YKS1 One është një automjet elektrik konceptual, i gjatë rreth tre metra, i gjerë 1.2 metra dhe i lehtë vetëm 600 kilogramë. Ai është dizajnuar kryesisht për trafikun urban, por pritet të performojë mirë edhe në rrugët rurale dhe autostradat. Automjetet e vogla elektrike konsiderohen miqësore me mjedisin, por rrallë ofrojnë një përvojë emocionale të ngasjes. Megjithatë, përjashtim mund të jetë modeli One, një automjet i krijuar për një pasagjer, i zhvilluar nga kompania holandeze YKS1. Baza e tij është një kornizë tubulare e vendosur brenda karrocerisë dhe hyrja bëhet përmes dyerve të dyfishta, ashtu si në një makinë konvencionale, percjell TAR.
Veçoria e modelit One është teknologjia e tij; kabina e pasagjerëve mund të këndellet anash deri në 20 gradë gjatë kthesave, që është e ngjashme me ngasjen e një motoçiklete. Edhe pse YKS1 nuk ka zbuluar ende detaje për motorin, përmendet një shpejtësi maksimale prej 130 km/h. Rrezja maksimale është 350 kilometra dhe automjeti është i pajisur me jastëkë ajri dhe bagazh. YKS1 planifikon të mbledhë kapital për zhvillimin e një prototipi funksional. /Katror.info