Sparta e Pragës shënoi fitore të ngushtë ndaj Mlada Boleslav, duke triumfuar me rezultat 3:2 në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma, në kuadër të javës së dytë të kampionatit çek.
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani, e zhbllokoi ndeshjen duke realizuar golin e avantazhit në minutën e 22-të, gol. Ai luajti deri në minutën e 53-të kurse Ermal Krasniqi ishte në bankën e rezervistëve.
Për reprezentuesin e Kosovës ishte goli i parë këtë edicion./Katror.info