Sot shënohen 15 vjet nga vendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë, i cili konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nuk ka qenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Me shumicë votash në favor të Kosovës, gjykata hodhi poshtë pretendimet e Serbisë se shpallja e pavarësisë përbënte shkelje ligjore. Vendimi u shpall publikisht nga presidenti i atëhershëm i GJND-së, Hisashi Owada.
Ky vendim i gjykatës përfaqësoi një moment të rëndësishëm në procesin e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës në skenën ndërkombëtare./Katror.info