katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    Osmani në Kopenhagë: Pa siguri në Ballkan nuk ka siguri në Evropë
    39 minutes ago
    BE hap konsultimet për rregullat digjitale
    3 hours ago
    Ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit: Çfarë duhet ditur për diagnozën dhe trajtimet
    3 hours ago
    Moti sot në Kosovë
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BE shpall datën e nisjes për Sistemin e Hyrje/Daljes, ja si mund të përgatiten udhëtarët
    51 minutes ago
    ‘Biblioteka mes traditës dhe inovacionit’, temë e festës së librit
    3 hours ago
    Për 8 muaj në Kosovë kanë hyrë 928 milionë euro nga diaspora
    23 hours ago
    Prishtina nikoqire e Asamblesë së 24-të Plenare të MNRA-s
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Taylor Swift publikon albumin e ri
    4 minutes ago
    “Do ta ndryshoj monarkinë kur të bëhem mbret”, thotë Princi William
    28 minutes ago
    Petrit Halilaj fiton cmimin prestigjioz, paratë i dhuron për Runikun
    17 hours ago
    Aktorja hollivudiane Jane Fonda pro lirisë së fjalës – rikthen Komitetin për Amendamentin e Parë
    21 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    3 hours ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    4 days ago
    Microsoft prezanton qendrën më të fuqishme të të dhënave për AI
    2 weeks ago
    Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 days ago
    Shqipëria 9 milionë vizitorë të huaj deri në gusht
    5 days ago
    Jo vetëm të shijshme, kokoshkat kanë edhe disa përfitime…
    1 week ago
    Disa mënyra se si ta ngrini rrushin dhe ta shijoni gjatë gjithë vitit!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Salamanca, qyteti i artë i Spanjës që shkëlqen në vjeshtë
    2 days ago
    Walt Disney World: 54 vite nga hapja e “botës së fantazisë” në Florida
    2 days ago
    4 qytetet që ju sugjerojmë të vizitoni në Maqedoni!
    3 days ago
    Alpinisti bën histori duke zbritur me ski nga Everesti
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Mark Pjetraj, aktivisti që po ndryshon qasjen për qytetarët e verbër në Gjakovë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Mark Pjetraj, aktivisti që po ndryshon qasjen për qytetarët e verbër në Gjakovë

Last updated: 15/08/2025 3:13 PM
52 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media

Aplikacioni zanor për orientim në qytet për personat e verbër është vetëm një nga veprat konkrete që aktivisti i verbër nga Gjakova, Mark Pjetraj, ka realizuar për qytetarët e verbër dhe ata me shikim të dëmtuar.

Aplikacioni ‘Step Hear’, i vetmi i këtij lloji në Kosovë, u ofron përdoruesve orientim të saktë dhe siguri gjatë lëvizjes – shkruan Katror.info.

“Aplikacioni aktualisht është shumë i thjeshtë për ta përdorë. Është shumë i qartë, mund të ketë vend edhe për përmirësime, meqenëse teknologjia çdo ditë po avancon, por ne jemi të kënaqur me këtë aplikacion” – u shpreh kryetari i Shoqatës së të Verbërve në Gjakovë.

Mundesh me e lexu edhe…

Vendosja në hapësirat më të frekuentuara në qytet – parkun e qytetit “Nënë Tereza” dhe Stacionin e Autobusëve – ndikon drejtpërdrejt në rritjen e pavarësisë së qytetarëve të verbër. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ky aplikacion dhe këto pajisje janë të vetmet në Kosovë, të cilat janë të vendosura në qytetin e Gjakovës, falë punës së Shoqatës së të Verbërve Gjakova, e cila në një projekt në muajin shkurt, i cili është organizuar nga UNICEF-i dhe organizata YMCA, përkatësisht programit UPSHIFT, kemi aplikuar dhe falë tyre ne kemi arritur t’i vendosim këto pajisje” – tha ai.

“Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Shoqatës së të Verbërve Gjakova e kanë instaluar këtë aplikacion.
Presim edhe përgjatë muajit shtator, se të gjithë qytetarët e verbër, jo vetëm anëtarët e shoqatës së Gjakovës, po i ftojmë të gjithë, edhe ata që janë e që s’janë, që të vijnë në hapësirat e shoqatës, e cila ndodhet në objektin e stacionit të autobusëve dhe të instalojnë këtë aplikacion”
– shtoi tutje.

Mark Pjetraj, që udhëheq Shoqatën e të Verbërve në Gjakovë, i frymëzuar nga përvojat e tij jashtë vendit, ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e infrastrukturës dhe qasjes në komunitetin e tij. 

“Shoqatën e të Verbërve të Gjakovës e udhëheqi nga muaji Maj i vitit 2023 dhe motivin e kam pasë, duke pasë parasysh se unë kam vizituar një numër të konsiderueshëm të shteteve të Evropës, pasi që kemi përfaqësuar Kosovën në garat ndërkombëtare me golball e futboll për të verbër, duke pasë parasysh se ata ishin krejtësisht të pavarur në lëvizje në marrjen e informacioneve, andaj edhe unë kam menduar të punoj pak më ndryshe në Kosovë. Unë ndihem krenar që e kam një ekip të shkëlqyer  ku punojmë nga mëngjesi deri në mbrëmje, vetëm dhe vetëm për t’u krijuar qasje të barabartë edhe qytetarëve të verbër, sepse edhe këta janë të barabartë”
– tha z.Pjetraj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në mes të shumë iniciativave që realizon Shoqata – nga sigurimi i pajisjeve shëndetësore akustike, panairi “Duart e Arta” që promovon punën e grave të verbra, sigurimi i makinave të shkrimit në alfabetin Brail, turnetë sportive e aktivitete të tjera – një nga hapet më të rëndësishëm ka qenë adaptimi i pllakave taktile në qytet. 

“Sa i përket pllakave taktile, komuna e Gjakovës në dhjetor të vitit 2023, i kishte vendos në qendër të qytetit. Fatkeqësisht, ishin të vendosura krejtësisht jashtë standardit, me një gjerësi prej njëzet centimetra, me shumë pengesa përgjatë asaj vije ku ishin të vendosur pllakat taktile” – spjegoi ai.

Falë auditimit social, Shoqata ka arritur t’i zgjerojë pllakat nga njëzet në dyzet centimetra dhe të largojë pengesat me të cilat ballafaqoheshin qytetarët e verbër.

“Por ja që kemi arritë t’i zgjerojmë, t’i bëjmë më standard” – tha Marku.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në këtë projekt ka ndihmuar edhe Ambasada e Suedisë, si partner i projektit DEMOS. Përmes auditimit social, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë, Zvicra dhe Suedia, Gjakova ka përfituar praktikat më të mira ndërkombëtare për monitorimin e investimeve publike.

“Nëpërmjet auditimit social formohet ekipi lokal i auditimit social, i cili ekip atëherë fillon me analizu këtë projekt infrastrukturor. Në rastin konkret në Gjakovë, ata kanë shiku se cilat janë disa përmirësime që duhet të bëhen, sikurse rasti i këtyre shiritave, ku është kërku që këto shirita të zgjerohen dhe të vendosen midis trotuarëve, me qëllim që të ofrojnë edhe siguri, po edhe të jenë më praktike për shfrytëzim për këto grupe. Ajo çka është e mira e kësaj është që komuna në fjalë, në këtë rast konkret edhe kryetari (Ardian) Gjini, ka qenë shumë proaktiv dhe ka qenë shumë mbështetës në këtë iniciativë dhe i ka marrë parasysh të gjitha rekomandimet e këtij ekipi social” – tha Kreshnik Basha, Menaxher i Programit në DEMOS.

FOTO: Kreshnik Basha, Menaxher i Programit në DEMOS

Basha thotë se të gjitha komunat përfituese të grantit të performancës duhet të realizojnë projektet bazuar në kritere të caktuara:

“Ne kemi dëshirë me i pa komunat e Kosovës të barabarta në vetëqeverisje me komunat e shteteve të tjera demokratike evropiane. Andaj, dhe synimi është që  Kosova të bëhet anëtare e këtij unioni jo vetëm gjeografikisht, po të jetë edhe anëtare në vlerat e njëjta të cilat i përqafojnë.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në kuadër të projektit DEMOS, Helvetas Kosovo ka pasur rol kyç si implementues.

“Normalisht që kemi mirëpritur rekomandimet e Grupit të Auditimit Social, sidomos nga grupe të margjinalizuara, të cilave ne i kushtojmë shumë rëndësi. Kemi qenë shumë të lumtur që kanë dalë këto rekomandime dhe me gjithë qejf kemi përkrahë Grupin e Auditimit Social në Gjakovë, po edhe në komuna tjera” – u shpreh Ertan Munoglu, menaxher i projektit në HELVETAS Swiss Intercooperation.

FOTO: Ertan Munoglu, menaxher i projektit në HELVETAS

Nëpërmjet këtyre iniciativave – nga aplikacioni zanor për orientim, vendosja e pajisjeve në hapësirat publike, e deri te përmirësimi i pllakave taktile përmes auditimit social – Mark Pjetraj ka treguar se ndryshimi real vjen kur puna e komunitetit bashkohet me mbështetjen institucionale.

Një nga rreth 2.500 personat e verbër në Kosovë – shifër ende jozyrtare për mungesë statistikash të plota – Mark Pjetraj është shembulli se aktivizmi nuk kërkon përsosmëri, por dashuri, përkushtim dhe këmbëngulje për të arritur ndryshim./Katror.info.








Përgatiti:

Beatrisa Culaj
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    BE shpall datën e nisjes për Sistemin e Hyrje/Daljes, ja si mund të përgatiten udhëtarët
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Qendra për fëmijët me autizëm ‘ANAK’ kërkon mbështetjen tuaj
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    AMC me “Let’s Dance” vazhdon misionin e saj humanitar
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Edicioni i 10-të i SFK: Kosova në Qendër të Open Source dhe AI
TAGGED:aktivistiaktivizemaktivizem qytetarAmbasada e SuedisëaplikacionAuditim SocialGjakovaGjakovëHelvetas Swiss IntercooperationMark Pjetrajpajisje zanorepllaka taktileShoqata e të VerbërveTophomeverber

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm EcoZ kërkon largimin e hidrocentraleve ilegale nga parqet kombëtare të Kosovës
Artikulli i ardhshëm Rinovohen për efiçiencë të energjisë 4 ndërtesa sociale në Prishtinë e Hajvali

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

BE shpall datën e nisjes për Sistemin e Hyrje/Daljes, ja si mund të përgatiten udhëtarët

Lajme të mira

‘Biblioteka mes traditës dhe inovacionit’, temë e festës së librit

14 Shikime
Lajme të mira

Për 8 muaj në Kosovë kanë hyrë 928 milionë euro nga diaspora

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?