Temperaturat e larta pritet të kthehen sërish në rajon, pas disa ditëve mot i freskët. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, këtë vikend temperaturat maksimale pritet të kalojnë deri në 33 gradë celsius.
“Të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27 – 30°C. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 5m/s”.
Ndërsa të dielën sipas IHMK-së, moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. “Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 9 -13°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3m/s”, thuhet në njoftim.
Indeksi UV o të jetë i lartë, prandaj këshillohet që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Kujdes personat me sëmundje kronike dhe fëmijët, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Ndërsa në Shqipëri vendi do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, me temperaturat maksimale që do të shkojnë deri në 36 gradë.
Era do të fryj me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonave lug
inore era fiton shpejtësi 8-10 m/s. Deti, sipas këtij shërbimi, do të jetë i valëzimit 1-2 ballë./RTK/Katror.info