeje – Ja çfarë lejohet sipas rregullave të reja
    1 day ago
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    3 days ago
    Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…
    3 days ago
    Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kulturë, përfaqësim dhe sport – 5 lajmet e mira për këtë javë – #Edicioni 22
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraNewsletter

Kulturë, përfaqësim dhe sport – 5 lajmet e mira për këtë javë – #Edicioni 22

Last updated: 12/07/2025 9:44 AM
23 Shikime
Shpërndaje
FOTO: KATROR MEDIA
Mirë se vini në edicionin e 22-të të “5 Good News”!
Korriku ka hyrë me një valë energjie pozitive (kuptohet, jo në politikë 🙂 ).
Nga ngjarjet kulturore që ruajnë identitetin dhe pasurojnë shpirtin, te iniciativat që ndryshojnë mënyrën se si mësojmë dhe informohemi; nga talentet e reja që po shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare, te përparimet në shëndetësi dhe digjitalizim – Kosova po tregon se ka forca të pashfrytëzuara që duhen parë, dëgjuar dhe mbështetur.
Në këtë edicion, do të gjeni pesë nga këto lajme të mira.
Le t’i zbulojmë së bashku!
Lajmi më i mirë që ka qëndruar në kutinë tonë këtë javë:

Edicioni jubilar i EtnoFest-it: 15 vjet festë e identitetit në Kukaj!

Në fshatin malor të Kukajt, larg zhurmës së qytetit dhe afër rrënjëve kulturore, po mbahet edicioni i 15-të i EtnoFest-it – një nga festivalet më autentike në Kosovë, që sivjet feston 15 vite jetë dhe veprimtari nën moton “Identiteti”.
Edhe pse rruga për në Kukaj mbetet sfiduese, ajo nuk e ndal hovin e artdashësve që çdo korrik kthehen aty për të përjetuar një ngjarje të veçantë kulturore. Për 11 ditë me radhë, EtnoFest po sjell një mozaik emocionesh: teatër, muzikë live, ekspozita arti, punime artizanale dhe ushqime tradicionale që ruajnë shijen e hershme të vendit.
FOTO: KATROR MEDIA
Regjisori Fadil Hysaj, themelues i festivalit, thotë se ky rrugëtim 15-vjeçar nuk është ndërtuar vetëm nga organizatorët, por nga pasioni i publikut që ka rikthyer lidhjen me të kaluarën përmes artit.
FOTO: KATROR MEDIA
EtnoFest këtë vit vjen me një risi: after-party çdo natë me këngëtarë e DJ të ndryshëm, dhe për herë të parë, programi zgjat 11 ditë, më i gjati ndonjëherë. Drejtoresha e Kulturës në Prishtinë e cilëson festivalin si një prej projekteve më të rëndësishme që i kontribuon decentralizimit kulturor dhe një hapësirë unike për shprehje artistike.
FOTO: KATROR MEDIA
Rikthimi i regjisores Iliriana Arifi me shfaqjen që kishte hapur EtnoTeatrin në vitin 2010, si dhe ekspozita “Ridimensionime” nga artisti Gëzim Muriqi janë disa nga momentet që e bëjnë këtë edicion edhe më emocional e domethënës.
FOTO: KATROR MEDIA
Festivali do të zgjasë deri më 20 korrik, duke dëshmuar se identiteti nuk është vetëm kujtim – por një përjetim i përbashkët që jeton nëpërmes artit, natyrës dhe komunitetit.

Arnisa Osmani – kurajo, mision dhe shpresë për gratë që përballen me kancerin <3!

Në moshën 40-vjeçare, ajo u diagnostikua me kancer të gjirit, por nga kjo përvojë doli më e fortë – dhe më e përkushtuar për t’i ndihmuar të tjerët.
Sot, Arnisa jo vetëm që e ka mposhtur sëmundjen, por ka themeluar edhe shoqatën “Have Hope”, një hapësirë mbështetëse për gratë që përballen me të njëjtin realitet. Përkrah kësaj nisme, ajo përfundoi edhe studimet në psikologji, për të qenë më afër atyre që kanë nevojë për kurajo, dëgjim dhe shpresë.
FOTO: KATROR MEDIA
Në një rrëfim të hapur për Katror.info, Arnisa ndau me sinqeritet momentet e vështira, por edhe fuqinë transformuese që mund të lindë nga dhimbja, nëse i japim drejtim dhe kuptim.
Arnisa është një nga ata njerëz që na kujton se fuqia e vërtetë vjen nga brenda – dhe se mirësia, solidariteti e ndjeshmëria janë po aq të shërueshme sa çdo ilaç.

Lexoni storien e plotë dhe frymëzohuni nga një grua që ktheu sfidën në mision: Shfleto historinë e plotë këtu!

Kinemaja nën yje rikthehet me emocion: PriGlobal nis edicionin e tretë në Prishtinë!

Këtë javë, kultura dhe filmi ndërkombëtar kanë zënë vend në zemër të kryeqytetit. Në hapësirën e jashtme të ‘EDHE’ në Prishtinë, nisi edicioni i tretë i PriGlobal – java e filmit artistik ndërkombëtar, pjesë e programit të PriFest.
Netët e ngrohta të korrikut u çelën me filmin ‘Pinksterprins’ nga Holanda – një rrëfim personal dhe thellësisht emocional mbi identitetin dhe fenë, që ngjalli diskutime të hapura me publikun dhe regjisorin Karsten de Vreugd.
“Jam shumë i lumtur dhe i lehtësuar, sa herë që shfaq një film të ri tek audienca ndjehem i tensionuar dhe shpresoj që u pëlqen, por ishte shumë mirë ta prezentoja filmin këtu dhe në fund pyetje-përgjigjet”, tha regjisori për Katror.info.
FOTO: KATROR MEDIA
Atmosfera intime, reflektimet personale, dhe përkushtimi i organizatorëve e shndërruan natën e parë në një përvojë që “ndezi zemrën” – siç u shpreh njëri nga të pranishmit.
Organizatorët thonë se publiku e ka pritur për mrekulli këtë format, duke krijuar një hapësirë të dashur për artin, muzikën dhe bashkëbisedimin me kuptim. PriGlobal është një urë mes Prishtinës dhe kinemasë botërore – dhe këtë javë po jeton plotësisht misionin e saj.
“Ishte një atmosferë shumë e bukur, më pëlqeu shumë, po ashtu e shijova filmin jashtëzakonisht shumë sepse kurrë nuk kam parë një temë të portretizuar si kjo, akoma më duhet ta procesoj, aktrimi ishte fenomenal dhe mund të bashkëndjej me personazhin kryesor”, komentoi një nga të pranishmit në publik.
Fatos Berisha, përgjegjësi i programit PriGlobal, rrëfeu emocionet e natës së hapjes që solli përzgjedhja e temës së filmit dhe rëndësinë që pati premiera ndërkombëtare për publikun.
“Janë këto aktivitete vjetore që po i bëjmë falë edhe mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, aktivitetet verore te ky ambienti i jashtëzakonshëm në ‘Edhe’, te kjo kinemaja që kushdo që po vjen, po dashurohet, përfshirë unë i pari. Kështu që mendoj që filloi me këmbë të mbarë edhe kjo javë”, u shpreh ai.
Sipas organizatorëve, kinemaja në qiell të hapur është pritur shumë mirë nga publiku, duke krijuar një ambient të ngrohtë ku filmi, muzika dhe reflektimi ndërthuren në mënyrë natyrale. 
“Ka shumë të interesum, ka shumë njerëz që po vijnë me i pa filmat dhe filmat që janë përzgjedhë për këtë vit po duket që po u pëlqejnë shumë njerëzve, kjo na bën shumë të lumtur dhe nuk e ndiejmë atë pjesën e përgatitjes edhe lodhjes, përderisa po shohim që gjithçka po rezulton bukur, edhe njerëzit po e shijojnë” – tregoi Armend Zeqiri, Menaxher i Zyrës së PriFest.
Programi i tri netëve të PriGlobal, do të vazhdojë me ngritjen e punk rock-ut në Poloninë e viteve ’70, deri te aventurat në një shoqëri sekrete erotike në Berlinin modern e të çliruar.

PS: PriFest – festivali kryesor i filmit në Kosovë – do të mbahet nga 9 deri më 14 shtator. Na ndiqni, sepse lajmet e mira nga kultura dhe filmi vetëm sa kanë filluar!

Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!

Nola Fejza – Ylli i ri i tenisit kosovar që ndriçon në skenën ndërkombëtare!

Vetëm 12-vjeçare, por me zemër kampione: Nola Fejza, ylli i ri i tenisit nga Kosova, po vazhdon të bëjë histori si e vetmja përfaqësuese e vendit në turneun prestigjioz ndërkombëtar në Dubrovnik – për të dytin vit radhazi!
Nola Fejza
Renditur ndër më të mirat në Kosovë në kategoritë U12/U13, Nola po i mahnit të gjithë me lojën e saj strategjike, disiplinën dhe pasionin.
FOTO: NOLA FEJZA /INSTAGRAM
Këtë vit ajo konkurron në kategorinë U13 të Dub Bowl, duke treguar një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe ambicie të qartë për të depërtuar në turnetë ITF dhe ranglistat ndërkombëtare.
Për Kosovën, Nola nuk është vetëm një talent i rrallë, por edhe një frymëzim për të gjithë fëmijët që ëndërrojnë ta çojnë sportin tonë përtej kufijve.
Për më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’Katror.

Kosova në elitën ushtarake: Oficerët e FSK-së shkëlqejnë në SHBA!

Një tjetër javë me lajme të mira për Kosovën në arenën ndërkombëtare: oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses kursin prestigjioz Ranger në SHBA – një nga trajnimet më sfiduese të ushtrisë amerikane.
Këtë vit, Toger Vesa Ibrahimi u bë oficerja e parë femër nga Kosova që përfundon këtë kurs, duke u rreshtuar mes një numri shumë të vogël të grave ndërkombëtare që e kanë arritur këtë sukses. Ajo ndjek hapat e Kapiten Ylli Dalladakut (2023) dhe Toger Egzon Elshanit (2024), duke dëshmuar përkushtimin dhe profesionalizmin në rritje të pjesëtarëve të FSK-së.
FOTO: FORCA E SIGURISË E KOSOVËS /FACEBOOK
Këtë sukses komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari e cilësoi si dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmit të pjesëtarëve të FSK-së në trajnimet ndërkombëtare. “Ai theksoi rëndësinë e shpërndarjes së përvojës dhe aftësive të fituara me pjesëtarët tjerë të FSK-së, në funksion të forcimit të kapaciteteve të përgjithshme të forcës”, thuhet një njoftimin e FSK-së
Ky sukses nuk është vetëm individual – ai është simbol i një force që po rritet dhe po forcohet në përmasa rajonale dhe ndërkombëtare.
Kjo javë na e kujton se Kosova nuk ka vetëm talent – ka edhe qëndrueshmëri, përkushtim dhe guxim për të konkurruar dhe përfaqësuar me dinjitet në çdo fushë.

Artikullin e plotë mundesh me lexu n’Katror.

Me këto pesë histori që pasqyrojnë arritje konkrete në kulturë, sport dhe trajnime elitare ushtarake, po e përmbyllim këtë edicion të “5 Good News”, si një përmbledhje e zhvillimeve pozitive.
Me mirënjohje për çdo hap tuajin drejt informimit dhe vlerësimit të së mirës, ju falënderojmë që na lexuat dhe që jeni pjesë e “5 Good News”.
Vazhdojmë së bashku të ndajmë lajmet që inspirojnë.
Me ju pranë,
Ekipi i Katror Media :). /Katror.info


Contents
Mirë se vini në edicionin e 22-të të “5 Good News”!Korriku ka hyrë me një valë energjie pozitive (kuptohet, jo në politikë :) ).Nga ngjarjet kulturore që ruajnë identitetin dhe pasurojnë shpirtin, te iniciativat që ndryshojnë mënyrën se si mësojmë dhe informohemi; nga talentet e reja që po shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare, te përparimet në shëndetësi dhe digjitalizim – Kosova po tregon se ka forca të pashfrytëzuara që duhen parë, dëgjuar dhe mbështetur.Në këtë edicion, do të gjeni pesë nga këto lajme të mira.Le t’i zbulojmë së bashku!Lajmi më i mirë që ka qëndruar në kutinë tonë këtë javë:Edicioni jubilar i EtnoFest-it: 15 vjet festë e identitetit në Kukaj!Në fshatin malor të Kukajt, larg zhurmës së qytetit dhe afër rrënjëve kulturore, po mbahet edicioni i 15-të i EtnoFest-it – një nga festivalet më autentike në Kosovë, që sivjet feston 15 vite jetë dhe veprimtari nën moton “Identiteti”.Edhe pse rruga për në Kukaj mbetet sfiduese, ajo nuk e ndal hovin e artdashësve që çdo korrik kthehen aty për të përjetuar një ngjarje të veçantë kulturore. Për 11 ditë me radhë, EtnoFest po sjell një mozaik emocionesh: teatër, muzikë live, ekspozita arti, punime artizanale dhe ushqime tradicionale që ruajnë shijen e hershme të vendit.Regjisori Fadil Hysaj, themelues i festivalit, thotë se ky rrugëtim 15-vjeçar nuk është ndërtuar vetëm nga organizatorët, por nga pasioni i publikut që ka rikthyer lidhjen me të kaluarën përmes artit.EtnoFest këtë vit vjen me një risi: after-party çdo natë me këngëtarë e DJ të ndryshëm, dhe për herë të parë, programi zgjat 11 ditë, më i gjati ndonjëherë. Drejtoresha e Kulturës në Prishtinë e cilëson festivalin si një prej projekteve më të rëndësishme që i kontribuon decentralizimit kulturor dhe një hapësirë unike për shprehje artistike.Rikthimi i regjisores Iliriana Arifi me shfaqjen që kishte hapur EtnoTeatrin në vitin 2010, si dhe ekspozita “Ridimensionime” nga artisti Gëzim Muriqi janë disa nga momentet që e bëjnë këtë edicion edhe më emocional e domethënës.Festivali do të zgjasë deri më 20 korrik, duke dëshmuar se identiteti nuk është vetëm kujtim – por një përjetim i përbashkët që jeton nëpërmes artit, natyrës dhe komunitetit.Arnisa Osmani – kurajo, mision dhe shpresë për gratë që përballen me kancerin <3!Në moshën 40-vjeçare, ajo u diagnostikua me kancer të gjirit, por nga kjo përvojë doli më e fortë – dhe më e përkushtuar për t’i ndihmuar të tjerët.Sot, Arnisa jo vetëm që e ka mposhtur sëmundjen, por ka themeluar edhe shoqatën “Have Hope”, një hapësirë mbështetëse për gratë që përballen me të njëjtin realitet. Përkrah kësaj nisme, ajo përfundoi edhe studimet në psikologji, për të qenë më afër atyre që kanë nevojë për kurajo, dëgjim dhe shpresë.Në një rrëfim të hapur për Katror.info, Arnisa ndau me sinqeritet momentet e vështira, por edhe fuqinë transformuese që mund të lindë nga dhimbja, nëse i japim drejtim dhe kuptim.Arnisa është një nga ata njerëz që na kujton se fuqia e vërtetë vjen nga brenda – dhe se mirësia, solidariteti e ndjeshmëria janë po aq të shërueshme sa çdo ilaç.Lexoni storien e plotë dhe frymëzohuni nga një grua që ktheu sfidën në mision: Shfleto historinë e plotë këtu!Kinemaja nën yje rikthehet me emocion: PriGlobal nis edicionin e tretë në Prishtinë!Këtë javë, kultura dhe filmi ndërkombëtar kanë zënë vend në zemër të kryeqytetit. Në hapësirën e jashtme të ‘EDHE’ në Prishtinë, nisi edicioni i tretë i PriGlobal – java e filmit artistik ndërkombëtar, pjesë e programit të PriFest.Netët e ngrohta të korrikut u çelën me filmin ‘Pinksterprins’ nga Holanda – një rrëfim personal dhe thellësisht emocional mbi identitetin dhe fenë, që ngjalli diskutime të hapura me publikun dhe regjisorin Karsten de Vreugd.“Jam shumë i lumtur dhe i lehtësuar, sa herë që shfaq një film të ri tek audienca ndjehem i tensionuar dhe shpresoj që u pëlqen, por ishte shumë mirë ta prezentoja filmin këtu dhe në fund pyetje-përgjigjet”, tha regjisori për Katror.info.Atmosfera intime, reflektimet personale, dhe përkushtimi i organizatorëve e shndërruan natën e parë në një përvojë që “ndezi zemrën” – siç u shpreh njëri nga të pranishmit.Organizatorët thonë se publiku e ka pritur për mrekulli këtë format, duke krijuar një hapësirë të dashur për artin, muzikën dhe bashkëbisedimin me kuptim. PriGlobal është një urë mes Prishtinës dhe kinemasë botërore – dhe këtë javë po jeton plotësisht misionin e saj.“Ishte një atmosferë shumë e bukur, më pëlqeu shumë, po ashtu e shijova filmin jashtëzakonisht shumë sepse kurrë nuk kam parë një temë të portretizuar si kjo, akoma më duhet ta procesoj, aktrimi ishte fenomenal dhe mund të bashkëndjej me personazhin kryesor”, komentoi një nga të pranishmit në publik.Fatos Berisha, përgjegjësi i programit PriGlobal, rrëfeu emocionet e natës së hapjes që solli përzgjedhja e temës së filmit dhe rëndësinë që pati premiera ndërkombëtare për publikun.“Janë këto aktivitete vjetore që po i bëjmë falë edhe mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, aktivitetet verore te ky ambienti i jashtëzakonshëm në ‘Edhe’, te kjo kinemaja që kushdo që po vjen, po dashurohet, përfshirë unë i pari. Kështu që mendoj që filloi me këmbë të mbarë edhe kjo javë”, u shpreh ai.Sipas organizatorëve, kinemaja në qiell të hapur është pritur shumë mirë nga publiku, duke krijuar një ambient të ngrohtë ku filmi, muzika dhe reflektimi ndërthuren në mënyrë natyrale. “Ka shumë të interesum, ka shumë njerëz që po vijnë me i pa filmat dhe filmat që janë përzgjedhë për këtë vit po duket që po u pëlqejnë shumë njerëzve, kjo na bën shumë të lumtur dhe nuk e ndiejmë atë pjesën e përgatitjes edhe lodhjes, përderisa po shohim që gjithçka po rezulton bukur, edhe njerëzit po e shijojnë” – tregoi Armend Zeqiri, Menaxher i Zyrës së PriFest.Programi i tri netëve të PriGlobal, do të vazhdojë me ngritjen e punk rock-ut në Poloninë e viteve ’70, deri te aventurat në një shoqëri sekrete erotike në Berlinin modern e të çliruar.PS: PriFest – festivali kryesor i filmit në Kosovë – do të mbahet nga 9 deri më 14 shtator. Na ndiqni, sepse lajmet e mira nga kultura dhe filmi vetëm sa kanë filluar!Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!Nola Fejza – Ylli i ri i tenisit kosovar që ndriçon në skenën ndërkombëtare!Vetëm 12-vjeçare, por me zemër kampione: Nola Fejza, ylli i ri i tenisit nga Kosova, po vazhdon të bëjë histori si e vetmja përfaqësuese e vendit në turneun prestigjioz ndërkombëtar në Dubrovnik – për të dytin vit radhazi!Renditur ndër më të mirat në Kosovë në kategoritë U12/U13, Nola po i mahnit të gjithë me lojën e saj strategjike, disiplinën dhe pasionin.Këtë vit ajo konkurron në kategorinë U13 të Dub Bowl, duke treguar një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe ambicie të qartë për të depërtuar në turnetë ITF dhe ranglistat ndërkombëtare.Për Kosovën, Nola nuk është vetëm një talent i rrallë, por edhe një frymëzim për të gjithë fëmijët që ëndërrojnë ta çojnë sportin tonë përtej kufijve.Për më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’Katror.Kosova në elitën ushtarake: Oficerët e FSK-së shkëlqejnë në SHBA!Një tjetër javë me lajme të mira për Kosovën në arenën ndërkombëtare: oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses kursin prestigjioz Ranger në SHBA – një nga trajnimet më sfiduese të ushtrisë amerikane.Këtë vit, Toger Vesa Ibrahimi u bë oficerja e parë femër nga Kosova që përfundon këtë kurs, duke u rreshtuar mes një numri shumë të vogël të grave ndërkombëtare që e kanë arritur këtë sukses. Ajo ndjek hapat e Kapiten Ylli Dalladakut (2023) dhe Toger Egzon Elshanit (2024), duke dëshmuar përkushtimin dhe profesionalizmin në rritje të pjesëtarëve të FSK-së.Këtë sukses komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari e cilësoi si dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmit të pjesëtarëve të FSK-së në trajnimet ndërkombëtare. “Ai theksoi rëndësinë e shpërndarjes së përvojës dhe aftësive të fituara me pjesëtarët tjerë të FSK-së, në funksion të forcimit të kapaciteteve të përgjithshme të forcës”, thuhet një njoftimin e FSK-sëKy sukses nuk është vetëm individual – ai është simbol i një force që po rritet dhe po forcohet në përmasa rajonale dhe ndërkombëtare.Kjo javë na e kujton se Kosova nuk ka vetëm talent – ka edhe qëndrueshmëri, përkushtim dhe guxim për të konkurruar dhe përfaqësuar me dinjitet në çdo fushë.Artikullin e plotë mundesh me lexu n’Katror.Me këto pesë histori që pasqyrojnë arritje konkrete në kulturë, sport dhe trajnime elitare ushtarake, po e përmbyllim këtë edicion të “5 Good News”, si një përmbledhje e zhvillimeve pozitive.Me mirënjohje për çdo hap tuajin drejt informimit dhe vlerësimit të së mirës, ju falënderojmë që na lexuat dhe që jeni pjesë e “5 Good News”.Vazhdojmë së bashku të ndajmë lajmet që inspirojnë.Me ju pranë,Ekipi i Katror Media :). /Katror.info



Mundesh me e lexu edhe…

Kampionati Evropian i Basketbollit vazhdon në Pejë: FIBA U16

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Cili është “ushqimi i vetëm” që mund të ngadalësojë procesin e plakjes?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kayak, lojëra, muzikë dhe aventurë, në Kayak Fest – Biletat Early Bird mund t’i siguroni tani
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Pesë tiparet që parashikojnë suksesin tek fëmijët, sipas psikologëve
TAGGED:Armend ZeqiriArnisa OsmaniBashkim JashariEtno FestFatos BerishaFilmiFSKKarsten de VreugdKinemakomunitetiKosovakulturalajme të miraNewsletterNola FejzaoficeretorganizatoretpeoplePinksterprinsPriFilmFestPriGlobalregjisoriSHBAshendetesiaSiguriaSportiTenisiTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova dhe BE-ja diskutojnë përparimet dhe sfidat në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit
Artikulli i ardhshëm ‘Sofra Pejane’ prezanton vlerat muzikore shqiptare në televizionin shtetëror franko-gjerman “ARTE”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!

19 Shikime
Lajme të mira

Më 23 korrik kthehet edicioni i 5-të i RLIOF

18 Shikime
Lajme të mira

Kosova dhe Shqipëria takohen për hartimin e planit të përbashkët 2025-2028

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?