Albion Rrahmani ishte vendimtar të dielën mbrëma, duke i siguruar fitoren skuadrës së Spartës së Pragës në kuadër të xhiros së katërt të elitës së futbollit çek.
Sparta mposhti 1:0 ekipin Sigma Olomouc, me golin e vetëm të ndeshjes të realizuar nga Rrahmani në minutën e 56-të, pas një goditjeje të bukur nga afërsia.
Ky ishte goli i katërt për përfaqësuesin e Kosovës në po aq ndeshje të fundit, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer.
Rrahmani luajti deri në minutën e 81-të dhe u vlerësua si lojtari më i mirë i takimit.
Ndërkohë, Ermal Krasniqi mbeti sërish në bankën e rezervistëve te Sparta./Katror.info