Qytetarët që po udhëtojnë jashtë Kosovës po përballen me pritje të gjata në disa pika kufitare. Sipas të dhënave të fundit, në pikën kufitare të Merdarës pritjet për të dalë nga vendi kanë kaluar dy orë e gjysmë.
Në Dheu i Bardhë koha e pritjes është mbi një orë, ndërsa në Jarinjë rreth 40 minuta. Nga ana tjetër, situata për ata që hyjnë në Kosovë është më e lehtë, me pritje që nuk i kalojnë 20 minutat.
Autoritetet u bëjnë apel udhëtarëve që të planifikojnë paraprakisht udhëtimet dhe të përdorin, nëse është e mundur, pika alternative për të shmangur vonesat./Katror.info.