Filmi më i ri i Marvel, Fantastic Four: First Steps, është vlerësuar nga shumë kritika si një hap drejt rikthimit të lavdisë së dikurshme.
Sipas The Telegraph, ky është “filmi më i mirë i Marvel-it në një dekadë”, ndërsa The Guardian thotë se studioja ka “rikthyer lehtësinë dhe freskinë”.
Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur. The Independent thekson se ndonëse filmi nuk është një dështim, “nuk është as një Superman”.
Kjo përpjekje e re për të rilindur Fantastic Four vjen pas filmit të dështuar të vitit 2015.
Tani, personazhet interpretohen nga Pedro Pascal (Mister Fantastic), Vanessa Kirby (Invisible Woman), Joseph Quinn (Human Torch) dhe Ebon Moss-Bachrach (The Thing).
Filmi vendoset në vitet 1960 dhe përballet me kërcënimin kozmik të Galactus dhe Silver Surfer, e cila këtë herë interpretohet nga aktorja Julia Garner – një ndryshim i diskutueshëm gjinor.