Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se Shtëpia e familjes Sylejmani në Qendrën Historike të Prishtinës është restauruar plotësisht.
Ai theksoi se përveç vlerës historike, këto shtëpi janë pjesë e identitetit të qytetit dhe pika të rëndësishme për turizmin kulturor.
“Nga shkatërrimi në restaurim të plotë. Shtëpia e familjes Sylejmani në Qendrën Historike të Prishtinës. Përveç vlerës historike, këto shtëpi janë pjesë e identitetit të qytetit dhe pika të rëndësishme për turizmin kulturor”, ka njoftuar Çeku në Facebook.
E ndërtuar në vitin 1880, kjo shtëpi e familjes Sylejmani në memorien kolektive të banorëve njihet si një prej shtëpive më të vjetra të qytetit./Katror.info