katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KQZ: Shpallja e rezultateve varet nga vendimet e PZAP-së
    10 minutes ago
    Nis Samiti i Procesit të Berlinit në Londër
    25 minutes ago
    Siguria, migracioni dhe integrimi euroatlantik në qendër të bisedës Kurti–Cooper në Londër
    36 minutes ago
    Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, Britanisë i rekomandohet të marrë lidership në Ballkan
    47 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Premiera e “María de Buenos Aires” magjeps Prishtinën
    4 minutes ago
    David Cuartielles, bashkëthemelues i Arduino, folës kryesor në SFK 2025, Prishtinë
    4 hours ago
    Për herë të parë në Kosovë: Takimi i FIBA Europe Youth Commission dhe U14 Get-Together
    1 day ago
    Bie çmimi global i naftës
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    InterBalkanChoir sjellin frymë ballkanike e ndërkombëtare në Pri Vocal Fest
    8 hours ago
    Ermonela Jaho vjen në Gjakovë me një premierë të veçantë
    8 hours ago
    Fillon sot Festivali i Filmit Frankofon në Prishtinë
    8 hours ago
    “ReMusica” si reflektim mbi dialogun midis traditës dhe modernitetit
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    8 hours ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    2 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    4 days ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    2 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    3 days ago
    Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni dardha çdo ditë?
    6 days ago
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Aogashima – ishulli i vogël që ekziston brenda një vullkani aktiv
    3 hours ago
    Ishulli spanjoll me më shumë mace se njerëz
    2 days ago
    Vjeshta “pikturon” me ngjyra magjike Malësinë e Kelmendit
    3 days ago
    Destinacionet më të bukura në Europë për të shijuar ngjyrat e vjeshtës!
    6 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kosova rangohet lartë në Evropë për madhësinë e sektorit të ndërtimit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Kosova rangohet lartë në Evropë për madhësinë e sektorit të ndërtimit

Last updated: 03/05/2024 11:12 AM
229 Shikime
Shpërndaje
Foto: Ekonomia Online

Përkundër ngopjes së tregut me banesa dhe rënies evidente të shtitblerjes së tyre, çmimeve vazhdimisht në ngritje të një metri katror të banesave kolektive, lëvizshmërisë së çmimeve të materialit ndërtimor, por edhe emigracionit evident dhe numerikisht tronditës, në Kosovë vazhdon të ndërtohet shumë dhe pandalshëm, shkruan Buletini Ekonomik.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ç’është e vërteta, nuk ka të dhëna shumë të detajuara as edhe aq të azhuruara rreth ecurive të ndërtimit dhe numrit të ndërtimeve të reja, as për kryeqytetin, as për qendrat komunale, ku kanë nisur të ‘lulëzojnë” ndërtimet, por të dhënat që vijnë nga asociaione të ndryshme europiane, që përcjellin dhe regjistrojnë më detajisht lëvizjet e ndërtimit në shtetet e Europës, tregojnë se në të gjithë kontinentin e vjetër dhe në rajon, ndërtohet goxha shumë, por në asnjë vend sektori i ndërtimit nuk po lulëzon si në Shqipëri dhe në Kosovë.

Në një raport për strehimin, të bërë publik në fillim të këtij viti, Eurostat ka paraqitur të dhëna më konkrete të madhësisë së matur të sektorit të ndërtimit për gjithë Europën. Kjo matje është bërë përmes vlerës së shtuar bruto (VSHB), të gjeneruar nga ky aktivitet ekonomik si pjesë e VSHB-së totale (prodhimi në ekonomi pa përfshirë taksat).

Mundesh me e lexu edhe…

Sipas raportit të Eurostatit, treguesi i shkallës së ndërtimeve është ndër më të lartit në Shqipëri. Në vitin 2022, ndërtimi në Shqipëri zinte 11.1% të vlerës së shtuar bruto, më e larta në Europë dhe dy herë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian. Ndërsa, i vetmi vend që “konkurron” Shqipërinë dhe që rangohet shumë afër saj, si e dyta, është Kosova, që praktikisht vazhdon të shfaqë të njëjtën tendencë si Shqipëria me ndërtime të larta në kryeqytet dhe në qendrat e shumta komunale. Ndërtimi në Kosovë, sipas raportit të Eurostatit zinte 10.7% të vlerës së shtuar bruto në 2022. Ndërsa, në vendet e tjera të rajonit, ku është bërë e njëjta matje, sipas raportit, ndërtimi zë një peshë shumë më të të ulët në ekonomi. Maqedonia e Veriut, bie fjala, e kishte këtë tregues në 6.2% të VBSH-së në 2022, Mali i Zi – 4.8% të VBSH-së, Serbia – 6.6% dhe Bosnjë e Hercegovina  – 5.2%.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas Eurostat, për Bashkimin Europian – kjo përqindje ishte midis 5 dhe 6% në periudhën 2010-2022 (treguesi ishte më i larti në 5.8% në 2010, duke rënë në 5.1% në 2014-2017 dhe më pas duke u rritur përsëri për të arritur në 5.5% në 2020, 5.4% në 2021 dhe 5.5% 2022).

Midis Shteteve Anëtare, pjesa e VSHB në ndërtim ra në 14 shtete anëtare midis 2010 dhe 2022, me uljen më të madhe që u shënua në Spanjë, Bullgari dhe Qipro.

Ndër vendet anëtare me një peshë në rritje të sektorit të ndërtimit gjatë kësaj periudhe, u shquan Hungaria, Gjermania dhe Lituania, që treguan rritjen më të lartë. Ndërsa në vitin 2022, Shtetet anëtare me përqindjet më të mëdha ishin Austria (7.3%), Finlanda dhe Rumania (të dyja 7.0%), kishte njoftuar Eurostat.

Edhe njohësit e tregut të banesave dhe të paluajshmërive në përgjithësi në vend, pohojnë për Buletinin Ekonomik se në Kosovë – përkundër të gjitha sfidave me të cilat po përballet ndërtimi, po ndërtohet jo pak, si në kryeqytet (në periferinë e Prishtinës), por edhe në qendrat komunale. Me fjalë të tjera, pavarësisht rënies në përqindje goxha të madhe të shitblerjeve të banesave dhe patundshmërive në vitin që shkoi (sipas Indeksit të Çmimeve të Pronës Banesore, nga ASK-ja, në gjashtë muajt e parë të 2023-tës janë shitur 1.628 banesa, krahasuar me 4.967 sa janë shitur në krejt vitin 2022 dhe me 6.561 në vitin 2021), në Kosovë po ndërtohet, madje jo pak.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dhe kur ka ndërtim kaq shumë, logjikisht ka edhe treg, përkatësisht ka shitje të banesave, megjithë faktin se çmimet e tyre në të gjitha qendrat e vendit vazhdojnë të jenë të larta dhe nuk ka as tendencë për uljen eventuale të tyre, siç po veprohet në Europë, bie fjala.

Një nga ndërtimtarët e njohur, që e kërkon anonimitetin, i ka thënë këto ditë Buletinit Ekonomik se po ndërtohet jo pak në mbarë vendin, por edhe nuk është se nuk ka shitje.

“Jo si më parë, gjithsesi, por, po të mos kishte shitblerje të banesave edhe në këtë periudhë, nuk do të kishte ndërtime kaq të shumta”, tha ai.

Dhe, shembulli më konkret se në Kosovë po ndërtohet dhe banesat edhe më tutje kanë treg solid dhe me çmime gjithnjë e në rritje, është Podujeva, një qendër komunale me rreth 100 mijë banorë, por deri në 3-4 vjetët e fundit e pashquar për nga vrulli i ndërtimeve të banesave. Në Podujevë, tani po ndërtohet shumë, madje vrullshëm, por edhe çmimet e banesave janë po ashtu të ngritura hovshëm.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nga shtatori i vitit që shkoi, në këtë qendër komunale kanë nisë të ndërtohen dy komplekse banesash nga kompanitë ndërtimore “Malësia” dhe “Flori”, në një zonë që vlerësohet si shumë atraktive dhe joshëse dhe që shtrihet përgjatë lumit Llap në ish-prona të Blakqorëve dhe që gjenden shumë pranë qendrës së qytetit.

Sipas një ndërtimtari të këtyre banesave, që e do anonimitetin, interesimi për to është shumë i madh, dhe shumica e tyre janë kontraktuar nga blerësit që në fillim të nisjes së ndërtimit të tyre. Një metër katror, i një banese në këto komplekse kushton 1 mijë euro, dhe sado që ky çmim është ndjeshëm më i lartë se sa çmimet e banesave në fillim të 2023-tës dhe gjatë tërë vitit 2022 (në Podujevë me 2022 dhe në fillim të 2023-tës, çmimi mesatar i një metri katror ka kushtuar 600 deri në 650 euro, e shumë-shumë edhe 700 euro), blerësit e shumtë, praktikisht kanë ngarendur për t’i blerë ato.

Tani, siç flasin ndërtimtarët e Podujevës, ka nisur hovi i ndërtimeve edhe në këtë qytet, që realisht krahasuar me disa qendra përafërsisht të njëjta për nga madhësia (si Lipjani, Vushtrria), kishte mbetur prapa për nga numri i banesave të ndërtuara. Dhe, sipas tyre, as që mund të bëhet fjalë për ndonjë ulje çmimi.

“Ato vetëm mund të shkojnë më lartë. Tani janë shumë me çmime më të larta shumica e materialeve ndërtimore, por edhe tokat e dedikuara për ndërtime kanë çmime “të kripura’ dhe pronarët ose kërkojnë çmim shumë më të lartë, ose në rast të këmbimit të trollit me banesë, sipërfaqe më të madhe banesash”, thotë ndërtimtari podujevas.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pastaj, thotë ai, çmimin tani po e dikton edhe tregu dhe këtë e dëshmon interesimi i madh për të pasur banesa në komplekset e reja të nisura në Podujevë.

Po ndërtohet vrullshëm dhe numerikisht shumë njësi banesore edhe në Lipjan, në Ferizaj, në Obiliq, në Vushtrri, në shumicën e qendrave komunale të Dukagjinit, në Anamoravë etj. Dhe, duhet thënë se sado që në Kosovë nuk ka statistika të sakta rreth lëvizjeve të çmimeve të patundshmërive (tokave, shtëpive dhe banesave në ndërtesa kolektive), edhe në Republikën tonë është evidente se ka ngritje të ndjeshme të çmimeve të pasurive të paluajtshme, sidomos të tokave në disa vende të Kosovës dhe të banesave thuaja në të gjitha qendrat komunale e sidomos në kryeqytet.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në tremujorin e katërt të 2022-tës, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2021), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 16.7%.

Në Shoqatën e Ndërtimtarëve të Kosovës dhe agjencitë e patundshmërisë, thonë se rritja e çmimeve të shitjes dhe qirave të banesave ka ndodhur për shkak të inflacionit dhe rritjes së materialeve ndërtimore. Ata madje theksojnë se kjo rritje e çmimeve të materialeve ndërtimore është pothuajse 100 për qind në krahasim me vitin 2020. Ndërtimtarët, kompanitë ndërtimore që kanë treg më të madh në Prishtinë, theksojnë se çmimi i ngritur i banesave është kryekëput si pasojë e ngritjes së çmimeve të materialit ndërtimor, i inflacionit dhe i kostos së ndërtimit të një banese.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas ndërtimtarëve të Kosovës, rritje të madhe të çmimeve në vitin e fundit kanë pasur materialet, transporti dhe puna e ndërlidhur me ndërtim. Një nga ndërtimtarët goxha në zë, në tregun e banesave në Kosovë, që preferon anonimitetin, ka saktësuar se nga fillimi i vitit 2022, i është shënuar 60% rritje e çmimit të hekurit (sivjet ka një ulje simbolike të çmimit të hekurit). Rritja e materialeve të plastikës, të nevojshme për ndërtimin e banesave ka shkuar në 80 për qind, ndërsa e produkteve nga druri (dërrasave dhe trerëve,) 63%. Rritja e çmimit të stiroporit ka arritur në 62%, ndërsa e çmimit të bllokave në 30 për qind.

Ai nuk lë pa përmend edhe katër-pesëfishimin e çmimit të transportit nga Kina. Këto janë shkaqet kryesore, sipas ndërtimtarëve të vendit për rritjen e çmimit të banesave në Kosovë. Mirëpo, për koston e lartë të banesave, ndërtimtarët tani e llogarisin si ndër më vendimtarin çmimin shumëfish të ngritur të tokave, që po kështu ka shkuar në qiell dhe si i tillë, është bërë përcaktues i çmimit të një banese.

Çmimi i tokave, sikundër ai i të gjitha patundshmërive, ç’është e vërteta është shumë heterogjen dhe si i tillë, ndryshon shumë nga qyteti në qytet, nga rajoni në rajon, nga vendbanimi në vendbanim, madje edhe nga lagjja në lagje. Por, tokat në kryeqytet dhe përreth dhe në disa qendra të tjera komunale, tashmë thuaja janë bërë të paprekshme. Aktualisht një ari tokë në pjesën me afër qendrës së Prishtinës, tregtohet me çmim marramendës, por çmimet e tokave tashmë kanë arritur në qiell edhe në disa vendbanime, më herët të vlerësuara fare periferike nga Prishtina.

Këto ditë, bie fjala, në Bresje të Fushë-Kosovës dhe në Çagllavicë, një ari troll në një vend paksa më pikant, nuk mund ta gjesh nën 20 mijë euro. Ka shkuar në qiell, sidomos çmimi i tokave që tani janë bërë të afërta me komplekset e ndërtimit të banesave kolektive, por edhe të hapësirave dhe godinave për biznes. Në këtë mënyrë, çmimi i banesave në Kosovë, kudo, nga dita në ditë, po vjen duke u ngritur vazhdimisht. Tani një metër katror i një banese në afërsi të drejtëpërdrejtë me qendrën, por edhe në zonat thuaja periferike të kryeqytetit, siç është zona e Arbërisë, andej kah Kosovafilmi, një metër katror ka arritur në 1.800 euro, çmim ky që në vitin 2021 sillej nga 750 deri në 850 euro.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çmimet e banesave janë ngritur ndjeshëm edhe në qendrat e tjera të Kosovës, dhe tani një metër katror në zonat e qendrave komunale thuaja askund nuk mund të gjesh nën 700-900 euro dhe përtej, ndërkohë që në vitet paraprake në qytetet e shumta të Kosovës, edhe përgjatë zonave të qendrës, ka dominuar çmimi prej 400-500 eurosh.

Është evidente, pra, që çmimi i patundshmërive në Kosovë, në dy-tre vjetët e fundit ka shënuar ngritje të madhe. Po të krahasohen çmimet aktuale që e dominojnë tregun e banesave në Kosovë me çmimet e 1,5-2 vjetëve të kaluara, del që ato kanë shkuar në qiell. Por, pavarësisht ngritjes së çmimeve në vitin e fundit, shifrat e kërkimit të lejeve ndërtimore janë të ritmit të njëjtë si të viteve të shkuara, kanë theksuar zyrtarët e komunës së Prishtinës për medien.

Me fjalë të tjera, sektori i ndërtimit në Kosovë ka pasur dhe vazhdon të ketë një aktivitet të vrullshëm vitet e fundit.

Edhe numri i kompanive ndërtuese, përkundër vështirësive evidente për të gjetur punëtorë dhe mjeshtër ndërtimesh, është shtuar ndjeshëm. Por, po kështu është evidente se në mbarë Kosovën, në kryeqytet sidomos, por edhe në qendrat e tjera komunale, ka kohë që ka numër të madh banesash në treg dhe trendi i ndërtimeve po vazhdon hovshëm, sadoqë ndërtimtarët pretendojnë ta minimizojnë ritmin imponues të ndërtimeve banesore. Në Kosovë, gjithandej, në kryeqytet, në qendra te tjera komunale më të mëdha, por edhe në ato më të vogla, po ndërtohet shumë, megjithë faktin se ka kohë që në tregun e banesave në vendin tonë dominon në përmasa goxha të mëdha oferta karrshi kërkeës.

Megjithatë, siç shihet, siç dëshmojnë të dhënat e raportit të Eurostatit dhe të dhënat nga shitblerjet e banesave, krahas dominimit të ofertës dhe çmimeve enorme të larta të tyre, ka edhe goxha kërkesa për shtiblerje. Dhe, megjithë këto çmime, ndërtimtarët kosovarë vazhdojnë të jenë optimistë për shitblerjen e tyre. Gjithsesi, shpresat më të mëdha i kanë te mërgata jonë, prirja e tyre që të investojnë lehtësisht në paluajtshmëri, e sidomos në blerjen e banesave. Dhe shumë më pak te kosovarët rezidentë dhe të varfër me mundësi të reduktuara ndjeshëm për të investuar në blerjen e banesave./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Njohuria për të drejtat në punë – çelës për trajtim dinjitoz të punëtorëve
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pushimet ulin stresin dhe përmirësojnë shëndetin
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Mira Murati shpallet “Qytetare Nderi” në Vlorë
TAGGED:ASKbanimilajme të miramadhesia e ndertimitsektori i ndertimittophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Deri më 2027, Kosova parashihet të ketë kapacitetin më të madh të baterive në botë për kokë banori
Artikulli i ardhshëm Tetë vjen nga pranimi i Kosovës në UEFA

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Premiera e “María de Buenos Aires” magjeps Prishtinën

Lajme të mira

David Cuartielles, bashkëthemelues i Arduino, folës kryesor në SFK 2025, Prishtinë

5 Shikime
Lajme të mira

Për herë të parë në Kosovë: Takimi i FIBA Europe Youth Commission dhe U14 Get-Together

23 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?