katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit
    15 minutes ago
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    21 minutes ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    45 minutes ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    22 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    21 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    22 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    22 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    18 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    22 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Green Fest” me artin si shërim përballë realitetit toksik
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

“Green Fest” me artin si shërim përballë realitetit toksik

Last updated: 29/07/2025 2:05 PM
83 Shikime
Shpërndaje
Foto: KOHA
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. “Green Fest” me artin si shërim përballë realitetit toksik

Midis festivaleve që kryesisht u dedikohen disiplinave e mediumeve artistike, “Green Fest” ka tjetër mision. Mëton ta kthejë Mitrovicën në qytet të gjelbër. Për pesë ditë, edhe sivjet i bën ambientet e hapura si hapësira artistike me ngjarje që ndërlidhen me temat mjedisore. Me “Toxicity” zbërthen jo vetëm helmimin e natyrës, por edhe atë që vjen si rrjedhojë e zhvillimeve globale. Festivali u kundërpërgjigjet si detoks me art.

Aventura e sivjetme e festivalit, e 15-ta me radhë që mbahet prej 13 deri më 17 gusht, përfshin muzikë, film, ekspozita, biseda, sport, program për fëmijë dhe jo vetëm. Tema i referohet helmimit jo vetëm për lumenjtë e tokën e helmuar. Por, edhe toksiken që i vjen njeriut si helmim i mendjes e lodhje e shpirtit nga situatat politike në botë a efektet e epokës digjitale.

Lulzim Hoti, drejtor i organizatës “7 Arte” që e organizon Festivalin, ka thënë se programi i këtij edicioni është si kundërpërgjigje me art ndaj temës. 

Mundesh me e lexu edhe...

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

“Tema, jo rastësisht e zgjedhur, është fjala për helmimin. Jo drejtpërdrejt për helmimet në aspektin shëndetësor, edhe pse synimi ynë është që të trajtojmë probleme të tilla. Por toksiciteti është edhe në aspektin e zhvillimeve që po ndodhin në niveli kombëtar apo botëror në aspektin metaforik të një gjendjeje jo të mirë, jo të favorshme, jo të mirëqenë sa duhet. Programi është në një formë si kundërpërgjigje e si detoks nëpërmjet artit”, ka thënë ai për KOHËN.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me “Toxicity” e sfidon normalitetin e helmuar duke e bërë atë të dukshëm. Hoti merr për bazë hapësira konkrete në praninë e të cilave qytetarët jetojnë dhe mund të ndikohen pa qenë të vetëdijshëm.

“Tema lidhet edhe me ndotjen e mjedisit në zonat e Mitrovicës. Me theks të veçantë në ato zona që kanë pasur ndikim të madh në industri, ato që njihen si deponi me mbetje minerare ose kimikate me potencial toksik, e të cilat ekzistojnë në tokën e Mitrovicës dhe të rrethinës. Rrallëherë merren masa preventive e informuese që qytetarët të mbrohen për rreziqet e mundshme”, ka thënë ai duke përmendur efektet e këtyre deponive.

“Po e zëmë, nëse një ditë fryn erë e madhe, qyteti mbulohet nga një pluhur i cili drejtpërdrejt vjen nga këto deponi, e që në raste të tilla do të ishte e mirë të njoftoheshin qytetarët të qëndronin brenda hapësirave ngase mund të rrezikohen nga ky lloj pluhuri”, ka thënë Hoti më tej.

Synimet e festivalit janë të qarta dhe pa pretendime madhore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne si organizatë nuk jemi duke synuar ta zgjedhim këtë problem, por të paktën po provojmë ta nxisim një debat, të ngremë një çështje që ekziston dhe të shohim se si mund të gjejmë metoda më atraktive për ta përmirësuar apo reduktuar dëmin që shkaktohet nga këto mbetje”, ka thënë drejtori i festivalit.

Përpjekjet për ndërgjegjësimin mbi temat mjedisore janë misioni i Festivalit. Si zakonisht, shumica e ngjarjeve zënë vend në Parkun e Qytetit.

“Edhe sivjet pjesa festive e Festivalit organizohet në Parkun e Qytetit,  ndërsa aktivitetet rekreative sportive janë ose tek liqeni, ose në zonat e tjera të parkut, kryesisht pjesa që ka të bëjë më shumë me programin edukativ dhe të tjera. Pjesa artistike ku është paraparë të shfaqen filma dokumentarë do të jetë si një lloj kinemaje e hapur në Parkun e Qytetit. Ekspozitat gjithashtu do të jenë në ambient të hapur, sikur edhe netët muzikore që do të jenë për tri net me rend”, ka bërë të ditur Hoti.

Hiking, çiklizëm, joga dhe pilates, janë prej aktiviteteve sportive që organizohen. E në kuadër të “GreenTalks” për katër ditë do të trajtohen problematikat mjedisore të bazuara në gjetje shkencore. Hoti ka bërë të ditur se prej temave të këtij programi të Festivalit janë potenciali dhe rreziku nga mbetjet industriale në hapësirat e Mitrovicës, e kaluara e Trepçës, trashëgimia e saj dhe dëmet që i janë shkaktuar mjedisit dhe deri tek e ardhmja e mbetjeve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Programi i plotë i Festivalit pritet të publikohet. Por, ka zbuluar agjendën e ceremonisë së hapjes.

“Në hapje të Festivalit janë fjalimet hapëse, shpalosja e programit, një pikë performuese nga një pikë e Baletit të Kosovës që do të trajtojnë një temë me koreografi që lidhet me toksicitetin, një ekspozitë me fotografi të deponive dhe gjendjes mjedisore në Mitrovicë, si dhe muzikë”, ka treguar Hoti.

Për mbylljen ka thënë se ky moment do të shënohet me shfaqjen e një filmi dokumentar nga Bosnja që trajton problemin e ndotjes nga industria në qytetin Zenicë.

“Shpresojmë që këtë film ta shfaqim në pjesën veriore të Mitrovicës, ku tashmë veçse jemi duke planifikuar se si ta shfaqim në një ambient të hapur publik”, ka shpjeguar Hoti.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Duke u ndërlidhur me temën e sivjetme, ka thënë se arti vjen edhe si shërim për njeriun.

“Kohët e fundit, sidomos në shtetet perëndimore, mjekët në vend që të japin recetë me medikamente, kohëve të fundit u thonë të shohin një shfaqje teatrale, një operë, ekspozitë, ngase vetë mjekësia ka konstatuar që arti është një terapi e veçantë, jo për t’u shëruar, por për të pasur një lehtësim emocional psikologjik shumë më të shpejtë e më efikas sesa me medikamente. Kësisoj, ajo çfarë ne synojmë është që të sjellim program sa më interesant, artistik, në mënyrë që njerëzit të kenë kohë të mirë”, ka thënë ai.

Ka theksuar se për një javë nuk priten ndryshime, porse synohet përmirësimi i gjendjes shpirtërore.

“Nuk synojmë të ketë ndryshime të mëdha për një javë, por t’i nxisim njerëzit që me këto aktivitete të fillojë detoksifikimi e përmirësimi i gjendjes shpirtërore e shëndetësore në aspektin më të gjerë të fjalës”, është shprehur Lulzim Hoti, drejtor i “Green Festival”.

Edicionin e kaluar Festivali u mbajt prej 14 deri më 18 gusht në Parkun e Qytetit të Mitrovicës. “Lum Na” qe tema që shpjegohej si “iniciativë që synon të ndërgjegjësojë publikun për ndotjen e ujit dhe lumenjve në Kosovë”. /KOHA/Katror.info

TAGGED:edicioni i riFilmgreen festlajme të miramuzikrealiteti toksik

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Shoqëria civile fuqizohet për qeverisje më transparente dhe digjitale në Kosovë
Artikulli i ardhshëm UP sjell “Mind-Check Corner” në Sunny Hill Festival

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

52 Shikime
Lajme të mira

Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare

4 Shikime
Lajme të miraSporti n'Katror

Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”

14 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?