Kosova do të përfaqësohet me gjashtë notarë të rinj në Festivalin Evropian Olimpik për të Rinj (EYOF), që do të mbahet në Shkup në vitin 2025, shkruan Katror.info.
Ekipi përbëhet nga Joana Jasiqi, Riga Kastrati, Lea Selmani, Dior Krasniqi dhe Nart Bakiu, të cilët do të garojnë në disiplinat e notit, duke përfaqësuar ngjyrat e Kosovës në këtë ngjarje madhore evropiane.
Komiteti Olimpik i Kosovës u uron suksese sportistëve tanë, me shpresën për një përvojë të vlefshme dhe frymëzuese në skenën olimpike evropiane për të rinj./Katror.info