Armend Rexhepagiqi, një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare, do të performojë këtë të shtunë në një koncert të veçantë në Prishtinë.
Ngjarja mban titullin “Dashni e vjetër” dhe shënon njëkohësisht promovimin e albumit të tij më të ri me të njëjtin emër.
Koncerti do të mbahet më 19 korrik në Pallatin e Rinisë, ku artisti do të interpretojë si këngë të reja ashtu edhe hite të njohura nga repertori i tij.
Nga albumi i ri do të prezantohen krijime si: “Kutia e zezë”, “Boll m’ke dalë”, “Dyfish ma pak”, “S’o dashni”, “Ma ke n’alë” dhe “Krejt Prishtinën për ditëlindje”.
Rexhepagiqi është autor i shumë këngëve të dashura për publikun, përfshirë “Dashurinë ku e kam”, “Ti nuk më meriton”, dhe “Shkel”, si dhe ka kontribuar me tekstet e tij për dhjetëra artistë të njohur shqiptarë./Katror.info