Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot, moti në Kosovë do të karakterizohet me mot të kthjellët dhe pjesërisht të vranët.
Temperaturat pritet të jenë të larta gjatë ditës, duke arritur deri në 33 gradë Celsius në disa zona.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të sillen mes 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të variojnë ndërmjet 29 dhe 33 gradë Celsius./Katror.info