Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll U16 zhvillon sot ndeshjen ndaj Norvegjisë, e vlefshme për pozicionet 17–22 në kampionatin evropian.
Takimi do të luhet në Shkup, Maqedonia e Veriut, me fillim nga ora 11:00, dhe mund të ndiqet drejtpërdrejt në YouTube.
Ky duel është pjesë e garave për renditjen përfundimtare, ku Kosova synon të sigurojë një pozicion sa më të lartë./Katror.info.