Ardon Jashari i bashkohet zyrtarisht klubit italian Milan si përforcimi më i ri. Mesfushori me origjinë shqiptare, i cili përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare, është prezantuar nga klubi përmes rrjeteve sociale.
Në një video të publikuar nga Milani, Jashari iu drejtua tifozëve me një mesazh mirëseardhjeje, duke shprehur emocionet për fillimin e këtij kapitulli të ri në karrierën e tij.
“Përshëndetje Rossoneri, jam vërtet i lumtur që jam këtu. Mezi po pres të ju shoh dhe FORCA MILAN”, ishin fjalët e Ardonit./Katror.info