katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit
    34 minutes ago
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    40 minutes ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    1 hour ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    41 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    22 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    22 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    22 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    19 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    22 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kori i Filharmonisë drejt Gjermanisë me program që bashkon kultura e gjenerata
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Kori i Filharmonisë drejt Gjermanisë me program që bashkon kultura e gjenerata

Last updated: 15/08/2025 9:54 AM
83 Shikime
Shpërndaje
Foto: KOHA
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Kori i Filharmonisë drejt Gjermanisë me program që bashkon kultura e gjenerata

Ndërtesa gotike e shekullit të 12-të në Hamburg do të jetë nikoqire e debutimit në Gjermani të Korit të Filharmonisë së Kosovës. Kisha e Shën Pjetrit, e njohur në gjermanisht si “Hauptkirche St. Petri” në qendër të qytetit verior gjerman, është skena ku Kori do të interpretojë një program që prek ngjyra të ndryshme muzikore e po ashtu bashkon kultura. Muzika korale shqipe e ajo evropiane do të jenë prezantimi i parë i Korit të Filharmonisë së Kosovës në Gjermani. Por pas ditës së tetë të shtatorit, në të nëntën, ky ansambël do të prezantohet në perëndim të Federatës Gjermane, në Düsseldorf. Nën dirigjimin e Hajrullah Sylës, Kori do interpretojë vepra të kompozitorëve shqiptarë e ndërkombëtarë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Filharmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj, ka thënë se në Hamburg dhe Düsseldorf, Kori do të prezantohet me një program ambicioz e të larmishëm që bashkon kultura, gjenerata dhe tradita.

“Koncerti vjen përpara hapjes së sezonit 2025/2026 në Prishtinë dhe Shkup, që njëherësh shënon koncertin qendror të shënimit të 25-vjetorit të themelimit të institucionit. Programi i Korit në Gjermani është kryesisht program i repertorit të ansamblit – krijimtaria e kompozitorëve të Kosovës në këto koncerte përfaqësohet nga gjenerata e dytë e kompozitorëve kosovarë (Halit Kasapolli) e deri te shkolla e re e kompozimit (Rafet Rudi, Mendi Mengjiqi, Baki Jashari)”, ka thënë ai. Sipas Selimajt, nga repertori botëror në program janë përfshirë vepra nga Ēriks Ešenvalds, Johannes Brahms, Jan Sandström, Michael Ostzryga e Jake Runestad.

Mundesh me e lexu edhe...

Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri

“Publiku besoj se do të përjetojë një mbrëmje të veçantë që përfaqëson rrugëtimi i Korit në këto vite. Koncertet do të mbahen në Kishën e Shën Pjetrit në Hamburg (Hauptkirche St. Petri – Hamburg) dhe Kishën e Shën Gertrudit në Düsseldorf”, ka thënë ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kurse dirigjenti i Korit të Filharmonisë së Kosovës, Hajrullah Syla, ka thënë se Gjermania është një nga qendrat më të mëdha të muzikës klasike në botë dhe të jesh pjesë e skenës së saj do të thotë të prezantosh veten para një audience që e njeh dhe e vlerëson thellësisht muzikën klasike dhe artin në përgjithësi.

“Për Filharmoninë e Kosovës, paraqitja para publikut gjerman ka një rëndësi të veçantë, është një mundësi për të dëshmuar se jemi gati të komunikojmë gjuhën tonë muzikore me botën dhe të tregojmë se Kosova ka një skenë artistike që mund të qëndrojë krah për krah me nivelet më të larta evropiane”, ka thënë ai. Ka shtuar se beson që publiku do t’i mirëpresë dhe do të jetë shumë kureshtar gjatë gjithë koncertit.

“Ka gjithmonë një emocion të veçantë kur prezantohet diçka që nuk është dëgjuar më parë, sidomos kur ajo mbart tingujt, ritmet dhe ngjyrat e një kulture që jo gjithmonë është në qendër të vëmendjes. Muzika jonë përfshin elemente të rëndësishme të kulturës sonë, të ndërthurura me teknika bashkëkohore. Jam i bindur se kjo freski do të tërheqë vëmendjen e publikut dhe do të mbetet në kujtesën e tyre edhe pas mbylljes së koncertit”, ka thënë ai. Sipas Sylës, si çdo vit, Filharmonia e Kosovës ka plane për të performuar jashtë vendit. Ka treguar se deri në fund të këtij viti një nga paraqitjet më të rëndësishme do të jetë ajo në Vatikan.

“Pjesa tjetër e aktiviteteve do të zhvillohet kryesisht në Prishtinë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Për vitin 2026 planifikojmë një kalendar më të gjerë, me paraqitje të rëndësishme në vend dhe vende të tjera evropiane, duke vazhduar kështu misionin tonë për ta prezantuar kulturën muzikore të Kosovës në skenat më prestigjioze”, ka thënë Syla.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Filharmonia e Kosovës pjesën e parë të këtij viti kalendarik e ka pasur mjaft të ngjeshur. Ashtu pritet të jetë edhe sezoni i ri.

“Filharmonia e Kosovës do të hapë sezonin në Prishtinë më 26 shtator 2025 në Prishtinë, me interpretimin e premierës shqiptare në oratoriumin ‘Nëna Terezë’ nga Mendi Mengjiqi, nën dirigjimin e polaku Wojciech Czepiel”, ka treguar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Filharmonisë, Dardan Selimaj.

Në mbyllje të sezonit të kaluar Filharmonia kishte bërë një bashkim të institucioneve të rëndësishme skenike. Filharmonia, Opera e Kosovës dhe Baletit Kombëtar të Kosovës  kishin sjellë për publikun një nga veprat më madhështore të repertorit klasik botëror: kantatën skenike “Carmina Burana” të kompozitorit gjerman Carl Orff.

Me këtë vepër Filharmonia e Kosovës e kishte përmbyllur sezonin, përpara se ta sillnin edhe një vepër të komisionuar në fund të qershorit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nën dirigjimin e mjeshtrit japonez Toshio Yanagisawa, me koreografi origjinale të Toni Candeloros, me përfshirjen e solistëve ndërkombëtarë dhe një trupe të gjerë artistësh vendës, kjo shfaqje qe shndërruar në një moment të rrallë dhe historik për jetën kulturore të Kosovës. Të mbështjellë nga tingujt e fuqishëm të orkestrës dhe zërat e korit, publiku ka përjetuar një natë ku arti nuk ka qenë thjesht performancë, por një përvojë kolektive e lartësuar nga pasioni, përkushtimi dhe bashkimi institucional.

Në sallën gjysmë të errësuar të “AMC Hall”, skena është shndërruar në një univers të tensionit dramatik dhe harmonisë kolosale. Nga të dyja anët e saj, koristët kanë qëndruar në pozicione të lartësuara, të vendosur në formë amfiteatri, ndërsa në qendër Orkestra e Filharmonisë ka krijuar një strukturë të dendur tingujsh që është përhapur fuqishëm në ajër. Drita e zbehtë dhe tymi i lehtë i skenës kanë krijuar një ndjesi mesjetare e mitologjike, ndërkohë që trupa e baletit ka sjellë lëvizjen në mes të këtij peizazhi të ndërtuar me precizitet muzikor. Në sfond, një projektim fluid dhe abstrakt ka shtuar dimensionin vizual të veprës, duke bërë që çdo moment të duket si pjesë e një riti të madh të përbashkët. Publiku ka përjetuar një natë ku arti është bërë një përvojë kolektive që ka kapërcyer kufijtë e të zakonshmes.

Nën ritmet e Carl Orffit, me kantatën e kompozuar më 1936, bazuar në tekste të dorëshkrimeve të mesjetës, “Carmina Burana” është një ndër veprat më të njohura të muzikës klasike. Hapet dhe mbyllet me pjesën “O Fortuna”, një himn dramatik për pafuqinë njerëzore ndaj fatit. Midis këtyre kulmeve zhvillohen tema që prekin natyrën, dashurinë, epshin dhe jetën si festë e përkohshme. Këto përmbajtje kanë marrë jetë përmes një interpretimi shumëdimensional në skenën e Obiliqit./KOHA/Katror.info

TAGGED:gjenerataGjermaniKoriKori i Filharmonisekulturalajme të miratop3tophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Besa Llugiqi në rolin e Violetës në shfaqjen operistike “La Traviata”
Artikulli i ardhshëm Hapet afati për regjistrim të votimit me postë për zgjedhjet lokale 2025

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00

7 Shikime
Kuriozitet

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

6 Shikime
Lajme

Sot mot kryesisht i vranët dhe intervale me diell

32 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?