katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Dje Klina regjistroi temperaturë mbi 42 gradë Celsius, edhe sot do jetë vapë
    2 hours ago
    “WTF” – çfarë ndodhi në Anibar 2025?
    11 hours ago
    UP dhe Kolegji i Kirurgëve themelojnë Qendrën për Kërkime dhe Trajnime të Avancuara në Mjekësi
    12 hours ago
    Sunny Hill Festival – rishikimi i kufijve dhe ngritja e një kombi
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    EC Ma Ndryshe prezanton gjetjet mbi biodiversitetin dhe ndikimin klimatik
    11 hours ago
    Rikthehet në funksion Starlink i Muskut
    11 hours ago
    ‘Sunny Hill Festival’ me pikë të shitjes së biletave në sheshin “Zahir Pajaziti”
    11 hours ago
    FSK mbështet Policinë e Kosovës
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    10 hours ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    18 hours ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    18 hours ago
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    5 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    5 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    12 hours ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    3 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    6 days ago
    Taroudant: Oazi i fshehur që ofron përvojën e vërtetë të Marokut
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: CrossRoads Festival: Tri ditë art, kulturë dhe kujtesë në Han të Elezit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

CrossRoads Festival: Tri ditë art, kulturë dhe kujtesë në Han të Elezit

Last updated: 23/07/2025 10:37 PM
31 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media

Në organizim nga OJQ “Dua” – tri ditë plot art e kulturë në Hanin e Elezit. Lexoni gjithçka që ndodhi në edicionin e parë të festivalit plot magji – CrossRoads Festival.

Me moton “Kufiri nuk është ndarje, por pikëtakim”, për herë të parë, në qytetin e bukur të Hanit të Elezit ndodhi diçka e jashtëzakonshme.

Drejtori i përgjithshëm i festivalit, Armend Ballazhi, shpjegoi impaktin që festivali ka pasur këtë vit tek komuniteti dhe ngjarjet kulturore që lanë gjurmë.

Armend Ballazhi, drejtor i CrossRoad Festival

Mundesh me e lexu edhe…

Ka rinovuar kontratën me Mallorcan, Vedat Muriqi zbulon se sa fiton

Ai bashkë me producenten ekzekutive Zana Duraku e bënë të mundur që qyteti i Hanit të Elezit të bëhej për herë të parë qendër e artit vizual, inovacionit, kulturës dhe performancave të kohshme artistike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Zana Duraku, Producente Ekzekutive

Të gjithë u mblodhën në oborrin e Shtëpisë së Kulturës – artistë nga Kosova, Shqipëria dhe Evropa – për të vazhduar me aktivitete të shumta. Dita filloi me tri workshope njëkohësisht.

Regjisorja Meli Qena mori grupin e saj nga më të vegjlit e pranishëm për të vazhduar me punëtorinë “Duart flasin”.

Brianda Carreras me workshopin për adoleshentë “Unë, këtu, tani” dhe Fatbardh Kabashi me workshopin mbi identitetin, vendin dhe ndjenjën e përkatësisë.

E mbrëmja e ditës së parë në memorialin Bllaca ‘99 u mbyll me shumë emocion, ku artistët nga Barcelona hapën zyrtarisht festivalin CrossRoads në gjuhën shqipe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më pas, me një atmosferë tejet të veçantë, u shfaq Kori “Siparantum”, të cilët po korrin suksese në gjithë botën.

Në prapavijë – instalacioni “Dritë” nga Florian Çanga, i cili kishte përdorur imazhe nga pikturat e Jakup Ferrit dhe i kishte vendosur në vagonët e trenit, duke dhënë emocione pa fund.

E krejt në fund, këngëtari Shpend Hysaj, përveç performancës, tregoi edhe përjetimet e tij gjatë qëndrimit në Bllacë në kohën e luftës.

Pas një nisjeje të suksesshme dhe energjike në ditën e parë, Festivali Ndërkombëtar Kulturor “CrossRoads Festival” në Han të Elezit po vazhdon të sjellë emocione të reja dhe përvoja të pasura kulturore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mëngjesin e hershëm të ditës së dytë, pjesëmarrësit u mblodhën për ecje në natyrë në zemër të Hanit të Elezit.
Të shoqëruar nga guidat Bedri Bushi dhe Agron Qajani, ata shijuan edhe punëtorinë e quajtur “Green Path Workshop” në Pishat e fshatit Goranc, duke përjetuar një lidhje me ambientin.

Ndërkohë që një pjesë e pjesëmarrësve po shijonin ecjen, në qytet po zhvilloheshin punëtori të tjera kreative me fëmijë dhe të rinj.

Dyshja spanjolle “The Eccentrics” nga trupa e teatrit rrugor “Insolits”, solli një përvojë krejtësisht të re përmes lojës dhe humorit.

Në mbrëmje, vëmendja u zhvendos në hapësirën e objektit “SharrCem”, me Galerinë e hapur “EX 99” që shndërroi ambientin e jashtëm në një hapësirë ekspozuese unike.

Njëherësh, instalacioni i dritës “Tingujt e Horizontit” krijoi ndërthurje mes industrisë së vjetër dhe artit bashkëkohor, duke reflektuar mbi lidhjen mes së kaluarës dhe së tashmes.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Florian Çanga dhe pianisti Alzan Gashi sollën performancën “I Pari Ishte Tingulli”, me një qasje eksperimentale ndaj zërit dhe hapësirës.

Nata u përmbyll nën muzikën e Edona Reshitaj në skenën tek Qendra e Kulturës – që ishte pikërisht ajo çka i nevojitej të pranishmëve pas një dite dinamike.

Ndërkaq, dita e tretë filloi më ndryshe.

Në Qendrën e Kulturës u organizua tryeza shkencore “Udhëkryq i Kujtesës”, ku tema kryesore ishte pasuria kulturore e sportive, trashëgimia e Hanit të Elezit, siguria dhe vlerat kombëtare.

Ky diskutim zë një rol të veçantë për organizatorët, si një element thelbësor i programit të festivalit.

Regjisorja dhe aktorja e njohur Meli Qena, pas tri ditësh angazhim me fëmijët, solli shfaqjen “Duart flasin” në sallën e teatrit tek Qendra e Kulturës “Imri Curri”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nata e fundit e festivalit u hap me mbrëmjen poetike të autores Ilire Zajmi, e pasuruar me instalacionet e dritës nga Florian Çanga në ambientet e Qendrës së Kulturës.

Një workshop tjetër i veçantë ndodhi në ditën e tretë – “Të gjithë jemi të njëjtë” – ku pjesëmarrës ishin fëmijët me nevoja të veçanta, nën udhëheqjen e profesorit Akif Shkreta.

Në këtë hapësirë, energjia e mirë vazhdoi me shfaqjen muzikore të Nezafete Shalës dhe “Melodisë së Vjetër”, që me gjallëri e emocion shënuan mbylljen e festivalit “CrossRoads” për këtë vit./Katror.info

Përgatiti:

Beatrisa Culaj
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Për herë të parë mbahet festivali ‘CrossRoads Festival’ në Han të Elezit
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    EcoZ organizon trajnim ndërgjegjësues mbi mjedisin me të rinjtë
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Ardianë Pajaziti gazetare dhe aktiviste në promovimin e kulturës së vendit
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Edicioni jubilar i EtnoFest-it: 15 vjet festë e identitetit në Kukaj
TAGGED:artCrossRoads FestivalDuaHani i ElezitkultureLajme te miraTeatertoptophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në shfrytëzim për 99 vjet
Artikulli i ardhshëm Moti sot i nxehtë, temperaturat deri 38°C

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

EC Ma Ndryshe prezanton gjetjet mbi biodiversitetin dhe ndikimin klimatik

13 Shikime
Lajme të mira

Rikthehet në funksion Starlink i Muskut

12 Shikime
Lajme të mira

‘Sunny Hill Festival’ me pikë të shitjes së biletave në sheshin “Zahir Pajaziti”

12 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?