Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e diela do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri në 33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 3 metra në sekondë.
Qytetarët këshillohen që të shmangin ekspozimin direkt në diell gjatë orëve 10:00 deri në 17:00./Katror.info